Mendime të Xhevat Gjinit për “mërgatën e qyqeve të reja”…!

Shkrime relevante

Një ditë që nuk harrohet në Radavc të Pejës, ka takime që zgjasin disa orë, por kujtimi i tyre zgjat nji jetë

Astrit Qazim Memia, Tropojë Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar Mullini i historisë që...

BIA e Serbisë po e shfrytëzon Islamin për agjendat e veta antishqiptare

DOKUMENT: BIA serbe prezente në Kosovë, po e përdorin ISLAMIN? DEBAT...

Në Gjenevë u shënua Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Forcë

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, në bashkëpunim...

Bekim Sejdiu President, a po i kthehet Kosova profilit institucional?

Gjatë shërbimit të tij diplomatik në Nju Jork, Prof. Dr. Bekim...

Një deklaratë e papërgjegjshme nga Podgorica?

Nga Frank Shkreli ___ Në kulmin e pushimeve evropiane, Podgorica hedh një bombë...

Shpërndaj

Gjevat Gjini, Viti

Mërgata e qyqeve të reja

Neve, kësaj here më shumë na intereson ajo pjesë e këtyre kontingjenteve që janë jashtë vendit – mërgimtarët… Po i ndjek me vëmendje deklaratat, qëndrimet, lëvizjet dhe organizimet e tyre a la mërgatë e qyqeve për rrëzimin e Qeverisë legale dhe legjitime, më saktë për destabilizimin e shtetit tonë kombëtar, Republikës së Shqipërisë! Të gjithë këta, me ndonjë përjashtim të vockël, sot janë “aktivistë të devotshëm” të LVV-së albiniste, të multi VLEN-it, të PDSH-së berishiste dhe të partizave të këtij krahu, që ishin dje dhe janë edhe sot në anën e gabuar të historisë…
Dekor ose stoli e kësaj mërgate qyqare janë bërë edhe disa veprimtarë dhe atdhetarë të dikurshëm!!
Mërgata e dy dekadave të fundshekullit XX-të nuk u bë kurrë pjesë e fushatave dhe veprimtarive kundër shtetit tonë kombëtar. Mërgata e atyre dy dekadave ishte e përfshirë në fushata dhe veprimtari të organizuara për çlirimin dhe bashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë…
Pjesa e mërgatës, fatmirësisht pakicë, që sot po angazhohet për rrëzimin e Qeverisë legale dhe legjitime në Tiranë, për destabilizimin e Republikës së Shqipërisë, ma kujton mërgatën e qyqeve…
Në kohën kur Kosova shqiptare përballet me shumë probleme të brendshme politike, ekonomike e sociale dhe me ndërhyrje e kërcënime nga jashtë, “burrat” e LVV-së dhe të grupeve islamiste-shqiptarofobe janë mobilizuar për t’i “zgjidhur” problemet e shtetit tonë kombëtar!? Në kohën kur populli shqiptar në Maqedoni përballet me shtypje, padrejtësi e probleme të mëdha ekonomike e sociale, “trimat” e LVV-së e të VLEN-it janë angazhuar për “stabilizimin” dhe “mirëqenien” e shtetit tonë kombëtar!? Dhe, sidomos, në kohën kur shqiptarët autoktonë në Serbi e Mal të Zi (të mos flasim për shqiptarët në Greqi e Turqi) po luftojnë për jetë a vdekje (të jenë a të mos jenë?) janë ngritur “aktivistët” e LVV-së e të VLEN-it, kryesisht me origjinë jugokosovare e jugotitiste, për ta “drejtuar” shtetin tonë kombëtar, për ta përmbysur qeverinë në Tiranë me kryengritje e revolucion, njësoj si dikur mërgata e qyqeve!?
Do të ishte në nderin dhe krenarinë e këtyre “aktivistëve” po të angazhoheshin e të derdhnin energji për përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore politike, ekonomike, qytetare e kombëtare të bashkëkombësve të tyre në Maqedoninë tonë, në Mal të Zi, në Serbi, Greqi, Turqi, etj.
Do të ishte e kuptueshme dhe e dëshirueshme që këta “aktivistë patriotë” të angazhoheshin për ndërtimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me shtetin tonë kombëtar dhe për forcimin e unitetit kombëtar ndërshqiptar deri në zgjidhjen e plotë të çështjes shqiptare…
Do t’i bënin nder vetit dhe kombit sikur këta “burra” të LVV-së e të VLEN-it të angazhoheshin e të derdhnin energji pa u kursyer për krijimin e një Ministrie Kombëtare për Mërgatën, për organizimin e shkollave shqipe dhe për ngritjen e qendrave kulturore shqiptare (në vend të qendrave të huaja fetare)…
Nder i madh do të ishte për këta njerëz po të angazhoheshin për krijimin e ndërmarrjeve – bizneseve në Atdhe dhe për kthimin e sa më shumë të rinjve nga mërgimi…
Ka edhe nja 100 veprimtari tjera me interes për Atdheun që do t’ju nderonin juve që po bëni fushatë, propagandë dhe veprimtari kaq absurde kundër shtetit tuaj e tonit kombëtar…
Prandaj, thirrni mendjes dhe hiqni dorë nga kjo veprimtari antishqiptare, nëse nuk doni të mbani në ballë vulën prej jugo-kosovarësh e jugo-titistëve dhe nëse nuk doni t’i zini vendin mërgatës së qyqeve…

***
Ibrahim Kelmendi thotë se këtë fragment e ka huazar nga:

https://www.epokaere.com/…/mergata-e-shqiptareve-dhe…/ 

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu