Një fotografi nga Vuthaj, e shkrepur rreth vitit 1900

Shkrime relevante

Një fotografi nga Vuthaj, e shkrepur rreth vitit 1900

Albumit të fotografive të vjetra nga Plavë Gucia , ia shtojmë...

“Kosova Republikë!”, 11–26 Mars 1981: nga mensa e Studentëve te dhoma 402

Sak Muji – ish Sylë Mujaj ____ * Dëshmia ime personale, dokumentet e...

Shpërndaj

Albumit të fotografive të vjetra nga Plavë Gucia , ia shtojmë edhe këtë fotografi të çmuar, një copëz kujtese që na kthen pas në kohë.

Fotografia është shkrepur në Vuthaj thuhet rreth vitit 1900, përkatësisht në lagjen Katuni i Sirëm, pranë shtëpisë së Zymer Haxhës Ahmetaj, e cila sot i përket nipit të tij, Kelmend Ahmetaj.

Një fotografi e vjetër, por një dëshmi që nuk plaket. Ajo ruan pamjen e Vuthajve të asaj kohe, thjeshtësinë e jetës, shtëpitë, tokën dhe gjurmët e brezave që jetuan e lanë historinë e tyre në këto troje. Vuthajt kaluan shumë kohë e shumë sfida.

U përballën me furtuna, por mbijetuan dhe qëndruan. Ndryshuan vitet e brezat, por Vuthajt mbetën Vuthaj — një vatër shqiptare që ruajti gjuhën, traditën, nderin dhe rrënjët e veta. Fotografi të tilla nuk janë vetëm pamje të së kaluarës. Ato janë kujtesë, dëshmi dhe amanet. Na tregojnë prej nga vijmë dhe na kujtojnë njerëzit që ecën në këto rrugë para nesh. Sepse koha mund ta ndryshojë pamjen e një vendi, por nuk mund t’ia shuajë kujtesën.

Vuthajt ishin, janë dhe do të mbeten një truall shqiptar, krenar për rrënjët dhe historinë e vet.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu