Kur William Walker propozon një emër për President, politika kosovare duhet ta dëgjoj zërin e tij

Shkrime relevante

Gani Durmishi, ka reaguar ndaj pretendimeve lidhur me udhëheqjen e shoqatës dhe proceseve të saj

Mentor I. Barani, Prishtinë Kryetari i Shoqatës së Industrisë së Qumështit të...

Kur William Walker propozon një emër për President, politika kosovare duhet ta dëgjoj zërin e tij

Halil Geci, Skenderaj Në një kohë kur Kosova po përballet me një...

Ibrahim Kelmendi e akuzon Riza Salihun për vrasjen e Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

https://www.youtube.com/watch?v=Ib3cXJ2OGAY&fbclid=IwY2xjawT8HjFwZG9mBWV4dG4DYWVtAjExAHNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR7FGPzvkxFOmwRKFR-QZYmIxPZQzo1LzhjBrexIrhTEQ4_DzGiz38iRkq8-wg_aem_hLQvTJ40rwsaG3gj5vjs3g

Dialog me priftin Dom Marjan Uka

Blerim Nika, Zvicër ___ DIALOG ME PRIFTIN TIM ___ Vëllau im në Krishtin, Dom Marjan...

Shqiptarët dhe instrumentalizimi politik i islamit

Prof. Blerim Latifi I Kur Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912 dhe...

Shpërndaj


Në një kohë kur Kosova po përballet me një ngërç të zgjatur politik dhe institucional, sot erdhi një propozim që nuk duhet të kalojë në heshtje.

William G. Walker, diplomati amerikan dhe ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, i ka drejtuar një letër liderëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend, duke propozuar Faton “Tony” Bislimin si një kandidat që, sipas tij, duhet të merret seriozisht në konsideratë për President të Republikës së Kosovës.

Ky nuk është thjesht propozimi i një emri tjetër në një listë kandidatësh. Është një mesazh politik që duhet të lexohet me përgjegjësi. Walker, si një mik i dëshmuar i Kosovës dhe një figurë që e njeh nga afër historinë e saj të viteve më të vështira, ka shprehur shqetësimin e tij për bllokadën e procesit të zgjedhjes së presidentit dhe ka kërkuar që emri dhe kualifikimet e Bislimit të merren në konsideratë gjatë negociatave politike.

Por kush është Faton Bislimi?

Bislimi është nga Gjilani dhe ka një profil të ndërtuar ndërmjet Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Ka përfunduar studimet në Texas Lutheran University, ndërsa më pas ka ndjekur studime në Harvard Kennedy School dhe Dalhousie University.

Profili i tij akademik dhe profesional është i lidhur me zhvillimin ndërkombëtar, marrëdhëniet ndërkombëtare, shtetndërtimin e Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në dhe Evropën.

Ai ka qenë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, ndërsa gjatë viteve ka pasur angazhim publik dhe akademik në çështjet që lidhen me Kosovën dhe shqiptarët në Shtetet e Bashkuara.

Pikërisht këtu qëndron edhe thelbi i propozimit të Walkerit: një president i Kosovës duhet të jetë mbi interesat e ngushta partiake dhe të ketë aftësinë ta përfaqësojë shtetin në tërësi.

Prandaj, ky propozim nuk duhet të hidhet poshtë vetëm pse vjen nga jashtë skemave të zakonshme partiake. Përkundrazi, duhet të diskutohet seriozisht.

Kosova nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake, i inateve politike apo i interesave të momentit. Institucionet e shtetit nuk mund të mbahen të bllokuara pafundësisht, ndërsa partitë vazhdojnë të negociojnë për emra, pozita dhe interesa politike.

Nëse edhe një mik i Kosovës si William Walker ndien nevojën t’u drejtohet liderëve politikë dhe t’u thotë se vendi duhet të dalë nga kjo bllokadë, atëherë kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për të gjithë politikën kosovare.

Prandaj apeli im shkon te të gjitha partitë politike, e veçanërisht te LDK-ja dhe LVV-ja: mos e shikoni këtë propozim vetëm përmes prizmit partiak. Merreni në konsideratë me përgjegjësi dhe me interesin e shtetit mbi interesin e partisë.

Nëse Faton Bislimi i plotëson kriteret kushtetuese dhe politike për këtë detyrë, atëherë emri i tij duhet të jetë pjesë e dialogut serioz ndërpartiak. Nëse ka një kandidat tjetër më të përshtatshëm, le të argumentohet me transparencë. Por ajo që nuk mund të vazhdojë është bllokada.

Kosova ka nevojë për institucione funksionale, për stabilitet dhe për një president që mund të përfaqësojë të gjithë qytetarët e saj.

William Walker nuk mund ta zgjedhë Presidentin e Kosovës, këtë e bëjnë institucionet dhe përfaqësuesit e zgjedhur të Republikës. Por fjala e një miku të Kosovës, që e njeh nga afër historinë dhe sakrificën e këtij vendi, nuk duhet të injorohet.

Tani është radha e liderëve politikë të tregojnë nëse mbi interesat partiake vendosin interesin e Kosovës.

Merreni seriozisht propozimin e William Walkerit. Uluni në tryezë, gjeni kompromisin dhe zhbllokojeni shtetin. Kosova nuk mund të presë pafundësisht.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu