Fushatë shënjestrimi ndaj meje nga njëfar Kenan Gashi, pasi e kam lavdëruar gjykatësin Smith, SHBA-në e Europën

Shkrime relevante

Martirët e Karadakut gjatë otomanizmit dhe nisja e hulumtimeve paraprake për kauzen e beatifikimit të njohjes e martirizimit

Dom Fran Sopi, Pejë Nisja e hulumtimeve paraprake për Kauzën e Beatifikimit...

Fushatë shënjestrimi ndaj meje nga njëfar Kenan Gashi, pasi e kam lavdëruar gjykatësin Smith, SHBA-në e Europën

Gëzim Gjin Hajrullahu, Ferizaj _____ Pas fushatës së “Shënjestrës” islamike të para disa...

O Gani Geci, o burrë i rrallë!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti _____ (Lirim Gashi, Prizren) O Gani Geci, o burrë...

Kush po “depërton” në Dardani?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Nga “STOP”-i te “Kosova ka me...

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?

Nga Ismet M. Hasani, Suedi _____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?...

Shpërndaj

Pas fushatës së “Shënjestrës” islamike të para disa ditëve
_____
Vijon fushata e shënjestrimit ndaj meje nga njëfar Kenan Gashi për një shprehje të lirë timen e pa inkriminuar askënd ku kam lavduar gjykatësin Smith dhe SHBA-në e Europën dhe ku në foton me portretin e gjykatësit në fjalë thuhet se me verdiktin në fjalë nuk cenohet legjitimiteti i UÇK-së(sepse unë me qëllim e kam dhënë foton bashkë me këtë nëntitull,se,ndryshe edhe mund t’a kufizoja vetëm foton-portretin pa shënimin në fjalë të dhënë si lajm nga një portal)të lirë timen
Unë jam i përndjekur prej vitesh,dekadash tashmë vetëm për bindjet e mia politike e qëndrimet që mbajë prej kohësh si qytetar aktiv dhe për më tepër pa u fshehur as me emër as me fotografi-kjo sepse unë jam libër i hapur e nuk kam arsye të fshehem-por fatkeqësisht subjektet që po më shënjestërojnë po m’a shfrytëzojnë këtë për të më etiketuar e inkriminuar padrejtësisht e paligjshëm)i rrahur brutalisht në mes të qytetit para gati dy vjetësh e sot e asaj dite prokurori i rastit Ardian Emini nuk denjon as të më pranoj(përveç se njëherë)në zyre për të më informuar mbi ecurinë e lëndës apo nëse sulmuesi është gjetur
Emëruesi i përbashkët:
-shënjestrimi
-përjashtimi im nga puna si mësimdhënës në sistemin arsimor ku punoj ç’prej viteve nëntëdhjetë në sistemin e pavarur,sipas modelit të ish-sistemit që përjashtonte nga arsimi mësimdhënësit të “papërshtatshëm ideo-politikisht”
-diskreditimi i imazhit tim publik
-asocimi me “Lëvizjen e Deçanit”(por unë jam shumë më i hershëm se lëvizja në qëndrimet në lidhje me këtë çështje)
-paraqitja e rrejshme sikur unë qenkërkam “antimusliman” dhe “anti UÇK”
Unë jam i formuar mbi vlerat euopian-perëndimore të lirive dhe të drejtave të njeriut,demokracisë,lirisë së mendimit e të lirisë së fjalës “freedom of speech” dhe të laicizmit që edhe me kushtetutën tonë e ndanë fenë nga shkolla/shteti
Po,kam demaskuar dhe kundërshtuar legjitimimin e ushtrimit të ndikimit të fesë(islamit) në shkollë
Unë jetoj,shoqërohem e bashkëpunoj me musliman,ashkali e qytetar pa dallim
Po,e kam braktisur islamin dhe jam pagëzuar në katolicizmin arbëror dhe po kam bërë e bëjë thirrje për të braktisur islamin por asnjëherë pa imponuar as kanosur a kërcënuar kënd,sepse unë nuk urrej njerëzit-sepse për t’ë urryer duhesh të jesh në nivele të injorancës e unë pretendoj se qoftë me lexim,qoftë prpfesionalisht,qoftë me përvojë jetësore kam arritur një nivel solid intelektual
Unë e kam përkrahur moralisht dhe fizikisht UÇK-në në ditët e saj më të rënda pas ofenzivës së 1998-ës me ç’rast i kam bërë jatak ushtarit të UÇK-së
Unë,po po unë në mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve në shkollën ku punoj,ku na kërkohej të bënim propozimet për emërtimin e shkollës së sapo-pavarësuar,kam bërë propozimin që shkolla të emërtohet me emrin e dëshmorit të kombit të UÇK-së-emër të cilin e mbanë edhe sot.Në të gjitha organizimet për përkujtimin e datës së rënjes së dëshmorit e ditës së shkollës dhe manifestime të datave historike kombtare unë për një periudhë dhjetëvjeqare kam qenë udhëheqës i organizimeve e në të cilat natyrshëm ka dominuar jehona e luftës çlirimtare të UÇK-së.Por,po unë kam guxuar që i pari e për herë të parë e të vetme të përmend emrin e Presidentit Rugova si arkitekt i pavarësisë së Kosovës
Po,unë jam kundër vrasjeve politike të ideologjisë marksist-leniniste-enveriste
PS:pas fushatave të “Shënjstrës” dhe Kenan Gashit kam marrë qindra e mijë kërcënime,fyerje e thirrje për linçimim tim e të familjes sime,duke më shkaktuar shqetësim e mbi të gjitha duke shqetësuar familjen time,prandaj unë i bëj përgjegjës këta dy subjekte për pasojat që mua dhe familjes sime i kanë shkaktuar e po vijojnë të shkaktojnë,ndaj u bëjë thirrje organeve të sigurisë e të drejtësisë-Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës të ndërmarrin diçka ndaj fushatave të cilat unë dhe familja ime po i ekspozohemi edhe me sigurinë fizike

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu