
Gjergj – Bajram Kabashi
E përcolla një video ku fliste vajza e Xhemajl Mustafës, gazetarja e RTK-së, Beriana Mustafa, qika e shokut dhe kolegut tim nga gazeta Rilindja.
Ajo, sikurse edhe une, kishte pritur se Gjykata e Hagës do ta shqyrtonte dhe zbulonte krimin ndaj babait të saj, që ndodhi me 23 nëntor 2000.
Por, shqyrtimi i ketij rasti nuk ndodhi, pasi në këtë Gjykatë ishin trajtuar vetëm ato që kanë ndodhur prej 1 janarit 1998 deri më 20 qershor 1999.
Do të thotë deri pak ditë pas çlirmit të vendit nga pushtimi i Serbisë.
Personalisht nuk dua të jep ndonjë mendim për arsyen apo jo të dënimit të caktuar të atyre që njiheshin si krerët e UÇK-së, pasi edhe nuk e dij akuzën që u bëhet, por më parë se Serbinë, pushtuesen e dikurshme, pyes se pse e bënë vetën këta persona që të merreshin nga Gjykata e Hagës, që njëherit është edhe e Kosovës.
Kosovën e ka çliruar UÇK-ja nga toka dhe NATO prej ajrit. Ky ishte bashkçlirim, jo tjetërgjë.
Përpos Jakup Krasniqit, që e kam njohur pak, të tjerët si kam takuar kurrë në jetë.
Duke menduar për zhurmën “speciale” rreth dënimeve të 16 shtatorit, që mund të jenë më të buta dhe kanë mundësi të shkojnë edhe në lirimin e ndonjërit prej të dënuarëve të tashëm në Gjyqin e Apelit, mu kujtua një çumje peshë e atyre që mendonin se historia niste me ngjitjen e tyre në skenën politike.
Ata që e njohin gjuhën e trupit e kanë vërejtur se sa shfaqeshin të lumtur dhe se si mburreshin publikisht për disa vite me radhë për veprat që i mendonin si vepra historike në favor të vendit , por që, në fund shkuan “vullnetarisht” në Gjykatën e Hagës.
Në fund, për disa vite me radhë “ftyrat e tyne u ban’ dhe”, pa ndjenja e pa pikë gjallërie, se nga shërbimet partiake sekrete e kishin kuptuar se dihet për veprat e tyne të liga, përderisa propagandonin se ata “e kanë çliruar vendin”.
Si gazetar investigativ atëhere e sot, në fund të luftës kam pas rrezikuar shumë, kur e pata shkruar analizën në gazetën “Bujku” (që ishte Rilindja me emër tjetër) me titullin: “Fanatikët partiak në shërbimet sekrete shqiptare”, për disa sjellje të egra, që për fat të keq patën vazhdue edhe disa vite pas përfundimit të luftës.
Isha jo vetëm i bindur (por edhe i stërbindur) se “dikush” nga hija, po i mashtron ata që nuk duheshin mashtrue dhe se herdokur mund të ndeshen me ligjin.
Pasi që nuk bëja gjë tjetër si gazetar, pos që shkruaja dhe rrija vetëm në profesionin tim, pas ketij shkrimi u tërbua “UDB-a jonë”, e cila e angazhoj edhe nifar Draganin e UDB-ës nga Stacioni “Qendra” në Prishtinë, i cili fillimisht ke tuj me qitë fare.
Dëshmitar e kisha edhe kolegun Zeqir Bekolli, i cili nuk mu nda për asnjë çast , kur deshtën të më kidnaponin para Pallatit të Shtypit.
Doja që të isha i qartë dhe i zëshëm me porosinë time, që të mos bëheshin gabime të panevojshme, se vjen dita kur ta kuptojmë se “se kush se ndëgjon nanen , e ndëgjon njerkën!”.
Nuk duhet të harrojmë e ta qesim nga mendja se ndonjë “patriot” me përvojë UDB-e, ishte i “specializuar” me të rrah me “dorën e huaj”.
Siç “më rrahën” me “elitën” e rrejshme të LDK-së!
Duke “pjerdh” UDB-qe për mua se “nuk po e donin shokët”, se “ata janë naivë” e marrëzira të tjera të gjuhëres UDB – ashe!
Për shembull, ishin infiltruar si rugovist tek “elita” e LDK-së së kohës dhe provonin të më sillnin e poshtëronin, njejt sikurse kishin vepruar më parë me atë Draganin, nga sigurimi shtetëror “Qendra” i UDB-ës serbe në Prishtinë.
Pasi në atë kohë isha person me informata jo të pakta dhe në një mënyrë e dija se kush po bënë krime ndaj vetvetës, kurrë nuk ua ndalja fshikullimën atyre që mendoja se po bëjnë krime.
Më poshtë po rirrëfej se si nisi provokimi i kriminelëve të shërbimeve «tona» sekrete ndaj meje, pothuaj qe 26 vite më parë, e që përfundoi më 23 nëntor 2000 .
***
Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com
Subject: Me jep nje kontakt me saliun
Date: Fri,17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)
Përshëndetje,
I nderuari Bajram, me përpjekje të shumta arrita ta siguroj mezi këtë adresë tuajën. Unë i kam shkruar Saliut, ai më ka dhënë një përgjigje, por jo tjetër, në interesimin tim për t’u ulur dhe për të biseduar për disa çështje me interes. Sidoqoftë, duket se nuk ka qasje në internet apo ngec diku puna dhe s’po marr kontakt dot me të. A mund të ma japësh adresën e saktë të tij, apo numrin e telefonit. Sidoqoftë, domethënë ideja është të bisedojmë diçka në atë stilin e librit Tuaj, “Baleta më ka thënë…” dhe helbete t’i kujtoja kur pinim diku nëpër këtë botë një kafe me të. Sidoqoftë domethënë, nëse mundesh, dil në Grand një mbrëmje dhe ti vetë dhe marrim nga një kafe bashkë.
Shnet!
P.S.
A po punon ende në Rilindje, apo ke kaluar te Bota sot?
m ndalur për asnjë çast në shpalimin e së vërtetës.
Por, krimi i bashkuar pasi nuk kishte mundur të më mposhte me prita, ndërskamca e rrahje tinzare, e përdori armën e madhe të UDB-ës serbe dhe më varfëroj…!
E varfërimi, sidomos ai “i porositur”, siç vepruan ndaj meje, nuk po të linte as shteg në jetë!
Por, as këtu ku kisha ardhur ta shpëtoja familjen prej atij mallkimi dhe sjelljeje të kobshme, nuk më lanë rehat.
“Bishtpërpjetët”, nuk ndaleshin…!

Një ditë pasi kishin nisur të më shkruanin mua, me 18 nëntor 2000 , filluan t’i shkruanin shkrimtarit Shefqet Dibrani, provokim që s’ishte ndalur ndaj tij për disa muaj rresht.
___
Pra, prej 17 nëntorit e deri më 23 nëntor 2000, e kishin mashtruar gjithë atë që njihej në atë kohë si “elita e LDK-së” dhe ma lëshuan në shpinë, duke më shkruar si të tërbuar letër – pas letre…!
Pa e ditë, apo duke e ditë mirë se çka po bënin, morën detyra shkatërrimtare UDB-ashe!
Intriga ndër-UDB-ashe donte gjithsesi ta kishte “elitën” e LDK-së të “plagosur” intelektualisht dhe të shantazhuar, qysh i shantazhuan.
Por, tash e kan kuptuar se e kanë shantazhuar edhe vetën, përpos meje që nuk shantazhohem në asnjë mënyrë…!
Madje, edhe kur më paraqiten me femra të reja “cullak”…!
Se ai që e bënë “eliten” e LDK-së UDB-ashe, ai është vet UDB-ash…!
Ata ishin, në thelb, “UDB-a jonë” e bashkuar…!
Kjo duhet të dihet dhe mbahet në mend se nuk është vetëm kjo apo ajo “komunikatë” që i ka dëmtuar njerëzit, qoftë edhe duke i vrarë e sakatuar.
Janë edhe “letrat” që më janë dërguar mua gjatë asaj jave, prej 17 nëntorit e deri më 23 nëntor 2000 , sikurse edhe “letrat” nga po ajo adresë në emër të Bujar Bukoshit (e-maili: bujarbukoshi@yahoo.com), që nga 18 nëntori 2000 ia kanë dërguar për një kohë më të gjatë shkrimtarit Shefqet Dibrani, për të cilat e pata marrë vesh pas 20 vitesh.
Me atë rast e kishin mashtruar keq mbarë “elitën e LDK-së”, e cila në frymën e saj mendjemadhe, poshtërake dhe tejet inferiore, nuk më hiqej qafe.
Kot iu thoja se po e dij kush jeni ju…!
Tash ajo “elitë” nuk ka gojë të flas, se po të flasin duhet të kallxojnë se janë mashtruar prej tjetërkujt. E ata “si shumë të mençur” që ishin, natyrisht se nuk guxojnë të tregojnë se ishin të mashtruar.
Gjatë asaj kohe, përpos një afërmi, që ishte përzier në ngashnjimin e kobshëm bujarbukoshas “pa pasur kaçik” për punë të tilla, në një provokim të pakuptueshëm për mua, ishte përzier edhe një person që rrija shpesh me të asaj kohe.
Ai ishte i ditur, por ishte i pa përvojë dhe naiv…!
Ai ishte një gazetar i Rilindjes…!
Për te më vinte shumë keq, madje më keq se që më vinte për të afërmin tim të mashtruar e të rrahur mizorisht në janar 2001.
Nga dy pjesëtar të TMK-së, që më vonë u manipulua lënda e krimit dhe u tha se “është rrahur nga Policia e UNMIK-ut”.
Jo që nuk bashkëndjeja me atë që i kishte ndodhur të afërmit, mirëpo në të isha hidhëruar se përse përvojat jetësore të burgut që e kishte mbajtur dikur, se kishin bërë pak më të zhdërvjellt e të vëmendshëm.
Ne mund të flasim tash çka të dojmë, por fakti është se dikush ishte çue shumë peshë në atë kohë.
Vetëm ai që të nënçmon aq shumë i mashtron pjesëtarët e një elite të rrejshme partiake – intelektuale, për me të nënçmue, por ata, të gjithë së bashku, mashtrues dhe të mashtruar, i kam shpartalluar me paraqitjet e mija kritike të hapura.
Përderisa une vazhdoj flas, ata nuk po guxojnë të flasin, atëhere kush kë e zotëron këtu, pasi une ata krimnel të bashkuar nuk i nënçmoj por i konsideroj të dobët, antikombëtar dhe antishtetëror!
Ata që e përziejnë UÇK-ën në gjithë ketë rrëmujë, bëjnë gabime të mëdha, të rënda dhe të papranueshme, kur dihet se ajo ishte një ushtri çlirimtare që nuk e ka bërë asnjë krim ndaj civilëve dhe njerëzve të vet.
Absolutisht, asnjë…!
Krimet mund të jenë bërë vetëm nga të çuarit peshë të asaj kohe, që kanë menduar se historia nisë me ta.
Pas gjithë kësaj kohe që më zuri sherri me “kriminelët e bashkuar” të vendit tonë, mund të them se ata as këmbën nuk kanë mund të ma luanin nga profesioni, përpos që më kanë shkaktuar probleme të mëdha, ngarkesa e barrë që nuk do të duhej t’i kisha në jetë.
Sherri i ngacmimeve serbomëdha të tyre, ngacmime që zatën më janë bërë gjatë gjithë jetës në profesion nga ana e “budallicës “shqiptare” të Državna Bezbednostit”, mu ka dashtë t’ia nisja rimëkëmbjes së jetës së rrënuar prej fillimit.
Që ta ringrisja jetën e rrënuar prej “UDB-ës sonë” dhe që njëherit të “Bahesha Shpi”.
Dhe që njëherit të mos largohesha nga profesioni prej të cilit menduan se më larguan edhe disa “gazetarë”, shërbëtor të shërbimeve të fshehta partiake.
Ata kanë dashur ta zinin “eliten” e LDK-së përmes meje, e une i zura të gjithë ata sëbashku…!?
Nuk është modeste ta them, por “UDB-a jonë” atëhere nuk ka pasur kuadro që do të më mashtronin, madje shoqëria e keqbërësve që mu lajmëruan nga e-maili i Bujar Bukoshit, nuk kanë pasur asnjë peshë e domethënie për mua.
Për këtë arsye në vend se të bija “në kurthen e tyre”, ata ranë në kurthen që ma kishin përgatitë mue.
Merre me mend se si mendjelehtët e “UDB-ës sonë”, i kam zbuluar prej së largu , madje pa ua parë sytë…!
Po të ishin të zotët, ata nuk do të bartnin maskë në fytyrë dhe do të më kishin “lajmërua” dikund. Në policinë vendëse apo ndërkombëtare.
Por, nuk guxuan të më lajmëronin askund!
Se, ashtu, ata, do të delnin se janë vet kriminelë…!
Pas vdekjes së tre të shkretëve për mend, pjësëtar të atij provokimi të kotë, une nuk kam asnjë nevojë të takohem me dikë prej tyre.
Përpos nëse ata vet duan, por une jam i bindur se nuk duan assesi.
Por, le të dihet se të drejtat e mohuara UDB-qe DUHET të m’i kthejnë.
Si?
E dijnë ata që menduan se më kanë provokuar në atë kohë kur janë nisë të më mashtronin. Nëse ia kanë arritë qëllimit të tyre të ulët , atëhere pse une po flas e ata s’po guxojnë të flasin?!
As Sot, me 20 shtator 2026 …!
Për të drejta e mija une as që i lus dhe nuk dua ta bindi askend se më takojnë.
Ato janë të drejtat e mija, që “kriminelët e bashkuar” nuk mund të m’i mohojnë kurrë!
Shteti këtë që e them duhet ta ketë të qartë dhe ta dijë mirë.
As une nuk jam ithtar që “peshqit e mëdhenj” t’i dënoj Gjyqi i Hagës, por ai i Prishtinës.
Por, disa të çuem peshë nga radhët tona, sikurse protestuesit “paqësor” tash, po mendojnë se janë “lopë indase”, që nuk duhet t’i dënoj as Haga e as Prishtina!
Se “e kanë çlirue vendin”, pasi NATO i solli në kryeqytet të merreshin me politikë kombëtare…!
Jo…, more !?
Të tillët janë duke na vënë në gjum , në kohën kur Serbia prodhon edhe robot ushtarak për të luftuar kundër nesh.
Ka ardhur koha që t’i themi NDAL islamizimit antishqiptar dhe protestave pa krye, që jetojnë “në do botna të veta” dhe që nuk i marrin parasysh konfliktet dhe rreziqet e një lufte të madhe, kur edhe Serbia “po i mpreh dhamtë” dhe po përgatitet për t’u rikthyer si pushtuese.
Nëse ka zotësi dhe kulturë në atë vend, pikësëpari duhet të mi kthejnë të drejtat e mohuara për një jetë të kaluar në profesion, përndryshe une do të kërkoj me vendosmëri e këmbëngulje ta dij se kush i shkroi ato letra. Kush më shkroi mua e Shefqet Dibranit në emrin e Bujra Bukoshit.
Mua nuk guxon me më dënuar UDB-a e atyre UDB-ashëve të bashkuar…!
Une jam njeri i sjellshëm e atdhetar, ndërsa ata janë kriminel që me ëndje nuk tregojnë për krimet e bëra.
Mua rikthimi i të drejtave më duhet për hirë të historisë dhe faktit se nuk lejoj të mposhtem prej “UDB-ës sonë”.



1. Forca e ndergjegjës është aq e madhe, sa që të pafjashmin e liron nga frika, e të fajshimin e gjykon dhe dënon rëndë.
2. Pashk Merturi kish pa thanë: “Dikush vdes pa hy n’dhé! Dikush edhe masi t’hyn n’dhé, nuk e le vorri mrena!”
3. O drejtësi, sa padrejtësi bëhen në emër tënd!
IMH