Kur “Berati prodhon”, opozita kopjon dhe populli e paguan

Shkrime relevante

Kur “Berati prodhon”, opozita kopjon dhe populli e paguan

Lirim Gashi, Prishtinë ____ O Berat Buzhala , edhe sa herë duhet të dështojnë...

Në takimin Kallas–Kurti–Vuçiq, a po përpiqet Brukseli ta ndërrojë narrativën e krizës?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina 1. Në gjykimin tim, takimi...

Hipokrizia kriminale e krerëve komunistë

Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviq Eshref Ymeri Natyrën kriminale të Enver...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
____
edhe sa herë duhet të dështojnë analizat, gënjeshtrat, mashtrimet, manipulimet dhe parashikimet e tua që të ndodhë mrekullia e madhe: ta kuptosh më në fund se problemi nuk është se bota nuk po të kupton, por se ti po vazhdon të prodhosh idiotizëm me vetëbesimin dhe kapacitetin e një industrie të tërë?
Dhe, mbi të gjitha, kur do të fillosh më në fund të skuqesh pak nga turpi që je kaq i zellshëm në promovimin e idiotizmit tënd të kalkuluar dhe të pandershëm aq shpesh, saqë partitë opozitare tashmë po e marrin për model, po e kopjojnë fjalë për fjalë dhe po e shndërrojnë në program partiak?
Në këtë pikë nuk kemi më analizë politike.
Kemi një institucion të ri.
Institutin Kombëtar për Prodhimin, Kopjimin dhe Shpërndarjen e Absurditetit Injorant dhe Dashakeq.
Ti prodhon.
Opozita kopjon.
Pastaj dilni të gjithë bashkë para publikut dhe përpiqeni të na bindni se kjo quhet strategji gjeniale shtetërore.
Dhe pikërisht atëherë, si qershia mbi tortë, në skenë shfaqet Nasradini.
Të takon ty, analistin idiotik, dhe të pyet:
— Çfarë po bën?
— Po e analizoj politikën.
— Dhe çfarë po del nga analiza jote?
— Parashikimet e mia.
— Dhe sa shpesh po realizohen?
— Mjaftueshëm shpesh sa të vazhdoj t’i bëj.
Nasradini mendon pak.
— Atëherë ti nuk je analist.
— Po çfarë jam?
— Bujk i keq.
— Bujk i keq?!
— Po. Sepse po mbjell parashikime budallaqe dhe po korr rendimente dëshpëruese.
Ti zemërohesh:
— Por unë kam edhe lexues!
Nasradini tund kokën:
— Edhe fallxhorët kishin klientë.
— Por unë kam ndikim politik!
— Edhe një qen që leh natën ka ndikim mbi gjumin e fqinjëve të vet.
Analisti hesht.
Nasradini vazhdon:
— Po pse opozitarët po t’i kopjojnë idetë?
— Sepse po më besojnë.
— Atëherë opozita e paska një problem të madh.
— Çfarë problemi?
— Nëse krerët e opozitës janë kaq të mençur sa pretendojnë, pse po e kopjojnë dikë si ty që gabon kaq shpesh?
— Sepse gabimet e mia janë të kalkuluara.
Nasradini buzëqesh.
— Ah! Atëherë qenka edhe më keq.
— Pse?
— Sepse tani nuk po flasim më për gabime.
— Për çfarë po flasim?
— Për një strategji të kalkuluar për ta shkatërruar vetë opozitën.
Ti mendon gjatë.
— Por opozita e ka kthyer këtë në program.
Nasradini ngre vetullat.
— Aha! Tani më në fund e kuptova.
— Çfarë?
— Ti dhe opozita nuk po e kërkoni më të vërtetën.
— Po çfarë po kërkojmë?
— Një mut të mbuluar me aq shumë lule, sa të mos duket më si mut por si një program gjenial politik në mënyrë që populli të mund ta votojë pa ndërgjegje të keqe.
Dhe aty Nasradini largohet, duke murmuritur:
“Dikur budallai thoshte diçka dhe njerëzit qeshnin.
Sot budallai thotë diçka, dikush e kopjon, dikush tjetër e boton, një parti e fut në programin e saj dhe pastaj të gjithë kërkojnë një ekspert që t’ua shpjegojë pse, në fakt, paska qenë ide e mençur.”
Kështu lind demokracia jonë e re:
analiza bëhet parashikim,
parashikimi bëhet propagandë,
propaganda bëhet program,
programi bëhet politikë,
dhe kur gjithçka dështon, faji përsëri i vihet popullit që “nuk e ka kuptuar”.
Nasradini, natyrisht, do ta quante këtë sukses.
Unë do ta quaja më thjesht:
idiotizëm i industrializuar, i fotokopjuar dhe i zyrtarizuar si program politik.
Me një ndryshim të vogël nga ekonomia moderne:
këtu nuk prodhohet kurrfarë vlere.
Prodhohet vetëm ambalazh për absurditetin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu