Medvegja – e harruar apo e braktisur?

Shkrime relevante

Një ditë që nuk harrohet në Radavc të Pejës, ka takime që zgjasin disa orë, por kujtimi i tyre zgjat nji jetë

Astrit Qazim Memia, Tropojë Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar Mullini i historisë që...

BIA e Serbisë po e shfrytëzon Islamin për agjendat e veta antishqiptare

DOKUMENT: BIA serbe prezente në Kosovë, po e përdorin ISLAMIN? DEBAT...

Në Gjenevë u shënua Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim...

Bekim Sejdiu President, a po i kthehet Kosova profilit institucional?

Gjatë shërbimit të tij diplomatik në Nju Jork, Prof. Dr. Bekim...

Një deklaratë e papërgjegjshme nga Podgorica?

Nga Frank Shkreli ___ Në kulmin e pushimeve evropiane, Podgorica hedh një bombë...

Shpërndaj

Muharrem Salihu, Romë, Itali

Prej vitesh e ngre zërin për Medvegjën. Jo sepse është më e rëndësishme se Presheva apo Bujanoci, por sepse është ajo pjesë e trungut shqiptar që sot po përballet me sfidën më të madhe për mbijetesë.
Me sinqeritet më duhet të them se më dhemb fakti që, edhe gjatë vizitave të nivelit më të lartë shtetëror nga Shqipëria, ndalesa bëhet në Preshevë dhe Bujanoc,ndërsa Medvegja mbetet sërish jashtë agjendës. Kjo krijon përshtypjen se një komunitet i tërë po lihet në harresë.
Ndërkohë, Medvegja po përballet me pasivizimin e adresave, me largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre, me tkurrjen e përfaqësimit institucional dhe me një presion të vazhdueshëm që rrezikon të ndryshojë përgjithmonë realitetin demografik të kësaj treve. Çdo adresë e pasivizuar nuk është vetëm një procedurë administrative; është një familje shqiptare më pak, një zë më pak, një e drejtë më pak dhe një goditje ndaj pranisë sonë historike në këto troje.
Nuk e shkruaj këtë për të kritikuar askënd. E shkruaj sepse besoj se dashuria për kombin matet edhe me kujdesin që tregojmë për pjesën më të pambrojtur të tij.
Medvegja nuk kërkon privilegje. Kërkon të mos harrohet. Kërkon praninë e institucioneve tona, vizita zyrtare, mbështetje konkrete ekonomike, arsimore e kulturore, si dhe një angazhim të vazhdueshëm diplomatik për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë aty.
Screenshot
Unë do të vazhdoj ta ngre zërin për Medvegjën, sepse heshtja nuk është zgjidhje. Nuk mund të flasim për Luginën e Preshevës dhe të lëmë jashtë Medvegjën. Nuk mund të flasim për unitet kombëtar, ndërsa komuniteti shqiptar që përballet me sfidën më të madhe të mbijetesës të mbetet në periferi të vëmendjes sonë.
Dhe mbi të gjitha, duhet të kemi një ndërgjegjësim të qartë: mbrojtja e Medvegjës është barriera kryesore për mbrojtjen e shqiptarëve në Serbi.
Nëse mbrohet Medvegja, forcohet edhe pozita e shqiptarëve në Preshevë dhe Bujanoc. Nëse Medvegja dobësohet, pasojat nuk do të kufizohen vetëm aty, por do të prekin edhe Bujanocin dhe Preshevën.
Shtëpi e braktisur në Medvegjë
Prandaj, Medvegja nuk është thjesht një çështje lokale. Ajo është një prioritet. Vëmendja ndaj saj duhet të jetë maksimale, angazhimi institucional i pandërprerë dhe mbështetja politike e diplomatike e pakursyer.
Veterani i Aktrimit Çun Lajçi në një fshat të braktisur të Medvegjës
Kujdesi ndaj Medvegjës nuk është vetëm mbrojtje e një komune. Është mbrojtje e dinjitetit kombëtar, e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe e së ardhmes së gjithë shqiptarëve ne Serbi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu