16 SHTATORI 2026- DITË E PËRMBAJTJES dhe e MENÇURISË PUBLIKE E POLITIKE
____
Mendim përsonal: Mos luani më zjarrin sepse nuk shuhet si më 1999 !
12.09.2026
UÇK -ëja është e shenjtë, por procesi në Hagë nuk duhët të manipulohet se po gjykohet UÇK-ëja .
Verdikti i 16 shtatorit 2026, ka gjasa të jetë dramatik për katër çlirimtarët tanë, siç ka shansa që të shpallën të pafajshëm. Në të dy rastët, qytetarët dhe qeveria e Kosovës duhët të tregojnë maturi dhe mençuri.
Nëse vendimi i Gjykatës në Hagë do të shqiptojë denime të rënda ndaj katër të dyshuarëve për krime lufte, Partia Demokratike (PDK) dhe shoqatat e dalura nga lufta, nuk duhët të nxisin urrejtje ndaj Gjykatës së Hagës dhe kundër B.E. Një nxitje e urrejtjes kundër B.E. do të ketë pasoja katastrofike e të pa imagjinueshme për ardhmërinë e Kosovës.
Të mos aplikohët plani i Serbisë
Serbia peremes figurave politike dhe të ndonjë të luftës, ka investuar dhe investon, që ne, të ngritemi me akuza kundër B. Europiane, e madje jo vetëm me fjalë e manifestime, por edhe me ndonjë akt agresiv. Me një urrejtje dhe akte agresive, Kosova do të shkonte drejt destabilizimit dhe do t’i jepte arsyeje Serbisë për ndërhyrje gjoja për t’i mbrojtur serbet në Kosovë. Të gjithë ata që mendojnë : “ do ta kallim Kosovën” janë duke hedhur benzin pavarësisë së Kosovës edhe ashtu e brishtë. Shumica e tyre që flasin dhe nxisin popullin i kanë nga dy pasaporta dhe miliona euro pasuri qe i kanë “fituar” gjatë 26 viteve te çlirimit. Në pyetje është ardhmëria e Kosovës e jo e individëve.
Nëse dikush mendon se ka kontribuar në çlirimin e Kosovës, më shumë se dikush tjetër, gabohet rëndë. Rruga për çlirimin e Kosovës ka filluar nga Shaban Poluzha, organizata e Adem Demaçit, demonstratat 1968, 1981, mijëra e mijëra të burgosur politikë, mijëra e mijëra anëtar të LDK-së, të LPK-së, shpallja e Kushtetutes së shtatorit, e mbi 1 milion popullsi e shperngulur me dhunë është rezultat i krijimit të UÇK-së dhe i bombardimevee të NATOs kundër forcave policore dhe ushtarake serbe. Pra, askush nuk mundet ta quaj vetën të privilegjuar më shumë se tjetri.
Asnjë indidivd e asnjë personalitet qoftë i luftës apo i politikës nuk i jepet e drejta të ngritet kundër BE apo SHBA-së. Mos luani me zjarrin, sepse nuk shuhët si më 1999.
Shoqatat e dalura nga lufta u treguan të dobët
Sot, në marshin e organizuar, nuk ishin prezentë rreth 70mijë veteranë. Pse nuk dolën në përkrahje?! Pse paguhën si veteranë? ! Pse gêzojnë privilegjet e veteranit, kur nuk i dalin zot bashkêluftëtarëve ? Pse Kryesia , nuk merrë masa qe nga neser, që t’i merret librezaa dhe të largohen nga shoqata?
____
Autori është aktivist i çështjes kombëtare, shkrimtar dhe regjisor nga Prishtina.



