GONXHE BOJAXHIUT
__
Poezi
__
Pa Ty jetës s’i vjen era,
As pa Ty dielli s’rrezon;
Aromën tande sjell
pranvera,
Për nji komb qi na
bashkon.
__
Shêjnta Anjezë, moj e
bekueme,
Ku çdo gja n’Ty sjell
veç uratë;
Edhe n’qiell Ti je e
lumnueme,
Na e ban jetën plot
begatë.
__
Gonxhja jonë, lulja e
stolisun,
Qi na i mush zemrat
me mirësi;
Asnjiherë Ti s’na ke
braktisun,
Shêjntë Terezë, plot
hirësi.
hirësi.
__
Mrekullitë Tua shpirtin
na e ngrohin,
Edhe kur nata fryn me
acar;
Ftyra Jote, si drita, na
ndriçon,
E je krenari për çdo
Shqiptar.

Argjiro Ukimeri – Prizren


