ARKIVI:
4 Korrik 2026

Një ortodoks që kallëzon Turqinë e jo Greqinë, dhe një mysliman që kallëzon Greqinë e hesht për Turqinë, janë njësoj të përçudnuar si shqiptarë

Shkrime relevante

Respekti për gazetarët e Rilindjes nuk dëshmohet me ceremoni, por me drejtësi

Albin Kurti me disa gazetarë të Rilindjes..., ndonjë prej të cilëve...

4 Korrik, 2026 – 250 vjet Amerikë: Një miqësi që ndryshoi përgjithmonë historinë e shqiptarëve

Nga Frank Shkreli   ____ Megjithë problemet e brendshme dhe protestat prej më shumë...

Kryepeshkopi kukull Joani (Fatmir Abedin Pelushi), del jashtë vendit me leje greke dhe vetëm për aktivitete greke

Foti Cici Kryepeshkopi shqiptar i shërbimeve greke Kryepeshkopi kukull Joani (Fatmir Abedin Pelushi)...

Qumështorja që nuk ishte më qumështore

Lirim Gashi, Prizren ____ VEHBI KAJTAZI DHE “GAZETARIA TELEPATIKE”: KUR NARRATIVA E HUMB...

Shpërndaj

O me Turqinë, o me Greqinë…
Për ata që janë përfshirë në çështjen shqiptare sot, sidomos në sferën shqiptaro-greke, e cila futet dhe nuk del kurrë nga kisha, ka vetëm dy zgjedhje: o do punosh për palën greke, o për atë “shqiptare”. Nëse je i pavarur, të luftojnë nga të dyja palët.
E vëmë në thonjëza palën shqiptare, sepse nuk kemi sot aktivistë shqiptarë që të përfshihen në çështen ortodokse dhe të punojnë për Shqipërinë. Përkundrazi, këta punojnë për interesat e tyre, prandaj dhe janë të urdhëruar se çfarë duhet të thonë, e për pasojë të robëruar në qëndrimet e tyre shqiptaroide.
Të gjithë aktivistët e sotëm “autoqefalistë” shqiptarë kanë një gjë të përbashkët: jo vetëm që nuk flasin për gjysmën tjetër të së keqes, për investimet e mëdha turke kundër identitetit shqiptar, por të kërkojnë të mos flasësh për këto gjëra, domethënë të mos ta përmendësh emrin “turk”. Kjo kërkesë parashtrohet prej tyre me drojë e ngërç, por gjithsesi si kusht i hapur bashkëpunimi.
Përse u lejoka të flasësh për njërën palë, por jo për tjetrën?
Kanë dhe një gjë tjetër të përbashkët aktivistët e sotëm “autoqefalistë”. Janë nga familje myslimane dhe punojnë fort për të rekrutuar ndonjë ortodoks nominal, për ta përdorur si emër, pavarësisht nëse është besimtar apo ateist; që të bëhen më të pranueshëm.
Sa e sa herë janë përpjekur të më blejnë, që nga viti 2000 e deri sot. Fillimisht nuk e njihja mirë pjesën e errët të botës shqiptare dhe nuk pranoja të blihesha (nga shqiptarët) thjesht me intuitë, se të gjithë këta kishin (dhe kanë) diçka të përbashkët, një ligësi të shartuar me pabesi, si çdo pjellë errësire. Për çështje integriteti dhe parimi, pra, për të qenë i pavarur e për të shkruar në pavarësi, si shqiptar dhe si ortodoks, nuk pranova të blihem.
Sot kam më tepër arsye për të qëndruar i pavarur, pavarësisht nga çmimi. Përtej intuitës fillestare, tashmë kemi përvojën dhe njohjen më të thellë të botës sonë. Çështja shqiptare është e kapur nga armiqtë historikë të kombit shqiptar.
Ekzistojnë grupime të errëta në botën shqiptare, të cilat nuk punojnë për Shqipërinë, pavarësisht fjalorit shqiptaromadh dhe gjesteve populiste. Për këdo që ka dy pare tru dhe që i dhimbset çështja shqiptare, sigurisht nëse ka vuajtur e pësuar për çështjen kombëtare, nëse është i pavarur për t’u ndikuar e kapur, duket qartë se thelbi i tyre është i rremë, fjala është helmuese, pamja e shtirur dhe qëndrimi mashtrimtar.
Ekzistojnë fonde të errëta, të gatshme për intelektualë a aktivistë shqiptarë që kanë potencial ndikimi në botën shqiptare. Nuk flas për investimet që bëjnë shtetet e huaja me rininë tonë nëpërmjet fesë në tempuj e universitete, një fatkeqësi e madhe kombëtare me pasoja tej këtij brezi, por për rekrutime shqiptarësh nga shqiptarë me profile nacionaliste, të cilët këta të fundit gëzojnë mbështetje politike e mediatike dhe rëndom qëllojnë të veshur me potencial ekonomik, përndryshe të pamundur.
Sa e sa herë më kanë kërkuar që të mos ta përmend emrin “mysliman” në shkrimet e mia, që nga viti 2005 e deri sot. Përderisa themi “ortodoks”, “katolik”, “protestant”, “ateist” etj, përse të mos themi edhe “mysliman”, aq më tepër kur myslimanët janë shumica dhe fuqia vendimtare në botën shqiptare sot? Për më keq, myslimanët janë problemi më i madh në kishën tonë kombëtare sot, të cilët janë emëruar në pikat kyçe të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe punojnë për shkombëtarizimin e komunitetit ortodoks.
Nga ana tjetër, përse aktivistët e sponsorizuar në çështjet e lidhura me Greqinë nuk flasin kurrë për krahun tjetër, domethënë për praninë dhe ndikimin turk në botën shqiptare, për investimet që synojnë përçarjen, tëhuajtjen dhe tjetërsimin e identitetit shqiptar?
Nuk mund të jesh atdhetar vetëm kur flet për njërin krah. Një ortodoks që kallëzon Turqinë ndërsa hesht për Greqinë, dhe një mysliman që kallëzon Greqinë teksa hesht për Turqinë, janë njësoj të përçudnuar si shqiptarë dhe njësoj të shëmtuar si njerëz.
Nëse rekrutohesha, pra, nuk kam nevojë për ndërmjetës, aq më tepër të rekrutohem nga njerëz të shitur, të cilët janë pasuruar me punë të errëta.
Nëse shitesha, do të shkoja drejt e në mëmë, te burimi! Dhe megjithatë, falënderoj Zotin për fuqinë që del nga dobësia. Kurrën e kurrës!
Ja flamuri turk në mes të Tiranës, i barazuar (në kushtëzim) me flamurin tonë kombëtar…
* * *
Kujt i shërben nacionalizmi i sponsorizuar shqiptar?
Nacionalisti i sponsorizuar fshin postimin për sulltan Mehmetin II
Terminologjia e sponsorizuar e z. Bido:

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu