SHBA& BE- e mbrojtën Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe Hashim Thaçin / Pierre-Richard Prosper, emër që duhët të respektohet nga Kosova

Shkrime relevante

Prof. dr. Anton Nikë Berisha – në një bisedë mjaft të dobishme dhe informuese

Prof. dr. Anton Nikë Berisha Nga Ismet M. Hasani, Suedi ______ Prof. dr. Anton...

SHBA& BE- e mbrojtën Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn dhe Hashim Thaçin / Pierre-Richard Prosper, emër që duhët të respektohet nga Kosova

Reshat Sahitaj, Prishtinë _____ Sukseset apo mossukseset e një kryetari ose kryeministri kurrë...

Katër hoxhallarë dhe kali prej bronzi i Skënderbut

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani ____ Poezi satirike sipas karikaturës ____ Në mes të sheshit...

“Rilindja Kombëtare” apo Portali i Turpit Kombëtar?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Ka emra që premtojnë shumë. “Rilindja...

Shpërndaj

Sukseset apo mossukseset e një kryetari ose kryeministri kurrë nuk janë rezultat i takimeve zyrtare. Për të ardhur deri të një sukses në interesin e shtetit, paraprakisht diplomatet e ngarkuar në ato shtete zhvillojnë takime, për të cilat nuk janë për opinion. Në takime të tilla organizohen takimet më dy kryetaret apo kryeministrat, caktohen tema, programi, qëllimi dhe interesat qofshin ato gjeostrategjike apo ekonomiko-edukative. Për këto parapërgatitje perveç diplomatëve te karrieres , angazhohen edhe intelektual të njohur , por në formë indirekte. Kosova ka ambasadorë gati në te gjitha kryqendrat botërore, por angazhimi i tyre është inaktiv. Shumica e ambasadorëve tanë janë pa përvojë, dhe e kanë të limituar zhvillimin e kontakteve ne vendet ku veprojnë.
Kosova në relacion me Gjykaten e Hagës
Procesi i hetimeve për krime lufte ka filluar posa ka filluar lufta në Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë. Asokohe LDK-ëja paralelisht më hetuesit e GJ së Hagës, e kishte themeluar një Komision për Krime lufte, që u mirëprit nga SHBA dhe BE. Në të njejten kohë, poashtu edhe Serbia grumbullonte fakte për vrasjet e civilëve serbë në Kosovë.
Më 1996, Zvicera e kryesonte ( OSCE) Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim të Evropës, e në krye ishte Flavio Cotti. Në ketë vit, Hashim Thaçit , që banonte në Cyrih, e fiton statutin e refugjatit politik.
Pas përfundimit të luftës në Bosne dhe pavarësisë se Maqedonisë, Flavio Cotti, do të shkonte në Beograd, për të diskutuar më S.Millosheviqin që të ndërmjetësonte në mes UÇK-së dhe Serbisë. Millosheviqi i përgjigjet se në Kosovë nuk ka kurrfarë problmei me shqiptarët.
Kosovën e çliruar e gjeti me 13.500 të vrarë, ne mesin e tyre 8661 shqiptarë, 1797 serbë, 400 nga minoritetet.
Millosheviqit dhe katër shefa serbë, Tribunali i Hakes ngriti aktakuzë per krime lufte. Millosheviqi vdiq ne Hagë, por gjashtë te tjerë u denuan me 2009, 2011 me burg nga 14 deri 22 vjet.
Serbia ankohej në institucionet europiane dhe amerikane , që askush nuk po arrestohet në Kosovë, perveç Haredin Balajt. Për ta qetësuar Serbinë, dhe për të treguar se GJ Hagës nuk është e njëanshme, Carla del Ponte, e arreston Fatmir Limajn dhe Ramush Haradinajn. Mirëpo , ambasadori amerikan Pierre-Richard Prosper, që ishte përgjegjës për krime lufte për Tribunalin e Hagës, dhe B.Europiane ishin përkrahes të UÇK-së dhe nuk jepnin asnjë informacion Tribunalit të Hagës? Keshtu që në mungesë të provave lirohen të pafajshëm.
Si u ndalue Carla del Ponte të shkonte ne Milano?
Më prill 2008, nominohet ambasadore në Argjentinë, por në ndërkohë në Itali e ka promovimin e librit “La Caccia”. Mirëpo Sherbimi Skret i Zvicres, ia ndalon te merrte pjesë ne promovim, ngase kapitulli ku fliste se si iu ishte ndaluar të zhvillonte hetime kundër UÇK-së, ku sipas saj kishte viktima serbe.
Dy muaj më vonë me 29 maj 2008, Dick Marti i vazhdon hetimet aty ku iu është ndaluar Carla del Ponte . Më 14 dhjetor 2010, e dorëzon raportin për “Shtepinë e verdhë”. Bashkësia Evropiane tanimë i kishte duartë e lidhura, për ta mbrojtur Hashim Thaçin dhe UÇK-ën .
“Diplomatët dhe spiunët amerikanë, britanikë, francezë dhe gjermanë të cilët e kishin përkrahur UÇK-ën, ishin pensionuar, ose kishin poste tjera. Tani, nuk ekzistonte asnjë pengesë, për ndjekjen e kriminelëve shqiptarë të luftës “    (20 shtator 2026- shkruan ish ambasadori i Francës Jean-Daniel Ruch )
PËRFUNDIM
Kosova kurrë nuk mori masa kundër dosjes së Dick Martit dhe dosjeve për të akuzuarit nga Serbia për krime lufte. Besonin në premtimet e zyrtarëve të huaj, por që u kalonte mandanti ne postet që ishin.
Deri më 2008, Amerika dhe Evropa, nuk e kanë lejuar Tribunalin e Hages të merret me luftëtaret e UÇK-së. Në këtë kohë dhe më vonë B.E. zgjerohet më shtetet e dalura nga kampi i Rusisë dhe konfigurimi i posteve te rëndësishme ndryshon si në Keshillin Europian edhe në SHBA.
Ata që e fajsojnë dhe e akuzojnë Evropën dhe Amerikën, disa janë naivë, disa janë të ndikuar nga mediet, disa janë në sherbim të Serbisë. Serbia është e interesuar që të shqiptaret të mbjelli urrjetjen ndaj Amerikës dhe Evropës, në mënyrë qe te ketë argument para tyre se shqiptaret edhe i keni çlriue edhe ua kthejnë shpinen. Në fund te fundit, Hshimi dhe tjeret kanë deklaurar se sakrifikohen për çeshtjen kombëtare dhe dikush duhët te sakrifikohet. Duke e pasur parasysh se të gjithë të akuzuarit e kanë gjendjen materiale te sigurt edhe per 1000 vjet te ardhshme , nuk eshte asgjë të sakrifikojnë 10 apo 15 vjet.
Portestat me moto anti amerikano-europiane, jane të rrezishme per ardhmerinë tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu