Vendosja e arbneshëve në Zarë i Kruno Krstiq, studim me vlerë për Arbëneshët e Zarës

Shkrime relevante

Mos na shisni filozofi, mishërojeni atë !

Lekë Mrijaj, Klinë ____ Ka disa ditë që në Facebook më ka rënë...

Policia e Kosovës dhe prokuroria të marrin masa të menjëhershme ndaj portalit/faqes “Zëri i Vushtrrisë”

Basri Beka, Prishtinë ____ Bëj thirrje të fortë që Policia e Kosovës dhe...

Me rastin e protestës së disa shqipfolësve për moslejimin e ndërtimit të kishës katolike në Zogaj të Vushtrrisë

Ali Ramadan Asllani, Pejë ___ REAGIM ME SHKAS ___ Me rastin e protestimit të disa...

Kur toleranca bëhet standard i dyfishtë

Dom Nikson Shabani, Prizren Përgjigje ndaj prof Milazim Kraniqit Prof. Krasniqi, ka nje problem...

Vendosja e arbneshëve në Zarë i Kruno Krstiq, studim me vlerë për Arbëneshët e Zarës

Nail Draga, Ulqin STUDIM ME VLERË  PËR ARBNESHËT E ZARËS Kruno Krstiq, Vendosja...

Shpërndaj

Nail Draga, Ulqin

STUDIM ME VLERË  PËR ARBNESHËT E ZARËS

Kruno Krstiq, Vendosja e arbneshëve në Zarë(Doseljenje Arbanasa u Zadar), Botoi: Bashkësia lokale “Arbneshi”, Zarë, 1988

Ndonëse për diasporën  shqiptare në Zarë deri me tani janë shkruar studime dhe artikuj me vlerë nga studiues të ndryshëm, siç janë: G.Weingrandi, C.Tagliavini, T.Erberi, S.Buzoliqi, M.Qurkoviqi, I.Ajeti etj., është evidente se të gjitha këto studime janë mbështetur në një numër  shumë të kufizuar dokumentesh si në traditën e ruajtur gojore, kështu edhe të dhënat janë të pakta e aty këtu edhe të pasakta.

Një hap të rëndësishëm në lidhje me studimin e kësaj diaspore e bën  Kruno Kërstiqi, i cili në fund të veprimtarisë së vet shkencore opinionit i dhuroi dy botime me vlerë  mbi diasporën shqiptare në Zarë. Libri i parë i tij  me titull ”Fjalori i të folmëve të Arbëreshëve të Zarës”(1987),është një monografi gjuhësore që është vlerësuar lart nga kritika si kontribut me rëndësi jo vetëm për albanologjinë, por edhe për  ballkanologjinë. Ndërsa libri i dytë ”Vendosja e arbneshëve në Zarë”(1988), që po e marrim në shqyrtim paraqet studimin më të denjë deri më tani  në lidhje me shkaqet e shpërnguljes dhe vendosjen e arbneshëve në territorin e Zarës.

Dr Kruno Kërstiqi(1905-1987), filozof, filolog dhe leksikograf i spikatur bën pjesë ndër figurat më të shquara nga Arbneshi(Arbanasi) i Zarës. Ai ka qenë njeri me erudicion të gjerë. Përveç se ka shkruar studime dhe artikuj profesionalë në vitin 1937 në Zagreb ka doktoruar nga lëmi i psikologjisë,  në mënyrë të veçantë është marrë me hulumtimin e të kaluarës  dhe të gjuhës së arbëreshëve të Zarës.

Siç na bën me dije në parathënien e këtij studimi A.Stipçeviqi, i cili e ka pëgatitur për botim këtë vepër, vdekja e pengoi autorin që të shkruaj një studim më të gjerë në lidhje me vendosjen e shqiptarëve në Zarë. Autori po ashtu cek Stipçeviqi, ka pasur ndërmend që të shfrytëzojë një lëndë bukur të gjerë të mbledhur kohë më parë në Arkivin Shtetëror të Zarës, ku edhe ka punuar  në vitin 1949-1951. Artikullin e parë mbi arbëreshët e Zarës K.Kërstiqi e pat shkruar me rastin e 225-vjetorit të vendosjës së tyre në Zarë me titull “Arbëreshët e Zarës”, në gazetën lokale “Glas Zadra”, më 21.VIII.1951, ndërsa më vonë këtë punim e plotësoj me të dhëna të reja dhe e botoi me titull “Vendosja e arbëreshëve në Zarë”, botuar në “Zbornik Zadar”, Zagreb, 1964.

Në këtë punim ai bëri ca përmirësime të te dhënave të gjertanishme që patën shkruar Erberi, Qurkoviqi etj. Por, gëzon fakti se në lidhje me vendlindjen dhe të parët e tij, ai s´pat pushuar kurrë duke hulumtuar të dhëna të reja mu deri para vdekjes  së tij. Vdekja e pengoi që kjo monografi të jetë më e plotë, sepse siç cek Stipçeviqi, këtij studimi  ka dashur t´i bashkangjesë disa dokumente të pabotuara deri më tash në lidhje mbi vendosjen e arbëreshëve  në Zarë.

Studimi është konceptuar në atë mënyrë që ate e bëjnë katër pjesë, ndërsa përveç parathënies, jepen edhe ilustrimet, shënimet e literaturës së pëdorur dhe shënimet mbi autorin. Të dhënat e para mbi shpërnguljen e arbëreshëve  nga Kraja, datojnë nga viti 1726, që njëheresh sipas autorit është shpërngulja e parë e madhe. Këtë të dhënë pë të parën herë e jep vikari i arqipeshkvisë së Tivarit, Marko Deluchi(Lukish). Shqipëtarët e shpërngulur ishin nga krahina e Krajës, përkatësisht pjesa veriperëndimore e saj Shestani, si dhe nga fshatrat Ljare e Brisk, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë edhe nga ndonjë fshat tjetër. Këto të dhëna autori i paraqet në mënyrë të dokumentuar në saje të lëndës arkivore.

Mbi shkaqet e emigrimit të shqiptarëve nga Shqipëria turke, siç cekët në tekst, autori me të drejtë cekë se ato janë  të komplikuara. Emigrimi, përkatësisht arratisja e tyre nga trojet stërgjyshore nuk është bërë  nga shkaku i ruajtjes së fesë katolike, e dhënë kjo që ndeshet në raportet e shumë misionarëve katolikë të kohës.  Ndonëse nuk duhet nënçmuar apriori edhe këtë të  dhënë, sepse masat represive që pushteti turk ndiqte ndaj shqiptarëve, janë shkaqet kryesore që ndikuan të kjo popullatë për të marrë një rrugë të tillë. Nëse kësaj i shtojmë  edhe të dhënën se  popullata e përkatësisë katolike ishte rajë, me të drejta të kufizuara në çdo aspekt në krahasim me qytetarët e tjerë, atëherë çdo gjë është e qartë. Hapësira ku jetonte kjo popullatë ishte e papërshtatshme, kryesisht terren malor “monti superiori”, me tokë pune të kufizuar, gjë që ka ndikuar  në emigrimin e popullsisë për kushte më të mira të jetës.

Përveç të dënave të lartëshënuara autori po ashtu  ka analizuar edhe gjendjen  e atëhershme brenda Perandorisë Osmane, e  cila në atë kohë ishte në luftë me Persinë(1772-1736). Mu për nevojat e kësaj lufte  Turqia kishte ndërmend të mobilizonte  pesë mijë veta  nga Shqipëria  për ti dërguar  në fronte me persianet. Kjo e dhënë krahas atyre që u cekën më lart, vetëm sa e ka shpejtuar procesin e emigrimit të tyre nga Shestani  dhe të fshatrave përreth për në drejtim të Republikës së Venedikut.  Të dhënat e misionarëve të ndryshëm që arbëreshët kanë emigruar nga “dashuria për fenë katolike  dhe Republikën e Venedikut” janë të njëanshme dhe nuk kanë mbështetje shkencore.

Pas shpërnguljeve të mëdha të vitit 1726, autori bën fjalë edhe për disa shpërngulje të vogla(1726-1733), me ç´rast në Zarë u vendosën disa grupe të vogla familjesh apo individësh. Në lidhje mbi vendosjen  e tyre në paralagje  të Zarës autori cek se kemi  të dhëna jo të sakta, të cilat për fat të keq janë interpretuar  gabim nga studiues të ndryshëm. Kështu p.sh. duke analizuar një hartë të vitit 1778 në lidhje mbi  ndarjen e pronave të tokës në Arbanas(Arbnesh) e duke i krahasuar  ato të dhëna  me burime të tjera të verifikuara, del se ajo hartë  nuk ka pasqyruar  gjendjen reale. Në raportët e misionarëve  të ndryshëm vazhdimisht në Zarë, pothuaj të gjithë kanë shpehur dëshirën  që të vendosen pranë  bashkëatdhetarëve  të tyre në Arbanas e dhënë kjo që ka ndikuar në ruajtjën e identitetit të tyre  kombëtar për një kohë të gjatë.

Shpërngulja tjetër  e madhe është në vitin 1733, me ç´rast emigruan  150 individë, që për një trevë  me popullsi të pakët isç ishte Shestani  e fshatrat përreth do të thot shumë. Autori na bën me dije se shqiptarëve iu është bashkangjitur  edhe njjë numër i vogël malazezësh  nga Spiçi. K.Kërstiqi  ngjarjet i shtjellon në diakroni e sinkroni, ai nuk bëhët rob i të dhënave arkivore dhe të materialit tjetër të hulumtuar duke i paraqiturato në mënyrë statike, por ngjarjet e kohës   në Perandorinë Osmane i ndërlidh me konotacionet emundshme në Ballkan në përgjithësi, e në viset e banuara me shqiptarë në veçanti.

Emigrimi i shqiptarëve  nuk mbeti pa jehonë as në qarqet  ndërkombëtare, kështu që Republika e Venedikut nuk i pranonteme dëshirë  refugjatët  pas vitit 1733, sepse nuk donte të prishte marrëdhëniet me Porten.

Në lidhje mbi vendosjen e arbëreshëve në Zarë dhe ndarjen e pronave në Zemunik, me ç´ rast themeluan vendbanimin e tyre me emrin Arbanasi, autori në detaje jep të dhëna me interes rreth përshtatjes së tyre në rrethin e ri, si dhe me veprimtaritë e tyre ekonomike. Shqiptarët ishin të parët që në Zarë kultivuan kulturën e misrit, ata si vreshtarë të mirë që ishin në vendlindje, të tillë u treguan edhe në mjedisin e ri, më ç´rast dëshmohet se dy të tretat e pronave  të tyre ishin vreshta. Edhe pse iu përshtatën rrethit të ri, për nga mënyra e të jetuarit ata nuk pësuan ndryshime të menjëhershme. Duke iu falënderuar arbëreshëve, dhe punës së tyre të vyer, rrethina e Zarës u bë e plleshme, sepse para ardhjes së tyre në këtë vend ajo ka qenë tokë e papunuar.  Jo vetëm arave të punës, por edhe pronave të tjera arbëreshët  iu jepnin emrat(mikrotoponimet) shqipe siç janë p.sh. Vani i Brodanit, Shkambat,Vidhat, Bregdeti etj. Nga ky studim mund të nxirren të dhëna me interes në lidhje mbi evoluimin  e antroponimeve  dhe të patronimeve të popullatës në mjedisin e ri deri në ditët tona.

Në fund të këtij vështrimi nuk na mbetet gjë për të thënë, vetëm për të konstatuar edhe njëherë se po të ishte përfunduar ky studim sa ka qenë gjallë autori kjo monografi  do të kishte qenë më e plotë, por edhe si i tillë, është studim me vlerë dhe me interes jo vetëm për arbëreshët  e Zarës, por edhe për të gjithë të tjerët që iu intereson  e kaluara e kësaj diaspore shqiptare. Me këtë botim autori i ka bërë një nderim vendlindjes dhe të parëve të tij.

(Lexuar në kuadër të Tryzës së rrumbullakët, me rastin e 300-vjetorit të vendosjës së Arbneshëve në Zarë, Ostros –Krajë, më 3 gusht 2026)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu