11 Shtatori: Dita kur e kuptova rrezikun që po vinte

Shkrime relevante

Fjala e Dr. Aleksander Albert për Gjergj Kastriotin dhe për Shqiptarët

Ismet M Hasani, Suedi ____ Përderisa ne nuk e njohim vetveten mirë, përderisa...

Këshilli Kombëtar Shqiptar: rol dhe përgjegjësi për shqiptarët në tërë Serbinë

Lumi Rashka në Pazarin e Ri (Novi Pazar) Ismet Azizi, Gjilan Veprimtaria e...

Bashkëpunimi i heshtur që mban në këmbë Berishën dhe Ramën

Nga: Xhemil Zeqiri ____ Thank you for reading this post, don't forget to...

Pas lirisë dhe çlirimit, Kosova duhet të fitojë edhe betejën për drejtësi!

Sak Muji, Zvicër - Rugovë ____ Lustracion, drejtësi, ligj dhe konfiskim i pasurisë...

Vrasjet e grave në Kosovë dhe përgjegjësia e shtetit: pse historia institucionale duhet hetuar që nga viti 2008?

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë. Drejtësia për viktimën nuk është çështje e...

Shpërndaj

Ishte 11 shtatori i vitit 2001. Lufta kishte mbaruar vetëm dy vjet më parë dhe ne, shqiptarët e Kosovës, ende e mbanim të gjallë ndjenjën e shpëtimit.
Atë ditë mora një telefonatë nga Fatmir Limaj, atëherë nënkryetar i PDK-së. Më thirri “kryetar”, sepse unë isha kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës, dhe më pyeti thjesht:
«A je duke e kqyrë televizorin?»
Në atë kohë nuk kishte telefona inteligjentë dhe as rrjete sociale që të informonin menjëherë. Hapa televizorin dhe pashë tragjedinë: aeroplanët e pasagjerëve që godisnin Kullat Binjake në Nju-Jork. Një akt terrorist i tmerrshëm.
Nisa drejt selisë së partisë. Në sheshin “Zahir Pajaziti”, dy të rinj shtrëngonin duart nga entuziazmi.
«U sulmua Amerika… a ja q*** nanën Amerikës!» – ishin fjalët e tyre, të mbushura me gëzim.
Nuk mund të besoja. Si mund të gëzohej ndonjë shqiptar për një akt terrorist kundër shpëtimtarit tonë? Kundër atij kombi të madh që, vetëm dy vjet më parë, na kishte shpëtuar nga zhdukja?
Kalova i tmerruar. Më ngushëlluan fytyrat e shqiptarëve të tjerë që shprehnin shqetësim dhe pikëllim të thellë.
Kur arrita në zyrën e kryetarit, Hashim Thaçi, aty ishte edhe Fatmir Limaj. Të dy ishin të mërzitur dhe të hidhëruar nga ky sulm ndaj aleatit dhe shpëtimtarit të Kosovës e të shqiptarëve – Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më treguan se kishin lëshuar një komunikatë solidarizuese.
Kryetari më pyeti:
«Basri, çka po mendon ti si Rini Demokratike, si mund të shprehim solidaritetin me SHBA-në?»
I thashë:
«Po e thërras degën e Prishtinës. Po ndezim qirinj në sheshin “Nënë Tereza”, si shenjë solidariteti me popullin dhe shtetin amerikan.»
Të dy e mbështetën idenë. Brenda një kohe të shkurtër, qindra qirinj u ndezën përballë selisë së PDK-së. Erdhën turma njerëzish dhe gazetarësh. Më pas, u drejtuan drejt selisë së zyrës amerikane.
Unë e kisha këtë vetëdije edhe atë ditë të vitit 2001. E pashë qartë se sa e rrezikshme ishte ideologjia që i bënte disa të rinj shqiptarë të gëzoheshin për masakrën e mijëra të pafajshmëve.
Por kurrë nuk e fal veten pse nuk nisa atëherë, menjëherë, luftën e hapur kundër islamit politik dhe radikalizmit islamik.
Ajo ditë ishte paralajmërimi.
Unë e kuptova… dhe heshta.
Dhe kjo heshtje është një peng që e mbaj me vete edhe sot.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu