
Foto e publikuar nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë
Ambasada e Hungarisë në Kosovë përkujton gjeneralin Hunyadi Janos: Kishte aleat Gjergj Kastriotin Skënderbeun
Sot, në historinë hungareze, përkujtohet vdekja e Hunyadi János, i cili, sipas legjendës, vdiq në këtë ditë të vitit 1456 nga një epidemi murtajeje që shpërtheu pas fitores së tij të madhe në Betejën e Nandorfehervar (Beograd).
“Eshtrat e Hunyadit u varrosën në Katedralen e Shën Mihalit në Gyulafehervar, e ndërtuar në periudhën e dinastisë Arpad. Megjithatë, varri i tij u dëmtua vazhdimisht nga plaçkitësit osmanë, tatarë të Krimesë dhe vllehë gjatë shekullit XVII, në periudhën e trazirave të historisë së Transilvanisë.

Me vdekjen e Hunyadi Janos, Hungaria humbi një nga gjeneralët e saj më të mëdhenj, i cili ia kushtoi pothuajse tërë jetën, pasurinë dhe aftësitë e tij politike e ushtarake mbrojtjes së kufijve jugorë të Hungarisë.
Përveç një shtatoreje në Prizren, Hunyadi paraqitet edhe në një prej vitrazheve të Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. Fytyra e tij shihet mbi supet e aleatit të tij, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, thuhet në njoftimin në Facebook të Ambasadës së Hungarisë në Kosovë.



