Fatmir Latifi, emocioni nuk është provë…!

Shkrime relevante

Likuidimi pa gjyq i Behajdin Allaçit

Nga: Ilaz Kadolli _____ Ishte fundi i qershorit 1998, kur porsa kishim përfunduar...

Irfan Salihu dhe goma që s’mund ta fshijë historinë

Nga Rrezart Kalaja – Uashington, 24 shtator 2026 IRFAN SALIHU DHE GOMA...

Revolucioni i Flamingove: Tranzicioni i papërfunduar i Shqipërisë

Marjana Koçeku, Deputet i Pavarur i Parlamentit të Shqipërisë Filloi me një...

Shqiptar Shaljani, ju nuk jeni vetëm — gurin e qëndresës e vendosët ju, derën për bijën mbajeni hapur

Luan Asllan Dibrani, Gjermani Profesor Shqiptar Shaljani, ju nuk jeni vetëm —...

Fatmir Latifi, emocioni nuk është provë…!

Basri Beka, Prishtinë ____ EMOCIONI NUK ËSHTË PROVË! ____ Është vërtet e çuditshme që një...

Shpërndaj

EMOCIONI NUK ËSHTË PROVË!
____
Është vërtet e çuditshme që një gazetar e merr një pretendim kaq serioz për luftën dhe nuk bën as pyetjet më elementare.
Fatmir Latifi thotë se ishte në UÇK, se ishte në vijën e frontit dhe se aty humbi dorën.
Mirë. Atëherë pyetjet janë shumë të thjeshta:
Kur u kyçe në UÇK?
Kush të kyçi?
Në cilën njësi ishe?
Kush ishte komandanti yt?
Çfarë detyre luftarake kishe?
Cilin urdhër luftarak e more?
Në cilin operacion more pjesë?
Ku, kur dhe si u plagose?
Kush ishte me ty në momentin e plagosjes?
Kush ta dha ndihmën e parë?
Ku u evakuove?
Në cilin spital apo ambulancë u trajtove?
Cili mjek të trajtoi?
Kur dhe ku u bë amputimi i dorës?
A ekziston dokumentacioni mjekësor?
Cilët janë shokët e luftës që mund ta dëshmojnë ngjarjen?
Këto nuk janë pyetje armiqësore. Janë pyetje gazetarie.
Nëse dikush rrëfen një ngjarje historike dhe publiku duhet ta pranojë si fakt, atëherë duhet të ketë edhe mundësi për ta verifikuar.
Të thuash “rashë shehadet”, “mendova se jam në Xhenet” dhe të tregosh me emocion momentin e humbjes së dorës mund të jetë pjesë e një rrëfimi personal.
Por emocioni nuk përcakton faktin.
UÇK-ja nuk është skenë televizive. Lufta ka pasur njësi, komandë, operacione, urdhra, vende, data, dëshmitarë, plagosje dhe dokumentacion mjekësor.
Prandaj pyetja që duhet t’i bëjë gazetari nuk është vetëm:
“Si u ndjeve kur humbe dorën?”
Por para së gjithash:
“Na trego saktësisht ku, kur, me kë, në cilën njësi, në cilin operacion dhe si u dokumentua plagosja jote?”
Sepse historia nuk verifikohet me lot, emocion dhe mikrofon. Historia verifikohet me fakte.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu