Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?

Shkrime relevante

Kush po “depërton” në Dardani?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Nga “STOP”-i te “Kosova ka me...

Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?

Nga Ismet M. Hasani, Suedi _____ Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë?...

Mëmëdheu, sipas Hajro Limajt

Hajro Limaj, Tiranë MËMËDHEU                  ...

A tejkalojë kompetencat Prokuroria ndërkombëtare duke ndërruar akuzën nga Raporty i Dick Martyt në NPK

Agim Vuniqi, Vashington ____ Përgjegjësia për ndryshimin e kahjes së Gjykatës Speciale—nga një...

Shpërndaj

Nga Ismet M. Hasani, Suedi
_____
Çfarë mësova duke ecur nëpër jetë? (6)
* Kur njoha botën më mirë, dhe më erdhi mbarë të hedh një shikim më të qetë të shpifësit e mi, atë kohë, kur pashë se me ç’shokë kisha të bëja, o Zot! Ngrita ballin dhe një krenari më mbuloi në zemër dhe atëherë pashë veten të madh, përballë rrumaducëve që më vinin rrotull, pashë sa meskinë ishin idetë e tyre, sa idiotë ishin personazhet e tyre dhe, duke u dridhur nga urrejtja, zotët e mi u bënë krenaria dhe urrejtja.
*Jeta është një sëmundje, e tërë bota është një spital ushtarësh, kurse vdekja është mjeku ynë.
*Jeta është një autor i madh: di të gjejë gjithmonë një finale të drejtë.
*Të luftosh me vetveten është lufta më e vështirë, ta fitosh atë, është fitorja më e bukura!
 Kur hedhim sytë majtas e djathas, shohim kaq shumë marrje nëpër këmbë të lirisë, kaq shumë prepotencë, lot e mjerime, sa nuk është e mundur të mos prekesh, po të jesh njeri i ndërshëm.
Në një vend ku mbretëron pshtjellimi, vendi i njerëzve të ndërshëm është në burg.
*
Planet e Ismet Hasanit për të ardhmen, çka lexuesit presin nga ju?
Sa i përket të ardhmes, po them këtë: Nuk kosniderohet njeri i mençur ai i cili para kohe parashef të ardhmen e vet.
E kaluara është tmerr.
Të djeshmen e kuptojmë nesër.
Secili mund ta planifikojë të ardhmën (jo parakohe), por vështirë që mund ta realizojë. Mendoj që më mirë të merremi me të tashmën sesa me të ardhmen, sepse: e kaluara është tmerr, të djeshmën e kuptojmë nesër, të ardhmen mund ta paramendojmë dhe mbetet vetëm si mendim e jo veprim.
Njeriu ka lindë për të jetuar sipas asaj që është përcaktuar me Ligjin e Jetës: të adhuroj Krijuesin dhe të bën verpa të mira. Po në qoftë se nuk bëjmë vepra të mira, bile të këqija jo se jo.
Kam “ëndërruar” që pleqërinë ta kaloj në një vend ku ka qetësi dhe ajo “ëndërr” m’u bë realitet. Askund tjetër nuk do e kisha më qetë sesa këtu në Suedi. Kam jetua 36 vite në Mitrovicë dhe shumë njerëz e dijnë që unë jam nga Mitrovica. Për Suedinë kam thënë se e kam Vendlindjen e dytë. I kam kushtuar poezi edhe vendlindjës sime edhe Suedisë. Kështu pra, mendoj që pjesën më të madhe të vitit ta kaloj këtu në Hässleholm, ku kam gruan dhe dy djemtë e mëdhenj me familjet e tyre. Kam 8 nipër e mbesa, prej të cilëve, 4 këtu në Suedi e 4 të tjerë, në Kosovë. Kënaqemi me ta, si këtu si kur të shkojmë atje. Edhe at ana duan shumë. Në Kosovë do shkoj gjatë verës dhe qëndroj së paku 2-3 muaj. Si këtu, si në Kosovë, unë terë kohën shkruaj, shkruaj, krijoj, ato krijime i qes në letër e mëpastaj i fus në kompjuter. I ruaj të gjitha. Edhe dorëshkrimet i ruaj.
Deri në vitin 2012 kam të botuara 3 libra.*1) Tash pres të dalin nga shtypi edhe 4 tituj: 1. Lahuta e Fishtës tek rapsodi Mustafë Hasani-Paci, 2. Si mësova për Imzot Nikollë Kaçorrin, 3. Ramush Haradinaj – legjendë e gjallë e Kosovës dhe 4. Poemen Adem Jashari – legjendë. Kam krijime të ndryshme  dhe material për së paku edhe 8 tituj botimi. Shpresoj se do të ju vie radha. Lexuesit e mi kanë se çfarë të lexojnë nga unë. Unë, ashtu siç jam, ashtu edhe shkruaj, krejt origjinal me të vërteta, e jo me gënjeshtra. Kam të  mbledhur literaturë të bollshme mbi At Gjergj Fishtën dhe Kryeveprën Lahuta e Malcis’. Do ta titulloj punimin: “Lahuta e Fishtës tek rapsodi Mustafë Hasani-Paci” Këtë punim ia kushtoj të madhit Gjergj Fishta në 70 vjetorin e kalimit në amshim dhe babait tim Mustafës,  në 30 vjetorin e vdekjës, i cili e ka dashtë shumë Fishtën, e ka mësuar atë, dhe që të gjitha 30 këngët nga ”Lahuta” i ka dijtë përmendësh. Lahutën e ka lexuar dhe mësuar përmendësh (1949/50) m’u në kohën kur “Fishta ka qenë i ndaluar” si në Shqipëri, Kosovë edhe kudo që ka shqiptarë, babi im “flente me Lahutën nën krye/jastëk”. Të gjitha këngët i këndonte me “ashk”, ama Kangën e Oso Kukës diçka veqantë, duke kënduar edhe aktronte në ato vargje ku prekin zemrat e njeriut me ndjenja patriotike. Vitet kalonin, pleqëria e bënte të veten, kështu që pat fillua t’i “harrojë” disa nga vargjet e Lahutës, e nuk e gjente Lahutën, e unë, për hatër të bäbës,  e mora të prof Ehat Prekazit në Mitrovicë (në v. 1974), dhe për hatër të babës u ula dhe e përshkrova krejt Kangën e Oso Kukës, kur shkoja në Pacaj e merrja fletorën me vete dhe kur të gjithë flenin, unë ia lexoja babait nga fletorja, e ai më thoshte: “Djali jem, vallahi q’eto e paska pas harrue, tash po më bjen n’mend!” dhe kështu e freskonte të menduarit. Eh,vakt o vakt!
*1) Tre libra e mi të botuar gjer në vitin 2013 janë:
  1. Antologjia letrare ”Shija e padurimit”, botuar në Bukuresht 2012, ku jemi të përfshirë 16 autorë – krijues, dhe atë
  1. Adnan Mehmeti
  2. Mariana Pândaru
  3. Theodor Damian
  4. Fehemi Kelmendi
  5. Cassian M Spiridon
  6. Mujë Buçpapaj
  7. Marius Chelaru
  8. Aurel Pop
  9. Mazllum Baraliu
  10. Doinga Drâgut
  11. Izet Shala
  12. Artur Silvestri
  13. Georgeta B. Zamfir
  14. Ismet Hasani
  15. Silva Tërnava dhe
  16. Sokol Demaku
pra, 8 krijuesë – autorë janë të nacionalitetit rumun ndërsa 8 të tjerë të nacionalitetit shqiptarë.
2. Libri i dytë me titull: ”Antologji poetike – vargu në përjetësi”, nga Aduard M. Dilo, botua në Bukuresht 2012, ku jemi të përfshirë 16 autorë-krijuesë shqiptarë, dhe atë:
  1. Shahadie Lohaj,
  2. Vangjush Ziko
  3. Ali M. Lajçi
  4. Silva Tërnava
  5. Kalosh Çeliku
  6. Rashit Gashi
  7. Ana Xh. Hoxha
  8. Arben Dulaj
  9. Ramadan Asllani
  10. Hasnije Beqiri
  11. Sadbere Gagica
  12. Ismet Hasani
  13. Jani M. Duda
  14. Altina Zeqiri
  15. Ramiz Kuqi dhe
  16. Eduard M. Dilo
*
3. Libri i tretë me titull: URTI POETIKE – poezi shqipe nga mërgimi, autor Ismet Hasani, Bukuresht 2012
__________________________
 http://tribunashqiptare.net/wp-content/uploads/2012/05/DSC_0079-300x200.jpg
 Ismet Hasani (në xhemper të kuq) duke shkruar, Borås- Suedi 2012
Po kthehëm prap të lexuesi im. Përveç asaj që theksova, mendoj që tërë krijimtarinë time të gjërtanishme ta përgatis për shtyp dhe brenda vitit të botoj disa tituj të ri. Për mua është një lehtësi e madhe se në Suedi e kemi Shoqatën e Shkrimtarëve, Artistve dhe Krijuesve Shqiptarë “Papa Klementi XI-të Albani” ku janë shumë shkrimtarë të mirëfillët: Hajdin Abazi, Riza Sheqiri, Hamit Gurguri, Fetah Bahtiri, Sokol Demaku, Hysen Ibrahimi, Ullmar Qvick, Astrit Gashi, Murat Koci, Sadullah Zendeli- Daja, e shumë të tjerë, të cilët i pëlqejnë krijimet e mia dhe pres që të më përkrahin dhe të më botohen tituj të ri.
*
Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësën tënde në realitetin që jetojmë ne shqiptarët pa marrë parasysh se ku, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka për të mirë?
Çuditësirat e politikës së sotme shqiptare, me sa duket, kanë shijuar vetëm atmosferën e shijeve dhe veseve të ndotura të orijentalizmit dhe nuk e kanë ndjerë kurrë kthjelltësinë e kulturës perëndimore të ksaj plejade mendimtarësh. Né duhet ta përkrahim dhe duhet ta ndjekim me të gjitha përmasat përparimin në çdo degë të diturisë dhe të jetës, por tradicionalizmin duhet ta ruajmë me vetëdije të plotë si komb. Duam që breznitë e ardhshme ta endin jetën e tyre me elementet më bujarë të përvojës jetësore. Kush lakmon përtëritjen e shkëputun nga tradita, ai verbërisht përgatitet me marrë traditat e të huajit. Merret vesh, traditën e kuptueshme dinamikisht të rrahur në frymë të kohës, të pastruar nga ndryshku i paragjykimeve, që s’kanë të bëjnë me palcën e thjeshtë të brumit tonë fisnor.
Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqiptare?
Në vazhdën e krijimeve të mia, bëjnë pjesë edhe ato mbi Kombin Shqiptarë. Gjër me tani kam publikuar vetëm dy: “Koha e tashme dhe e ardhmja e mirë e Kombit shqiptar” dhe “Kombi shqiptar synon Evropën”, ku kam shprehur opinionin tim dhe kam hasur në përkrahje, përmes letrave dhe komenteve të lexuesve. Por po theksoj edhe këtë:
Koha hapsinore vërtetë ka ecur përpara, por nga pikëpamja shoqërore, koha shqiptare ka mbetur në vend. Vetëdija kombëtare tek né shqiptarët është “zgjuar më vonë” sesa vetëdija e kombeve tjera. Kur “ata” nuk kanë bërë gjumë as natën, né kemi fjetur edhe ditën. Problemet shqiptare por rriten e po koklaviten, prandaj është e vështirë që të zgjidhen. Lufta ndërmjet gjeneratave, ka për të vazhduar deri në mbarim të botës, por lufta më e rrept, për brezin e ri shqiptar, është prapa portës dhe na pret të fillojmë. Kjo luftë dallon nga të tjerat, nga drejtimi që ajo ka kundër një armiku të padukshëm, por të rrezikshëm për shpirtin e kombit. Lufta e ardhshme është lufta e një mendjeje krijuese kundër një mendjeje destruktive, është lufta e një botëkuptimi drite, kundër një botëkuptimi errësire, është lufta për oksidentalizmin shqiptarë kundër orijentalizmit shqiptarë. Dy fronte armiqësore po e coptojnë sot zemrën e kombit tonë. Njerëzit e ditur, të ngritur intelektualisht e kombëtarisht, po bëjnë mirë që po i tregojnë brezit të ri, se ku gjënden shkaktarët e kësaj lufte. Këta njerëz konsiderohen “Mendjet e Ndritura të Kombit Shqiptar”.
Kombi shqiptar nuk do i kapërcen dot krizat ekonomike dhe psikolgjike pa përpjekjet e një elite intelektuale dhe inteligjente, e cila duhet të quhet “Mendjet e ndritura të Kombit Shqiptar”. Kjo elitë demokratike duhet të jetë laborator i kulturës, përparimit dhe qytetërimit të Kombit, andaj duhet të bëjë reforma thelbësore për liritë demokratike.
*
E lexoni mujoren kulturore letrare “Dituria” nga Borås, çfarë është mendimi i juaj për këtë revistë?
http://tribunashqiptare.net/wp-content/uploads/2012/05/DSC_0078-300x200.jpg
Ismet Hasani (në xhemper të kuq) në Borås, 2012
Po! Revista “Dituria” që botohet nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Migjeni” në Båros(Boros) më dërgohet rregullisht nga Kryeredaktori prof Sokol Demaku, të cilit i jam shumë mirënjohës. Në këtë revistë kam lexuar me vëmendje të përqëndruar krijime të mirëfillëta të shkrimtarëve e publicistëve, që konsiderohen emra të mëdhenj të letrave shqipe, qofshin ata nga Diaspora, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Rumania e shumë shtete tjera. Kjo revistë në fillim m’u është dukur “e vogël”, por mësova shpejt se ato që botohën në té janë me vlerë të lartë, janë “gurë xhevahir – brilantë” që rrallë ku tjetër i gjen. Mendoja: athua do më vjen radha edhe mua të publikoj dicka këtu, dhe papritur më erdhi një letër nga po ky njeri që po më interviston, pra, prof Sokol Demaku – Kryeredaktor, përmes së cilës më hapë derën për bashkëpunim, me c’rast e falënderova shumë. Nuk shkoi shumë kohë dhe prapë letër nga prof Sokol Demaku, përmes së cilës më fëton në Takimin me rastin e 5 vjetorit të themelimit të SHKSH “Migjeni”, 5 vjetorit të daljës së revistës “Dituria” dhe 4 vjetorit të hapjës se radios në gjuhën shqipe “Dituria”, takim ky që u mbajt në Båros më 14 prill 2012, ku ishin të fëtuar shumë mysafirë nga Shqipëria, Kosova, Norvegjia, Suedia e më gjerë, në mesin e të cilëve edhe shkrimtarët e publicistët nga Tirana – prof dr Murat Gecaj dhe prof Viron Kona, albanologu – suedezi Ullmar Qvick dhe struktura politiko-shtetërore të Komunës Båros. Në këtë takim, të cilin e kishte organizuar shkëlqyer prof Sokol Demaku me familjën e tij, z. Bahtir Latifi etj. u promovua libri i autorit prof Fetah Bahtiri me titull:”Miku i madh i shqiptarëve Ullmar Qvick” (Ulmar Kvik). C’te them tjetër për prof Sokolin, pos: i ndershmi të nderon.
*
Përveç artit të të shkruarit, ekonmomisë si profesion i juaj, punës së mësuesit si e kalon kohën e lirë Ismeti?
Unë jam lindur e rritur në një fshat me lumë dhe përplot gjelbërim. Poashtu gjatë verës “kemi dalë në bjeshkë” me bagëti, në Bjeshkët e Nemuna, në fakt Bjeshkët e Bekuara, aty afër Gjeravicës (2 656 m). Dua të them se natyrën e kam dashur dhe e dua shumë. Kjo deshirë m’u plotësua edhe me emgrimin tim në Suedi: vend me plotë gjelbërim, më plotë liqenj, me plotë male e kodra, si në bjeshkët tona. Këtu zakonisht zgjohëm herët, i hapi dritarët, të hyjë flladi i natyrës suedeze dhe bëj ushtrime fizike, bëj një tush derisa bashkëshortja e përgatitë cajin, apo kafenë. Në ndërkohë e kyqi kompjuterin dhe duke pirë kafenë, hapi në intërnet”të rejat nga gazetat ditore”, qoftë në gjuhën shqipe, suedeze etj, të cilat i kamë të regjistruar në “favoritë”. Poashtu shiqoj arrijtjën e letrave nga miqt e mi. Pas mëngjesit, dal nëpër natyrë, soditi natyrën, kënaqëm me bukuritë e natyrës, ku për së paku një orë edhe frymëzohëm. Zakonisht mbaj me vete letër dhe laps, dhe shënoj. Kthehëm dhe vazhdoj në se më ka ngel “dicka pa lexuar nga shtypi ditorë” dhe “përgjigjëm në letrat miqve”. Në se më ka pëlquer ndonjë kolumne/artikul nga ndonjë gazetë ditore e kopjoj dhe e fus në “dokument” e ruaj. Në se kam shënuar “diçka” në natyrë, prej letrës e shkruaj në kompjuter. Paraditëja “më kalon” duke lexuar e shkruar. Në ndonjë “pauzë të vockël” e marr filxhanin me kafe me vete dhe dal në ballkon, edhe e pijë kafenë edhe pushoj pak. Nuk lejoj të më kalon “në monotoni” asgjë, nga se e di së gjërat e përsëritura shpesh, të bëhën të mërzitëshme. Unë lexoj dhe shkruaj “gjëra të larmishme” dhe nuk ndjej lodhje. Nëse “e shoh” që më ka lodhur leximi apo të shkruarit, e luaj “ndonjë parti shah” aty në kompjuter dhe çlodhëm, pa marrë parasysh se a fitoj apo humbi. Lojën e shahut e kam hobi, por jo me e tepruar, jo me humbur shumë kohë në lojë. Më shumë luaj shah kur shkoi për pushime në Kosovë, aty takoj “shokët e vjetër”, dhe pasi nuk ka organizim për lojën e shahut, kryesisht luajmë nëpër kafe-çajtore, me metodën “kush humbë çohet!” dhe ulet tjetri. Në rast të lojës “remi- baras” e lëshon lojën ai që gjatë lojës i ka pasë figurat e bardha. Aty, në ato kafe-çajtore I kalojmë nga disa orë, por jo me humbë aq tepër kohë. Meqenë se në Suedi është e ndaluar piraja e duhanit nedhe në locale të mbyllura, nepër këto kafe-çajtorët në Kosovë pihet duhani dhe tymi po më pëngon shumë, prandaj edhe nuk po muj të qëndroj gjatë. E di që koha është gjëja më e vlefshme për njeriun. Poashtu e di së njeriu gjatë jetës se vet “nuk ka kohë për të humbur”, prandaj duhet shfrytëzuar kohën, sepse bashkë me kohën kalon edhe jeta. Të vazhdoj edhe pak me “orarin e ditës”: Drekën e ha/ngrëni në kohën e caktuar dhe pas drekës prapë shetitje e soditje nëpër natyrë, minimum një orë, prapë frymëzim për “diçka”. Kthehëm dhe zakonisht flejë një orë pas dreke. Pas gjumit të pasdrekës, duke pirë kafenë “i hy prapë punës” sipas rrethanave që janë krijuar… Në mbrëmje praktikoj një shetitje dhe dëshira ime është që të më vijnë mysafirë, ose të shkoj diku “me ndejtë”, por nuk kam dëshirë të rrijë gjatë, e këtë ua dëshiroj edhe mysafirëve të mi, sepse edhe koha e natës duhet shfrytëzuar për “diçkamirë”. Prej kanaleve televizive ndjek emisionet e RTK-së, “nyheter/të rejat në tv-në suedeze, dhe më ëndje shiqoj boks, futboll, tenis, ciklizëm, gara extreme me motora në kanalin “Eurospsort”, por jo pa kufi. Për mua faktori kohë është evident. Edhe unë jam njeri, e njeriu “nuk ka kohë për të humbur!” Zakonisht bie në gjumë para orës 24. Para gjumit bëj lutje që të më falën gabimet eventuale të bëra gjatë ditës, ua fali atyrë që më kanë shqetësuar apo sjell ndonjë “telashe” dhe bëj lutje për gjumë të rehatshëm gjatë natës dhe që në mëngjes të zgjohëm i kthjellët i vullnetshëm për jetë dhe për punë. Kështu zakonisht është “koha ime e punës” dhe “koha ime e lirë”. Unë jam 68 vjeçar (jam i lindur në v. 1945), që 3 vite jam në pension, por ndjehëm mirë nga shëndeti, dhe lutëm që të “më dëgjon shëndeti” edhe ndonjë vit dhe dëshrioj që vdekja të më gjen në Vendlindje, të qetë e të lumtur për veprat qëllimmira që po ua lë atyre që jetojnë tash dhe atyre që do jetojnë edhe pas meje.
Unë zakonisht them: fundi i jetës nuk është vdekja, fundi i jetës janë veprat. Andaj, lum ai njeri që vdes me nder e në qetësi, e pas vetes lën vepra të mira. Por edhe në se vdes në mërgim, të cilin e konsideroj vendlindjen time të dytë, i porosis fëmijtë që të më varrosin në Vendlindje – në Kosovë, aty pranë varreve të prindërve dhe vëllezërve të mi. Edhe në se trupi dhe eshtrat më mbesin këtu, shpirti do shkoi atje.
*
Çka ju bën të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?
E vërteta, liria dhe virtyti, janë tri gjëra për të cilat duhet ta duam jetën. Me virtyt nënkuptohën të gjitha vetitë dhe cilësitë e mira që duhet t’i poseodjë një njeri.Tri gjëra tjera janë të vështira në jetë: të shohësh, të dëgjosh dhe të heshtësh.Mendoj që e thashë atë që duhet. Por po e shtoj edhe pak. Të lumtur më bën e vërteta dhe e drejta. Prandaj porosis: thuaje të vërtetën, edhe kur ajo është në dëmin tënd!Më mundon gënjeshtra. Andaj porosis: mos gënje, edhe nëse nga ajo gënjeshtër ke ndonjë dobi/fitim! Ai që të gënjen, është në gjendje më t’i bërë të gjitha të këqijat. Gënjeshtarët shndrrohen në hipokritë. Në se nuk dini së cilët janë hipokritët dhe cila është hipokrizia, ja unë po ua bëj të ditur. Hipokritët bëjnë punë dhe veprime, që janë edhe më të fshehta se sa gjurma e bubrrecit të zi në rrasë natën e errët! Kjo është e tmerrshme. Dhe né ata i quajmë njerëz. Në botë ka vetëm dy lloj njeriu: njeri dhe jonjeri. Me e quajtë njeriu “shtazë” e ofendon shtazën, nga se atë që e bën njeriu, shtaza nuk do e bënte.
Në jetë qëndrojnë vetëm dy rrugë: njëra të shpie/con kah ideali, kah qëllimi; tjetra të shpie ka shkatërrimi, kah humbja – kah vdekja. Tjetër rrugë nuk ka.
*
Po të keni mundësi të zgjidhni, ku do jetonit sot?
Asnjëherë nuk duhet të kërkosh përgjigjen në pyetjën: C’bëri Atdhéu për mua?, por të gjëndesh i përgatitur mirë e mirë dhe të japësh përgjigjën në pyetjën: C’bëre ti për Atdhéun? Vendlindje nuk e kemi vetëm vendin ku kemi lindur e jemi rritur, por edhe atë vend ku jetojmë të barabartë, ku afrohemi e lidhemi me nacionalitetet tjera, pa marrë parasysh racën, ngjyrën, prejardhjën, historinë, gjuhën, kulturën, traditën…Sa më shumë që afrohen e lidhen popujt ndërmjet veti, aq më shumë largohen dallimet midis tyre. Kam lindur në fshat, ku edhe jam rritur. Përveqse shkollës fillore-tetëvjecare, që e kam mbaruar në fshat, shkollën e mesme dhe ato universitare i kam vijuar dhe mbaruar në qytetin e Gjakovës, të Prishtinës dhe atë të Zagrebit, në të cilat kam jetuar gjatë kohës së shkollimit. Plotë 36 vite kam jetuar në Mitrovicë, ku kam themeluar marrëdhenie pune, kam krijuar familje, ku kam shumë shokë e miq. Në vitin 2004 emigrova në Suedi, ku dhe jetoj me Lejeqëndrim Përmanent.
 Në se është në pyetje vdekja, kam mësuar së vetëm engjujve e profetëve ju vie vdekja aty ku ata dëshirojnë, ndërkaq njerëzve të rendomtë jo. Por, njeriu i zakonshëm mund të zgjedhë vet se ku do të jetojë. E unë? Sikur t’i kisha vetëm disa nga kushtët që i kam këtu, kohën e pleqërisë, do të jetoja në Kosovë, në vendlindjen time, në Kosovën e lirë. Po theksoj se në poezinë time kushtuar nënës, veç tjerash kam shkruar:
Tash fëmijve të mi,
Ua lë amanet!
Mos më leni të vdes në vetmi,
Mos më leni të vdes në Kurbet!
N]e qoftë se eshtërat më mbesin këtu,
Shpirti do më shkojë atje (në Kosovë).
Por, e them: edhe nëse trupi dhe eshtërat më mbesin këtu, shpirti do më shkoi atje (në Kosovë).
Liria është ushqim i shpirtit dhe i mëndjes. Atje ku s’ka liri, shpirti dhe mëndja vyshken si bima pa ujë.
Liria i jep kuptim e gjallëri jetës.
Vetëm me te shpërthejnë të gjihta aftësitë e forcat pozitive që e çojnë shoqërinë njerëzore drejt majave më të larta të artit, shkencës dhe përparimit të mendimit njerëzor.
Për fund, po them edhe këtë:
  1. Filozofi Friedrich Nietzsche shkruante në librin e pambaruar “Vullneti për pushtet” qysh në vitin 1906:
“Kam fatin që kam gjetur, pas mijra vjetësh aberacioni dhe konfuzioni, rrugën që të çon te një “jo” dhe te një “po”.
Unë ju mësoj që ti thoni “jo” gjithçkaje që ju bën të dobët, që ju ezauron.
Unë ju mësoj që t’i thoni “po”çdo gjëje që të jep forcë, që grumbullon forcë, që justifikon ndjenjën e forcës.”
*
  1. Patrioti i Madh i Gjithëshqiptarísë, Hasan Prishtina, ka thënë:
”Na luftojmë e ndoshta nuk e gëzojmë (lirinë), por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona”.
“Luftën dhe kundërshtimin ndaj copëtimit do ta ndaloj vetëm kur të çlirohet dhe të bashkohet kombi im.”
    “Dhe, para se gjithash, ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj!”
“Mue n’idenë teme patriotike nuk ka mujtë as nuk do të mujë me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia (inati) e të tanë armiqve! Ka me më shtrue vetëm vdekja!   (Hasan Prishtina)
                                               
 F  u   n   d

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu