Prof. dr. Anton Nikë Berisha – në një bisedë mjaft të dobishme dhe informuese

Shkrime relevante

Ibrahim Kelmendi me disa vërejtje për analizën e Xhevat Gjinit me titullin “Ku gabuam…”

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Xhevat, disa vërejtje mbi shkrimin tënd "Ku gabuam (sipas...

Një ligjëratë imagjinare dhe mjaft kreative e Lirim Gashit me mikun e tij Xhafer Shatrin

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Miku im i dashur Xhafer Shatri : Vlora e kishte...

Prof. dr. Anton Nikë Berisha – në një bisedë mjaft të dobishme dhe informuese

Nga Ismet M. Hasani, Suedi ______ Prof. dr. Anton Nikë Berisha - në...

SHBA& BE- e mbrojtën Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe Hashim Thaçin / Pierre-Richard Prosper, emër që duhët të respektohet nga Kosova

Reshat Sahitaj, Prishtinë _____ Sukseset apo mossukseset e një kryetari ose kryeministri kurrë...

Shpërndaj

Nga Ismet M. Hasani, Suedi
______
Prof. dr. Anton Nikë Berisha – në një bisedë mjaft të dobishme dhe informuese (pjesa 1)
Shënim: Nuk ua dergova për publikim pjesën e 6-të të shkrimit: “A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!” – për arsye se ndjeka me interesim dhe vëmendje bisedën e prof. dr. Anton Nikë Berisha, dhënë T7, te moderatori Dritan Dragusha, më 28. 09. 2026, prandaj e konsiderova të rëndësisë se veçantë që së pari ta dërgoj për publikim këtë bisedë të profesorit të nderuar e të respektuar, të cilën e shkrova prej “TV Videos”, fjalë për fjalë, ashtu siç foli profesori.
*
Pak fjalë për jetën dhe veprimtarinë e gjërë në lëminë e letërsisë shqipe të profesorit.
Anton Nikë Berisha u lind më 7 gusht 1946 në Dobërdol (Kosovë). Shkollën Normale e mbaroi më 1966 në Prishtinë. Në vitin 1971 mbaroi studimet në Fakultetin filozofik, Dega gjuhë e letërsi shqipe, të Universitetit të Prishtinës, ndërsa më 1976 kreu studimet e rregullta pasuniversitare pranë Fakultetit filozofik të Universitetit të Zagrebit dhe mori titullin e magjistrit të filologjisë. Po në këtë Universitet (më 1981) mbrojti tezën e doktoratës shkencore.
                                    Prof. dr. Anton Nikë Berisha
Prof. dr. Anton Nikë Berisha përfaqëson një nga ato personalitete komplekse të letërsisë shqipe që nuk mund të përkufizohen vetëm përmes një zhanri, një fushe studimore apo një periudhe krijuese. Veprimtaria e tij shtrihet në disa rrafshe njëkohësisht: në krijimtarinë artistike, në kritikën letrare, në teorinë e letërsisë, në studimet monografike, në letërsinë gojore, në letërsinë arbëreshe, në hartimin e antologjive, në përkthim dhe në studimet që lidhen me trashëgiminë shpirtërore e kulturore shqiptare. Pikërisht kjo shumësi e bën profilin e tij krijues të veçantë.
Te Anton Nikë Berisha kemi të bëjmë me fusha të shumta që krijojnë një sistem të brendshëm. Studiuesi, shkrimtari, interpretuesi, folkloristi, antologjisti dhe përkthyesi takohen në të njëjtën pikë: të fjala dhe të vlera e saj estetike. Kjo është arsyeja pse vepra e tij shihet si një univers i ndërtuar gradualisht, gjatë dekadave, ku një libër e vazhdon tjetrin, një studim hapë një problem të ri, ndërsa një interpretim lidhet me një përvojë tjetër krijuese. Vetë shtrirja e veprimtarisë së tij, nga teoria dhe estetika të letërsia gojore, nga letërsia arbëreshe të romani dhe nga antologjia të përkthimi, dëshmon një profil shumëdimensional.
Biseda e profesorit Anton
   (e shkruar nga Video)
Lidhur me shkollën, e kanë thënë edhe moçmit tanë se bazë e një shoqërie ëshët shkollimi, arsimimi. Në qoftë një popull s’është i arsimuar ai jeton, po si jeton? Kur e kanë pyetur Levis Strosin, si kanë jetuar ato fiset vjetra që s’kanë pasur qytetërimin tone? Ai thotë: “Më vjen keq, por ato janë zhdukur se nuk e kanë pasur arsimimin,”
Arsimimi për njeriun do të thotë se ai mëson çka kanë thënë të tjerët. Dija që kam unë nuk është e imja, është e shumë autorëve që kam mësuar unë nga ta, dhe ata kanë mësuar nga autorët paraprak. Një filozof, i cili është para Sokrait, thotë: “Shkasi i parë është i rëndësishëm.” Prandaj duhet ditur se si ka filluar arsimimi dhe rrafshi i arsimimt; ka rrafshe të ndryshme të arsimimit. Ka popull që e organizon mire këtë rrafsh, sepse e din se nuk ka të ardhme pa një arsimim. Né si popull nuk e shiqojmë fort atë punë, e lëmë vetvetiu ashtu të shkoi si të shkoi dhe kjo është e papëlqyeshme. Dhe tregon diçka sesa në shiqim t’parë.
Sami Frashëri pati thënë njëherë se: “Derisa nuk shkollohet femra shqiptare, nuk  mund të quhet e qytetërueme!”
Tani shtrohet pyetja e rrafsheve të mësimit: një Qeveri e cila nuk mirret seriozisht me shkollën ose me arsimin, shkollimin, ajo Qeveri mendon për vete e jo për ata që ia kanë dhënë votën.
Tradita e shqiptarit është e shkruar me shkrim, si ta marrin “Meshari” i Gjon Buzukut.Tradita është një trashëgimi jashtëzakotnisht e rëndësishme. Dhe kanë thënë njerëzit e mënçur se 2/3-tat e ssë kaluarës, janë brenda të tashmës. E kaluara e përcakton edhe zhvillimin kulturor, arsimor edhe mendor të një gjinie. Të gjitha gjinitë që janë mbështetur në traditën dhe në të kaluarën, kanë pasur një zhvillim më të hovshëm, ndërkaq ato tjerat gjini kanë pasur një zhvillim më të ngadalshëm. P.sh. po kaloj të “Koha e komunizmit”. Komunizmit i pëngonte tradita, sepse, në qoftë se mbështetesh në traditë, atëherë ti mbështetesh në rrënjë, e ata nuk kishin nëvojë për ata njerëz që mbështetëshin në rrënjë, por për ata që nuk kishin rrënjë, dhe tradita ishte e zhbërë. Ktë e thotë dhe Aristoteli e shumë të tjerë se pa traditë nuk ka zhvillim. Ne kishim një trditë, edhe në rrafshin kulturor edhe në rrafshin letrar. Po përmendi arbëreshët, ata përdornin traditën permes këngës, që e quanin rapsodi (term grek) që don thotë këngëtar. Po mos t’ishin rapsoditë, shqiptarët arbresh do të ishin diçka tjetër, në krahasim me atë çfare janë, por nuk janë shkuar në rrafshin e imitimit, sepse në letërsi dhe në art nuk ka imitim. Por ata duke u mbështetur tek rapsoditë, shkruan vepra të mëdha dhe shkuan përpara. Në Arbëri kishin disa princiata, kishin disa forma të oragnizimit shoqëror, pra kishin edhe vetëdijen edhe rrugën kah të shkojnë përpara.
Liria të jep mundësi të tregohesh ai që je edhe ai që duhet të mos jesh’. Përndryshe, je në një rrafsh shumë ulët, të moskuptimit të lirisë.
V  a  z  h  d  o  n

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu