ARKIVI:
6 Gusht 2026

Vizitë e suksesshme Qëndresës heroike të Llapit për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Shkrime relevante

Bekim Halimi, “mos i ha foret e Olsit”, se mund të përfundosh edhe më keq se Non Grata

Tim Shkupi, Shkup ____ Për Olsin e kombit të sulltan MahMutit: Nuk ka "imam...

Disa analiza të teksteve të shenjta, të trajtuara me një qasje akademike dhe të bazuara në aksioma logjike

Korab Rashiti, Zvicër Ja disa analiza të teksteve të shenjta, të trajtuara...

“Kryengritja myslimane” në rrjetet sociale pas shpalljes Non Grata të dy personave nga Maqedonia

Taip Taipi, Tetovë ____ Pas shpalljes non grata të dy personave nga Maqedonia,...

Vizitë e suksesshme Qëndresës heroike të Llapit për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Nga: Saim Tahiraj ___ Shoqata Humanitare Kulturore "Sali Çeku" në Zvicër nga homazhet...

Shpërndaj

Nga: Saim Tahiraj
___
Shoqata Humanitare Kulturore “Sali Çeku” në Zvicër nga homazhet tradicionale pêr të përkujtuar qëndresen heroike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovês në vendlindjen e Heroit Sali Çeku në Deçan, sivjet ka nderuar luftën heroike të shqiptarëve në treven e Llapit.
Nën drejtimin e Ekrem Shehollit, nënkryetar i Shoqatës ” Sali Çeku” në Zvicer dhe me ndihmën e Këshillit organizativ në Podujevë, sivjet bënë vizita te shumica e veprimtarëve dhe luftëtarëve për liri e pavarësi në këtë komunë, pêr të pêrkujtuar dhe nderuar sakrificën deri në flijim të përsonaliteteve më emblematike që kontribuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Të udhëhequr nga kryetari i Shoqatës në Zvicer Saim Tahiraj bashkë me djemtë nga Deçani e Peja, Dinë Gashin, Muhamet Krasniqin, Rasim Gashin, Halil Shabanajn, e Shaban Morinën, ju bashkuan djemve të Llapit: Ekrem Shehollit, Agron Pajazitit, Ethem Ajetit, Fahrudin Muratit, Islam Visokës, Osman Shehollit, Hamdi Jahës, Zejnë Zejnullahut e Mehmet Breznices dhe tërë ditën me një Program të ngjeshur vizituan vendet e Qëndreses heroike në treven e Llapit.
Vizitën e nisën nga zyra e Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpëtim Bulliqit, pasi kishin ngrënë mëngjesin nê resortin e njohur turistik të Llapit, ku u priten në fillim nga Këshilli organizativ me atdhetarët tjerë dhe familjarët e Ali Ajetit, Hakif Zejnullahut e Zahir Pajazitit, të cilët na shorëruan tërë ditën edhe përkundër një vape të madhe.
Ethem Ajeti edhepse ishte afër të 80 tave, pati vullnetin të qëndrojē me ne deri në darkën lamtumirëse në Orllan in e Zahir Pajazitit në brigjet e Liqenit të Batllavës.
Bashkë me kryetarin e Komunës bënë vizitë në qytetin e Podujevës ku nderuam dy figurat emblematike Dr. Ibrahim Rugovë e Adem Demaqin, pranë shtatoreve që zbukuronin sheshin e qytetit, të mbushur njerëz në këto ditë të pushimeve verore.
Pastaj ndaluan në qytet pranë permendorës së Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve që ranë me te Edmond Hoxhes, Akif Zejnullahut Zahir Pajazitit e Ilir Konushevcit dhe qëndrestarëve të tjerë të shenjëzuar nê rrugët e Podujevës.
Derisa kryetari, pas shoqêrimit në qytet ju kthy punës dhe veprimtarisë në komunë Shoqata vazhdoi në drejtim të treves së Llapit në pika tjera të shenjëzuara të qëndreses heroike llapjane.
Kryesia e Shoqatës ” Sali Çeku” vizitoi përmendoren e trimave Bahri e Fahri Fazli dhe të qëmdrestarëve të tjerë, për tu ndalur pranë lapidarëve të intelektualëve Enver Maloku e Xhemil Mustafa të vrarë pas lufra nga dora tradhëtare, fatkeqsisht të paidenrifikuar ende.
Një vizitë te të rënët në luftën heroike të organizuar mirë nga Zona operative e UÇK së në Llap, u mahnitën kur hynë në Muzeun e Z.O.LL. i rrallë në Kosovë dhe një dëshmi që Llapi Heroik din t i çmojë dhe nderojë vlerat sublime të luftës heroike. Ky Muze me artefaktet e shumta është një shembull që do të duhej të ndiqej edhe nga zonat tjera në Kosovë. Nga aty në vazhdim vizituan lapidarin e Afrim Zhitisë i njohur për qëndresen heroike në Llap.
Bashkë me Athem Ajetin e Islam Visokën undaluan edhe vizituan edhe vendin e shenjëzuar ku ka vepruar Çeta e lavdishme e Llapit dhe ka bërë qëndresen e saj heroike për të vazhduar viziten në vendlindjen e Hakif Zejnullahut e për ta përfunduar te Kulla e Zahir Pajazitit në Orllan.
Një ditë e lodhshme përmes vapës por e lavdishme, u njohën për së afërmi me Historinë e lavdishme të Llapit dhe gjografinë e qëndresës.
Ajo që që la mbresa nga kjo vizitë ishte:
– Qëndresa heroike e Llapit
– Fryma përbashkuese e këtyre qëndrestarëve,
– Mikpritja llapjane e njohur për trimëri, burrëri e heroizëm.
Shoqata ” Sali Çeku ” falenderoi për pritjen vëllazërore të llapjanëve dhe për familjarët e Heronjëve e dëshmoreve dhuroi librin ” Sali Çeku – veprimtaria oolitike dhe ushtarake” të akademikut Frashër Demaj dhe disa Mirënjohje me figurën e Sali Çekut.
Saim Tahiraj duke i falenderuar për pritjen e ngrohtë, i ftoi Llapjanët që të jenë pjesë e këtyre vizitave në Deçan në vitet në vijim.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Të nderuarit janë të përkushtuar për t’i nderuar e kujtuar gjithnjë të merituarit që çdo mundsi që patën mendore dhe fizike ja kushtuan lirisë dhe pavarësisë së Kosovës Dardane, si në Rrafshin e Dukagjinit në Llap e Gollak e kudo në Kosovë.Shoqata Bamirëse Kulturore”Salih Çekaj” në Zvicër themeluar para 16 vitesh falë përkushtimit të bashkëluftëtarit të heroit të Dardanis Salih Çekajt, e tani edhe kryetar i Shoqatës z. Saim Tahiraj dhe nënkryetarit z. Ekrem Sheholli poashtu bashkëluftetar i Heroit Salih Çekaj organizuan me 3 dhe 4 Veror*Gusht* 2026 vizitat e heronjëve dhe dëshmorëve në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Llapin qëndrestar, me një program mirë të organizuar vizituan e nderuan të gjithë tue fillu nga Heroi Salih Çekaj me shokë e bashkëluftetarët etij të rënë dhe me viziten në Llap nga shtatorja e kryeparit të parë të Kosovës dhe historik Dr. Ibramim Rugovës, pastajvazhduan me nderimet e të gjithë të rënëve në Llap si:Zahir Pajaziti me shok, MustafëXhemajli bashkëpunëtor i kryetarit dhe lanë lule e nderime te varrezat e tyre në shenjë nderimi e kujtimi për jetën dhe veprën e tyre kushtuar atdheut.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu