Më vemendje po i përcjelli rrefimet që pa na rrefejnë në TV Dukagjini, e veçmas Avdullah Prapashticen, Sabri Novosellen, Saimen…
Pasi jam njohur me Jusufin 1976-1982 , e deri te Sabri Novosella e Ibrahim Kelmendi 1981-2026, po e shfrytëzoj rastin të deklaroj se 90% intervistave ishin rrena dhe për ngritjen e vetëves.

Profesori Kadri Rexha, i afërt me Jusuf Gërvallën deri në vrasjen e tij nga UDB. Kadri Rexha ishte autor i veprës “Fati i luleve”, libër kushtuar Jusuf Gërvallës e të vrarëve të tjerë në atentatin e asaj kohe.
____
Ermal Panduri shërbehet me raportet e Bujar Hoxhes i cili ka pasur detyrë shkatërrimin e një Lëvizje shqiptare brenda dhe jashtë Kosovës, dhe poashtu sherbehet me kujtimet e deshmitarëve te kohës; Habitem , pse asnjëherë nuk e ftuan Kadri Rexhen e ndonjë tjetër.
Kush më mirë se Sefo Bejta Krasniqi, Teki Dervishi, Skender Tafaj, unë, Kadri Rexha etj e kanë njohur Jusuf Gervallën?

PS/ Sefo Bejta Krasniqi ishte inspirues dhe mësuesi i parë i Jusuf Gervallës. Letra e parë posa Jusufi doli në Gjermani , ishte shkruar Sefo Bejta Krasniqit për të na lajmëruar se kishte arritur të shpetonte edhe ai, pas ikjes sonë.

Shikoni fotografitë e demonstratës se Frankfurtit 1981 ku ne ballë ishim : Jusufi, Beharja, Reshati , Gani Azemi etj Shikojeni programin brenda ne sallë ku Jusufi kendon e Reshati reciton për t’i nxitur manifestuesit.
Me përralla nuk shkruhet historia , por me fakte, e jo me fakte te Bujar Hoxhes!



