Marjana Koçeku për “Financial Times”: “Prindërit tanë na rritën me idenë se lumturia qëndron përtej kufijve”

Shkrime relevante

Një ditë që nuk harrohet në Radavc të Pejës, ka takime që zgjasin disa orë, por kujtimi i tyre zgjat nji jetë

Astrit Qazim Memia, Tropojë Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar Mullini i historisë që...

BIA e Serbisë po e shfrytëzon Islamin për agjendat e veta antishqiptare

DOKUMENT: BIA serbe prezente në Kosovë, po e përdorin ISLAMIN? DEBAT...

Në Gjenevë u shënua Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim...

Bekim Sejdiu President, a po i kthehet Kosova profilit institucional?

Gjatë shërbimit të tij diplomatik në Nju Jork, Prof. Dr. Bekim...

Një deklaratë e papërgjegjshme nga Podgorica?

Nga Frank Shkreli ___ Në kulmin e pushimeve evropiane, Podgorica hedh një bombë...

Shpërndaj

ShkodraWeb

Deputetja e pavarur e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka dhënë në intervistë për “Financial Times”. Në një pjesë të intervistës që vetë ajo ka publikuar në rrjetet sociale, mes të tjerave thuhet:
“Prindërit tanë na rritën me idenë se lumturia qëndron përtej kufijve”, tha Koçeku. “Por protestat po tregojnë se shqiptarët po e shohin tokën e tyre si një vend për të jetuar, në vend të një vendi për t’u larguar”.
Jeta e Koçekut pasqyron këtë ndryshim. E rritur në një fshat malor të izoluar në veri të Shqipërisë, i arritshëm vetëm me anije, ajo u nis për në Itali për të studiuar. Por ajo u kthye në Shqipëri për të zhvilluar një projekt turizmi të qëndrueshëm në shtëpinë e familjes së saj përpara se të hynte në politikë.
Për Marjana Koçekun, një ligjvënëse 25-vjeçare në Tiranë, protestat tregojnë një ndryshim në mënyrën se si të rinjtë shqiptarë e shohin vendin e tyre.
Shqipëria përjetoi emigrim masiv pas përfundimit të sundimit komunist në vitin 1991, por ky fluks po fillon të ngadalësohet. Shumë anëtarë të diasporës gjithashtu u kthyen në Tiranë për demonstratat, tha Koçeku.”.
Ndërkohë, për deputeten Koçeku, në foton që ilustron intervistën në “FT”, theksohet “Marjana Koçeku u largua nga partia në pushtet për shkak të projektit të vijës bregdetare të Zvërnecit, duke u bërë e vetmja deputete e pavarur në parlamentin e Shqipërisë.”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu