Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë në ndërhyrjen në…

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Marjana Koçeku

Deputetja Marjana Koçeku, mbrëmjen e sotme, ka zbuluar arsyet që e çuan drejt largimit nga Partia Socialiste dhe kandidimit si e pavarur.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, Koçeku deklaroi se gjatë kohës që ushtroi mandatin si deputete e PS-së ka qenë kritikuese dhe kërkuese. Po ashtu, ajo tha se pakënaqësitë i kishte shprehur disa herë edhe në mbledhjet e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Gjatë tetë muajve si deputete e PS-së, kam qenë kritikuese dhe shumë kërkuese për komunitetin tim dhe për kauzat që i kam konsideruar të rëndësishme, si mjedisi apo çështjet e komunitetit të Shkodrës, nga vij unë. Mendoj se i kam dhënë shenjat e këtyre pakënaqësive dhe nuk kanë pse të habiten. Kam folur për lumin Drin si një urgjencë kombëtare, kam folur për Universitetin e Shkodrës”, tha Koçeku për Euronews Albania.

Sa i përket ndërhyrjes në Theth, Koçeku u shpreh se nuk kishte folur në atë kohë, pasi ende nuk e kishte marrë mandatin e deputetes. Më tej, ligjvënësja tha se mënyra se si u zhvillua ndërhyrja në zonën turistike ishte e pabesë dhe arrogante.

“Ndërhyrja në Theth ka ndodhur disa muaj para se unë të merrja mandatin e deputetes dhe nuk e ushtroja ende atë detyrë. Unë nuk jam dakord me mënyrën se si është ndërhyrë në Theth. Pabesia dhe arroganca kanë qenë shumë të mëdha. Unë i njoh njerëzit e mi dhe fyerjet gjatë ndërhyrjes kanë qenë të rënda. Një gjë është thënë gjatë fushatës dhe një tjetër është bërë më pas. Kam qenë kundër mënyrës së ndërhyrjes, sepse në atë zonë nuk i është vënë kurrë tritol askujt. Nuk i është vënë kurrë tritol malësorit dhe thethjanit. Ky është një dëm shumë më i madh se dëmi ekonomik që i është shkaktuar asaj zone”, tha më tej Koçeku.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu