Sa më shumë ndikim turk përmes xhamive, aq më tepër do të kemi veprimtari antikombëtare dhe anti-gjergjkastriotase

Shkrime relevante

Kush guxoi t’ia gjymtonte Kronin e Çlirimit, Heroit Husen Gega…!?

Sak Muji, Zvicër - Rugovë KUSH GUXOI T’IA GJYMTONTE KRONIN E ÇLIRIMIT...

Humbje e legjimitetit po se po, po garancia për llogaridhënie?!

Edi  Rama Ismet M. Hasani, Suedi ____ Fitorja në zgjedhje (11 majit 2025) i...

Mbi një gjysmë shekulli institucione akademike të konsoliduara dhe ende nuk është shkruar e plotë historia e shqiptarëve

Kujtim Mateli, Përmet, Gjirokastër Historia e shqiptarëve nuk mund të ndërtohet mbi...

Albin Kurti dhe premtimet e tij boshe, një qeveri që po e mbanë Kosovën në vendnumëro!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ____ Kryeministri Albin Kurti prezantoi draft-buxhetin për vitin 2027,...

Shpërndaj

Ermir Gjinishi – ish nën kryetar i Komunitetit Myslyman
____
Dëmi që po shkakton Turqia në Shqipëri përmes financimeve në islam është i thellë dhe, në shumë aspekte, i parikuperueshëm.
Nëpërmjet një strategjie të qëndrueshme, po formohet një brez i ri me ndjesi të hapura antieuropiane, një brez që nesër mund të përdoret sipas interesave të Ankarasë për çdo kauzë që i shkon për shtat.
Ajo që të trondit më shumë është fakti se shumë prej atyre që frekuentojnë xhamitë e financuara nga Turqia, nuk ndjejnë më asnjë lloj simpatie për heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin. Dhe a nuk është kjo tragjike?
Një popull i vogël si Shqipëria, që përballë kombeve të mëdha evropiane ka vetëm pak simbole me të cilat mund të krenohet, i lejon dikujt tjetër t’i denigrojë pikërisht ato!
Dikur, kur unë punoja në KMSH, njerëzit përpiqeshin të fshihnin ndikimin turk-ndoshta sepse kishin ende pak ndjenjë krenarie kombëtare. Sot, e kundërta ndodh haptazi: valvitet flamuri turk, mburren me Turqinë, dhe kushdo që mendon ndryshe etiketohen si “grekë”, “serbë” apo “të shitur”.
Ky është një mini-xhihad i financuar plotësisht nga Turqia. “Mini” për momentin, sepse ende nuk janë shumicë numerike. Por çfarë ndodh nesër, kur shqiptarët e besimeve të tjera apo laikët ndihen të kërcënuar nga ky realitet?
Përplasja është e pashmangshme. Dhe kjo është arsyeja pse ndikimin turk në çdo sferë të shoqërisë shqiptare e konsideroj rrezik serioz, aq më tepër tani që Shqipëria synon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu