‘Njëqind e trembëdhjetë vitet e vetmisë së Çamërisë’

Shkrime relevante

Tash mësohet në Gjermani e Europë se kush kishte plane apo ishin vegla që përdoreshin

Merita Leka Tash fillon ne Gjermani me u pa kush ka pasë...

Kur historia shqiptare “hyn në xhami” dhe prej saj del me “pasaportë osmane!”

Lirim Gashi, Prizren ____ KUR HISTORIA SHQIPTARE HYN NË XHAMI DHE DEL PREJ...

Thirrje nga Mitrovica për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Letër për bashkëveprimtarët e mi dhe...

Protesta që nuk po bëhet revoltë, pse PDK–AAK nuk po e “tronditin” Kurtin?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ka ca ditë që, para...

Shpërndaj

Nga: Fahri Dahri, studjues i çështjes së Çamërisë

VO: “Nëse kërkohet pastërtia dhe përgjegjshmëria europiane e zbatimit të të Drejtave Universale të Njeriut, atë e gjeni edhe tek qendrimi 82 vjeçar ndaj genocidit grek kundër banorëve autoktonë të rajoni etnik shqiptare të Çamërisë”.

PËRSHËNDETJE MIQ TË NDERUAR!

Mirëdita miq!.Sot (22/07/2026) doli nga botimi libri me titull: “Njëqind e trembëdhjetë vitet e vetmisë së Çamërisë”. 172 fq.

1)- Në këtë botim një vend i veçantë i jepet mekanizmave mashtruese të vjedhjeve të pronave të paluejtshme të shqiptarëve të Çamërisë nga shteti grek me Reformën Agrare në çerekun e parë të shek. XX.

Për tu kuptuar dëmet e mëdha dhe shpronësimet e atyre banorëve, duke përdorur ato mekanizma, kam bërë llogaritjet përkatëse, në dy qendra banimi të Thesprotisë/ Çamërisë. (Llogaritjet janë bazuar në shifrat e pasqyruara me të dhëna jo të plota).       Jam munduar t’i  bëj sa më të kuptueshme për lexuesin.

2)- Përfshihen 11 pika, të cilat duhen mbajtur parasysh nëse shteti shqiptar do të arrijë ta vendosë në agjendën Ndërkombëtare problemin kombëtar, tashmë të njohur si “Çështja Çame” dhe genocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

3)- Në këtë botim, trajtoj me vërtetësi disa ngjarje të frikshme të përdorura nga shteti grek ndaj çamëve, duke përfituar nga “vetmia” dy shekullore e banorëve autoktonë të Çamërisë.

4)- Kam përfshirë disa bashkëbisedime me miqtë e mi të nderuar, të cilët më kanë mbështetur në trajtimin serioz të ngjarjeve të rënda ndërshekullore të diktuara atyre banorëve nga shteti dhe kisha greke; si dhe nga shteti shqiptar, gjatë periudhës nga 1913 e deri në vitin 1990.

5)- Jam përpjekur të sqaroj konceptin tonë shqiptar në përcaktimin e kombit, duke e shkëputur nga përcaktimet e fqinjëve tanë shtetëror që e bazojnë atë mbi bazën e besimit fetar. Këtu jam ndalur fort në dëmin e madh demografik që na është shkaktuar gjatë 200 viteve, krahas asimilimit edhe me dëbime, dhunime, vrasje, masakra, shpronësime, me cilësime etnie si kombas turq, grek, serb, etj.

6)- Botimi përfshin rëndësinë e madhe të ngjarjes historike të Kongresit të Manastirit. Po ashtu trajtohen qëllimet keqdashëse të Fuqive të Mëdha, duke përdorur coptimin e trojeve etnike shqiptare në katër vilajete.

Shqipëria në vitin 1910 kishte një sipërfaqe prej 90,187 km², sipas vilajeteve paraqitej:

Vilajeti i Shkodrës kishte një sipërfaqe prej 10,887 km2;

Vilajeti Kosovës me një sipërfaqe 32,900 km2;

Vilajeti i Manastirit  me një sipërfaq 28,500 km2,

Vilajeti i Janinës me sipërfaq 17,900 km2.

Gjithësej të katër vilajetet shqiptare, në vitin 1910 kishin 3,804,000 banorë. Në struktrë shqiptarët zinin 66 përqind; ndërsa popullsia e përzier e maqedonasve, vllehëve dhe bullgarëve ishte 16%, serbët rreth 5%, grekët rreth 4%.  Edhe në këtë moment historik, Fuqitë e Mëdha nuk morën në konsideratë strukturën përbërëse të popullsisë, ku 66 përqind, ose 2.511,000 ishin shqiptarë, por i dhanë përparësi përkatësisë fetare në formimin e shteteve, siç ndodhi me vendimet e Kongresit të Berlinit.

Së fundi, shpreh falenderime për miqtë e mi, profesor Hajredin Isufi, profesor Fatmir Terziu, profesor Resmi Osmani, profesor Selman Sheme, profesor Eshref Ymeri, poetin, shkrimtarin dhe studiuesin Namik Selmani, Z. Faruk Myrtaj, etj. të cilët më kanë dhënë kurajo dhe nxitje për të nxjerrë në dritë, të vërtetat historike, gjeografike, mitet, legjendat, që nga antikiteti deri në ditët e sotme të fisit të lashtë të thesprotëve (nga Mesjeta-çamëve). Po ashtu falenderoj të gjithë miqtë, shokët, anëtarët e nderuar në “Facebook”, “Fjala e Lirë”, “Zemra Shqiptare”, “Drini”, “Nacional”, etj. ku kemi komunikuar pizitivisht, me dashamirësi dhe mirëkuptim reciprok. Në botimet e mia, jam frymëzuar nga ngjarje dhe vende ku jetova, që nga lindja 18/12/1937 dhe ato që kam vizituar dhe hulumtuar gjatë jetës derisot 26/06/2026.  Të gjitha librat e mia kanë rëndësi të veçantë, prandaj i konsideroj autobiografike. Gjithçka që kam botuar, janë rrjedhojë e ndjenjave, mallit dhe dashurisë që kam patur dhe kam për Vendlindjen dhe banorët e krahinës shqiptare të Çamërisë. Në asnjë rast nuk jam nisur për lavdi, po ashtu aspak për fitime materiale apo financiare, është kontribut personal për vendlindjen time dhe të të parëve tanë. Falenderoj familjen time që më krijoi kushte të favorshme për të realizuar Amanetin e prindërve, vetëdijen Universale për lartësimin real të Atdheut tonë; thirrjen e ndërgjegjes për nxjerjen në dritë të vërtetave historike, të fshehura dhe të fshira dhunshëm nga faktori njerëzor i fqinjëve shtetërorë, Fuqive të Mëdha dhe në disa raste të elemetit të brëndshëm.

Ju uroj përzëmërsisht jetë, shëndet, mirësi dhe begati Juve dhe familjeve tuaja. JU uroj vazhdimësi në rrugëtimin e krijimtarive tuaja nëpërmjet të vërtetave dhe dashurisë për mbarëvajtjen e shoqërisë tonë! Ndjej kënaqësi që në dekadën e fundit nëpërmjet rrjeteve publike shtova njohje të reja me miq të tjerë të mrekullueshëm.

Respekt për Ju, miku juaj!   Studjues Fahri Dahri.

Tiranë, më 22 korrik 2026.

Shënim: Si sot plot 82 vjet më parë familjarisht jemi larguar dhunshëm nga shtëpia ku kam lindur në “ÇAMËRI”.

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. I nderuar z.F.Dahri . Me kërshëri lexoj shkrimet e juaja për historinë e popullit tonë të shkëputur e ndarë nga trungu amtar e sidomos historisë së Camërisë që ju e botoni në cdo rast .Përsëritja nuk dëmton ,përkundrazi na bën të kujtojmë të ” harruarit ” , Camët .Në Shqipëri deri më 1990 sinqerisht ekzistonte një antipati , jo respekt për Camët .Dhe kjo frymë armiqësore e përhapur nga rregjimi basdart e shtypës të komunistëve . Muhaxhirët e tjerë nuk shiheshin si Camët .Shqiptarët Camë u shitën qysh më 1947 , 48 , 49 kur u detyruan të braktisnin pronat e tyre ,pikërisht nga vëllezërit mikpritës komunistë .S”kemi pse të akuzojmë grekët pas 1950 kur faji është tek qeveria shqiptare .E më keq ky qëndrim vazhdon dhe në post komunizëm . Të rregullojmë shtëpinë tonë e pastaj të merremi me fqinjët .Mjerisht unë e shoh cështjen Came të humbur , të pamundur pasi kundërshtari , armiku është më i rregullt në planin e tij . Nga kureshtja i kam shëtitur ato vende , Filat , Gumenicë etj. e për besë nuk dëgjova një fjalë shqip .Apo banorët bënin sikur nuk kuptonin ??? Jo .Ky imponim në Greqinë e 2026 nuk ekziston .Po në dekadat e 70 , 80 , 90 ka pas detyrim nga organet greke të ndaloheshin gjuhët , shqipe / arvanitase e maqedonse .Por sot jo . Ju përgëzoj për besimin tuaj se mund të fitohet me kujtime e faktet e vërteta ! Një humbje duke besuar është me e lehtë ! Tungjatjeta z.Historjan i nderuar .!

  2. Urime të përzemërta studiuesit të palodhur Fahri Dahri për botimin e librit “Njëqind e trembëdhjetë vitetet e vetmisë së Çamërisë. ” Padyshim, ky botim është fryt i një pune të gjatë kërkimore dhe i një përkushtimi të rrallë për ta mbrojtur të gjallë kujtesën historike të Çamërisë.
    Në një kohë kur e vërteta historike shpesh anashkalohet ose shtrembërimet, zëri i studiuesve serioz merr rëndësi të veçantë.
    Jam e bindur se ky libër do të jetë një kontribut i vyer për historiografinë shqiptare, për studiuesit dhe për brezat e rinj që duhet ta njohin të kaluarën e kombit të vet.
    Çamëria mbetet një plagë e hapur në kujtesën historike të kombit shqiptar, dhe çdo studim qe ndriçon të vërtetën është një kontribut i çmuar për ndërgjegjen tonë kombëtare.
    Ju falënderoj për punën kërkimore, përkushtimin dhe guximin intelektual për të sjellë para lexuesit një vepër qe sfidon harresën dhe i shërben së vërtetës.
    Ju uroj shëndet, frymëzim dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë tuaj shkencore!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu