____
Edhe një fakt tjetër që dëshmon dhe vërteton se sa domosdoshme ka qenë të dalë në skenë Lëvizja e Deçanit.
Dokumenti sekret i Shehollit, i cili tashmë u bë publik, është edhe një dëshmi tjetër që i jep peshë shqetësimeve dhe paralajmërimeve që i kemi bërë publikisht prej vitesh.
Të gjitha ato që i kemi thënë dhe për të cilat kemi paralajmëruar me kohë, sot po vërtetohen njëra pas tjetrës. Koha po dëshmon se këto nuk kanë qenë shpifje, hamendësime apo frikësime, por shqetësime të ngritura mbi një realitet që tashmë po bëhet gjithnjë e më i dukshëm.

Prandaj, dalja në skenë e Lëvizjes së Deçanit ka qenë jo vetëm e nevojshme, por edhe e domosdoshme. Dokumenti i publikuar është edhe një arsye më shumë që të mos heshtim përballë asaj që kemi paralajmëruar prej vitesh




Vigjilenca në mbrojtje të kombit dhe nuhatja me kohë e dukurive që e dëmtojnë atë nuk vijnë menjëherë si një revoltë gjithpopullore. Ato nisin nga individë të dëshmuar kombëtarisht dhe nga grupe të vogla, të cilat nganjëherë edhe anatimizohen, përbuzën apo paragjykohen nga të tjerët, shpesh nga naiviteti ose mungesa e njohurisë.
Grupe dhe lëvizje revolucionare në mbrojtje të kulturës dhe të gjenezës kombëtare ndër shekuj ka pasur gjithmonë. Dhe, si fryt i angazhimeve të tyre, sot Kombi mburret me ta.
Edhe lëvizjet e fundit në këtë frymë, marrim shembull Lëvizjen e Deçanit, dolën si një revoltë ndaj asaj që po shfaqej gjithnjë e më shumë në mënyrë antikombëtare: duke ofenduar çdo figurë kombëtare, nga Skënderbeu e deri te personalitetet e ditëve të sotme; duke përbuzur kulturën, gjuhën, doket dhe zakonet tona, ndërsa lartësonin modele e dukuri të ardhura nga kultura të Lindjes.
Respekt pa kufi për çdo individ dhe grup që merr guximin t’i dalë përballë së keqes sa herë që është nevoja, pa u frikësuar dhe pa llogaritur paraprakisht pasojat e mundshme të momentit. Historia i vlerëson ata që kanë guxuar të reagojnë atëherë kur të tjerët kanë heshtur.