Mesazhi i Edmund Stoiberit, që i drejtohet popullit gjerman, duhet ta dëgjojmë edhe në Kosovë

Shkrime relevante

Mesazhi i Edmund Stoiberit, që i drejtohet popullit gjerman, duhet ta dëgjojmë edhe në Kosovë

Basri Beka, Prishtinë ____ Fjalimi i Edmund Stoiberit, edhe pse i drejtohet realitetit...

Reshat Sahitaj, aktivist i çështjes kombëtare, shkrimtar dhe regjisor : Mos luani më zjarrin sepse nuk shuhet si më 1999 !

Reshat Sahitaj, Prishtinë ____ 16 SHTATORI 2026- DITË E PËRMBAJTJES dhe e MENÇURISË...

Panebi – nga papirusi te Pani-i

Lirim Gashi, Prizren ____ Satirë politike ____ Historia e Panebit nis në Egjiptin e lashtë,...

Ngritu, Nënë Terezë

  Luan Dibrani, Gjermani Shtator 2026 Ngritu, moj Nënë Terezë, nga heshtja e dheut, se...

Kim Mehmeti, analist apo myk ideologjik në murin e shqiptarisë?

Nga Rrezart Kalaja Uashington, SHBA Ka njerëz që dalin në skenën publike me...

Shpërndaj

Fjalimi i Edmund Stoiberit, edhe pse i drejtohet realitetit gjerman, ka një mesazh që duhet ta dëgjojmë edhe në Kosovë.
Besimtarët myslimanë i përkasin Kosovës, por Islami nuk i përket shtetit të Kosovës.
Në Kosovë respektohet liria e besimit, por shteti udhëhiqet nga Kushtetuta dhe ligjet, jo nga normat fetare. Këtu vlen demokracia, shteti i së drejtës, liria e mendimit dhe barazia e burrit dhe gruas.
Për këtë arsye, fjalimi i Stoiberit është i rëndësishëm edhe për debatin tonë të sotëm:
“Myslimanët i përkasin Gjermanisë, por jo islami.”
Në Gjermani vlen ligji gjerman, jo Sheriati. Ka demokraci, jo Kalifat. Ka liri fetare, por edhe barazi para ligjit.
E njëjta logjikë duhet të vlejë edhe për Kosovën: besimtari është qytetar i barabartë dhe feja është e lirë, por shteti është laik dhe ligji është mbi çdo normë fetare.
Fjalimi i Edmund Stoiberit
“Gjermania është shtet i së drejtës, kështu përcaktohet në Kushtetutën gjermane. Këto janë vlerat themelore që udhëheqin shoqërinë gjermane.
Këtu vlen vetëm ligji gjerman, jo Sheriati.
Gjermania ka demokraci – jo Kalifat. Kush nuk e pranon këtë, duhet të largohet nga ky vend.
Në Gjermani vlejnë liria e mendimit dhe liria e shtypit. Këtu nuk ka kamxhik.
Në Gjermani vlen liria fetare. Fetë e tjera nuk konsiderohen më pak të vlefshme.
Por në Gjermani vlen barazia – barazia ndërmjet burrit dhe gruas. Pa martesa të detyruara, pa burka të detyruara, pa trajtimin e grave si njerëz të dorës së dytë.
Këto, zonja dhe zotërinj, janë vlerat themelore që udhëheqin shoqërinë gjermane. Kush dëshiron të jetojë këtu, duhet ta pranojë këtë, përndryshe, nuk mund të jetojë këtu.”
Mesazhi për Kosovën është i qartë: liria e fesë po; sundimi i fesë mbi shtetin jo.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu