ARKIVI:
7 Gusht 2026

Manifesti i Islamit Politik, i maskuar si histori

Shkrime relevante

Manifesti i Islamit Politik, i maskuar si histori

Basri Beka, Prishtinë ___ Shkrimi i Indrit Vokshit nuk është analizë historike. Është...

Kishe e re në Zogaj të Vushtrrisë, si amanet i Gurëve të Arbërit

Luan - Asllan Dibrani, Durrës AMANETI I GURËVE TË ARBËRIT Poemë epike...

Monolog i Hasan Ramadanit, poezi elegjiake nga Arif Ejupi

MONOLOG I HASAN RAMADANIT Poezi (Kushtuar dëshmorit të kombit Hasan Ramadani, vrarë më...

Kërkah su bie tamam partive tona politik!

Gani I. mehmeti Disi, ose ne nuk po i kuptojmë, ose vetë...

Kur përgjegjësia del nga shinat e trenit

Lekë Mrijaj, Klinë ____ Që nga përfundimi i luftës, Kosova ka përjetuar një...

Shpërndaj

Shkrimi i Indrit Vokshit nuk është analizë historike. Është propagandë e islamit politik, e ndërtuar mbi përzgjedhje të njëanshme faktesh, interpretime tendencioze dhe disa gabime elementare.
Traktati i Parisit i vitit 1856 nuk e “pranoi Islamin si europian”. Pranoi Perandorinë Osmane në Koncertin Europian të Fuqive për arsye të ekuilibrit strategjik, sidomos për të frenuar Rusinë. Të kthesh një marrëveshje gjeopolitike në “certifikatë europianizimi të Islamit” është manipulim.
Pastaj përdoret Skënderbeu me një citat të diskutueshëm e të paverifikuar si burim primar, ndërsa harrohet fakti themelor: Skënderbeu luftoi për dekada kundër zgjerimit osman dhe ishte pjesë e projektit europian të rezistencës ndaj tij.
Edhe pretendimi se shtetet italiane nuk ndërmorën luftëra kundër osmanëve për 400 vjet është thjesht i pavërtetë. Venediku zhvilloi luftëra të shumta me Perandorinë Osmane.
Dhe kur një “historian i internetit” ngatërron Kongresin e Vjenës 1814–1815 me ngjarjet e vitit 1833, pastaj na jep leksione për historinë politike të Europës, problemi bëhet edhe më i qartë.
Fakti që Franca, Britania apo fuqitë e tjera europiane herë luftuan me osmanët e herë bashkëpunuan me ta nuk dëshmon “europianizimin e Islamit”. Dëshmon realpolitikën dhe interesin shtetëror.
Por propaganda ka një qëllim të qartë: të ndërtojë ekuacionin absurd Islam = Europë = Perëndim, dhe prej aty të nxjerrë përfundimin se kush kundërshton islamin politik qenka kundër Europës.
Jo, zoti Vokshi.
Feja është e lirë. Islami është i lirë. Por Islami politik nuk është Europa dhe nuk është laiciteti.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për një identitet të importuar nga klerikë apo ideologë politikë. Kanë nevojë për shtet laik, qytetari europiane dhe liri të besimit pa pushtet fetar mbi shtetin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu