ARKIVI:
15 Korrik 2026

Pse nuk mund të jetë Përparim Rama kryetar i LDK-së?

Shkrime relevante

Kur mohimi i historisë bëhet më i rrezikshëm se kërcënimi i armikut!

Preview (hap në një skedë të re) Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës,...

Gjuha e Snezhana Paunoviq për rikthimin e politikave milosheviqiane të spastrimit etnik, do të luftohet nga shqiptarët

Basri Beka, Prishtinë Snezhana Paunoviq po flet me gjuhën e Millosheviqit –...

Pse nuk mund të jetë Përparim Rama kryetar i LDK-së?

Idriz Zeqiraj, Gjermani _____      Janë dy pengesa bazike që pamundësojnë pranimin...

Fjala ime në Vlorë, poezi nga Atdhe Geci

Nga: Atdhe Geci Poezi FJALA IME NË VLORË Në breg të detit  jam  ulur ...

Kërmat politike serbe si Snezhana Paunoviç lindin për faj të shqiptarëve

Pamje nga Masakra e Mejes e bërë në luftën e fundit...

Shpërndaj

Idriz Zeqiraj, Gjermani
_____
     Janë dy pengesa bazike që pamundësojnë pranimin e Përparim Ramës në kryesimin e LDK-së:
     1) Një LDK e djathtë, nuk mund ta pranojë një kryetar të majtë. Një kthim në hershmëri, trashëgimia e familjes të Ramës është majtiste. Madje në vitet 60-a, një familjar i tij ishte kryekomunar i Podujevës. Për rastin që citova, nuk kam asnjë paragjykim, madje kam konsideratë si familje hershëm e shkolluar. Por, thjeshtë, si dëshmi e brumit të hershëm majtist.
      Kryekomunari i Prishtinës, Përparim Rama, me qasjen politike admiruese majtiste, pa përfillur Lidershipin e LDK-së, e cila e bëri faktor në skenën politike të Kosovës, amnistoi dhe rehabilitoi, ekstremin e majtë, sinonim të krimit dhe të hajnisë zyrtare. Ai ka lënduar mijëra familje të së djathtës të Kosovës, të goditura nga kriminelë të strehuar në subjektet politike të së majtës staliniste, të vetëshpallura, kinse, të djathta.
     Shpërfillja sfiduese dhe skajshëm e vrazhdë dhe hiç e fisme, e Përparim Ramës, ndaj Lidershipit të LDK-së, për koalicionin bashkëqeverisës  komunal, ishte unike në marrëdhëniet drejtues të pushtetit komunal dhe atij partiak qendror. Flirti, koketimi, bërja njësh me  PDK-në, kundërshtare e Lidershipit aktual të LDK-së, në këtë “krizë” të sajuar qëllimshëm, është domethënës!
     Pengimi i bashkimit dhe profilizimit të së djathtës të Kosovës, të nismuar nga kryetari Lumir Abdixhiku dhe Dr. Vjosë Osmani, ka për synim vazhdimin e miqësisë me persekutorët e LDK-së dhe futjen e saj nën tutelën e të majtës PAN-iste.
     Rrjedhimisht, klanorët e Isa Mustafës, pasi e rrënuan, tani duan rekuiemin e LDK-së, duke e bërë edhe një ndarje të radhës.
    2)  Rasti paraprijës i drejtimit të LDK-së të djathtë, nga një parashutist majtist, Isa Mustafa, të bëmat e tij për degradimin e LDK-së, deri në degjenerim, duke e rikthyer monizmin partiak, me ndalimin e debatit brenda partiak dhe zëvendësimin e votimit të fshehtë, me “zgjedhjen aklamative”, fiktive, me ngritje dore, janë përvojë e hidhur dhe kriminale. Andaj, përjashtojnë mundësinë e përsëritjes të parashutizmit, tërësisht, të dështuar, madje jashtë kohës dhe hapësirës, për një shoqëri plurale dhe digjitale.
     E njëjta gjë vlen edhe për klanorët fanatikë të Isa Mustafës, sepse heshtja e krimit penalizohet. Dhe ata e kanë konsumuar këtë nen, klauzolë juridike. Partizanët e Mustafës ishin skllevër të shekullit 21 digjital. Sepse aprovuan dhe votuan marrëveshje fatale, deri në tradhti kombëtare për Kosovën. Kulmuan në të keqen e madhe, kur shkelën porosinë-amanet të Presidentit Rugova, të mos ngritën në pozita të larta kuadro të shantazhuar dhe të penalizuar.
     Raradoksalisht, kundërshtarët e kryetarit Lumir Abdixhiku, janë edhe kundërshtarë të Vjosë Osmanit, edhe pse ajo u bë kurban i mbrojtjes të LDK-së dhe të vetë rugovizmit. Ajo denoncoi dhe protestoi kundër parashutizmit të kryetarit Mustafa, në krye të LDK-së, nga Hashimi dhe PDK-ja e tij.
     Thirrja e saj kundër “rënies së lirë” të partisë së Rugovës, ishte protestë rebeluese edhe kundër qyqarllëkut të 355 delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm, përjashto ca gishtat e një dore, të cilët reaguan në mbrojte të reformatores luftarake, Vjosë Osmanit. Për ta sjellur ndryshimin, respektivisht, largimin e komandantëve zullumqarë, Vjosë Osmani dhe Donikë Gërvalla, u koordinuan me LVV. Refuzimi i “komandantëve” u konfirmua edhe nga populli i Kosovës, me votën masive që vazhdon t`i jepë koalicionit të LVV, në mënyrë të përsëritur.
     Krimi vrastar politik, hajnia zyrtare, kontrabanda galopante dhe pisllëqe të tjera, e bënë të domosdoshme ndryshimin e sundimit kriminal, në shoqërinë kosovare. Ishin Shërbimet Informatike të shteteve mike të Kosovës: SHBA-së, Gjermanisë dhe Anglisë, të cilat kishin bërë përgjimet e kontrabandës miliardshe të disa komandantëve të Kosovës, me Listën Serbe.
     Gazetari ndërkombëtar serb, Mirosllav Kërstiç, ka denoncuar dhe akuzuar disa nga komandantët e Kosovës, se përmes kontrabandës, me banditët serbë të veriut të Kosovës, pasuruan dhe forcuan Listën Serbe, e cila vazhdon zullumin ndaj popullit serb të Kosovës dhe kundërshtinë e vrazhdët ndaj shtetit të Kosovës, me mbështetjen e hapur nga Beogradi zyrtar!
     SHBA i denoncoi kontrabandistët shqiptaro-serb, disa  i shpalli “non grata”, por disa të tjerë i vuri në “listën e zezë”, duke mos i publikuar ende emrat e tyre. Megjithatë, populli i Kosovës i njeh “si paren e kuqe”, kontrabandistët vendorë hajnorë, flirtues edhe me shërbimet informative armike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu