
Snezhana Paunoviq po flet me gjuhën e Millosheviqit – shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë rikthimin e politikave të spastrimit etnik
Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunović përbën një shfaqje ekstreme të shovinizmit dhe mendësisë fashiste, të cilën e dënoj me indinjatën më të thellë. Duke shprehur keqardhje publike që nuk u krye spastrim etnik i plotë ndaj popullit shqiptar në Kosovë, ajo po përdor gjuhën e drejtpërdrejtë të Slobodan Millosheviqit, duke rehabilituar krimet kundër njerëzimit dhe duke ringjallur politikat gjenocidale të së kaluarës.
Snezhana Paunović, koha e ëndrrave tuaja shoviniste për zhdukjen, dëbimin ose nënshtrimin e shqiptarëve ka përfunduar përfundimisht. Populli shqiptar sot është shumë më i fortë politikisht, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht sesa në çdo periudhë tjetër të historisë së tij moderne. Ne nuk do të lejojmë kurrë rikthimin e politikave të spastrimit etnik dhe, në ndonjë rast agresioni nga Serbia, ne do t’i korrigjojmë gabimet historike dhe nuk do të ndalemi deri në Nish.
Po ashtu, së shpejti do të marrë fund përdorimi politik dhe propagandistik i trashëgimisë fetare me objektet mesjetare ortodokse që sot i kontrolloni nëpërmjet intrigave. Këto monumente më nuk mund të shërbejnë si instrumente për pretendime territoriale apo ambicie shoviniste. Së shpejti këto kisha dhe manastire do të çlirohen nga uzurpimi juaj.
Serbia, në vend që të prodhojë deklarata të tilla të papranueshme, duhet të përballet me të kaluarën e saj të errët, të kërkojë falje për krimet e kryera dhe të braktisë njëherë e përgjithmonë gjuhën e urrejtjes dhe të gjenocidit. Çdo rrugë tjetër çon vetëm në izolim politik, moral dhe historik.
Ne nuk kam asnjë frikë nga kërcënimet apo nga nostalgjia për regjimet e dështuara. Do të mbrojm me vendosmëri të plotë të drejtat, historinë dhe dinjitetin kombëtar shqiptar, duke mos lejuar që gjuha e urrejtjes të normalizohet në rajonin tonë.


