Kush po del tjetër gjatë hetimeve të rastit Sheholli si bashkëpunëtor i Serbisë?

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

___
A mos po na dalin edhe ndonjë “alamet” akademik e doktor shkencash?
Nëse hetimet e organeve të drejtësisë vazhdojnë dhe faktet dalin në dritë, atëherë le të mos habitemi nëse përballë nesh shfaqen edhe njerëz me tituj të lartë akademikë. Tagjia e madhe nga fondet e armiqve tanë, siç duket, kanë ditur t’i joshin edhe njerëz që mbajnë tituj të lartë shkencorë, por që mund të kenë pasur karakter të ulët njerëzor e kombëtar.
Këto raste, nëse vërtetohen, do të dëshmonin edhe një herë se diploma, sado i lartë të jetë niveli i saj, nuk është përcaktuese e karakterit njerëzor dhe kombëtar. Dituria mund të fitohet në auditorë e universitete, por karakteri, ndërgjegjja dhe përgjegjësia ndaj kombit trashegohen, formohen gjatë gjithë jetës, veçanërisht në familje dhe në edukimin që merr njeriu.
Prandaj, institucionet tona të sigurisë dhe drejtësisë duhet ta vazhdojnë punën pa kompromis. Le të ndahet shapi prej sheqerit, të zbardhen faktet dhe të bëhet e ditur kush ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja dhe kush është i pafajshëm.
Nëse ka spiunë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë, cilido qofshin ata dhe çfarëdo titulli që mbajnë, ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. E vërteta duhet të dalë në shesh një herë e përgjithmonë

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Një shkrim shumë i qëlluar për rrjedhat dhe ngjarjet në Kosovën halemadhe. E vërtetë është se diploma me tituj të ndryshëm profesionesh dhe grada ushtarake nuk përcakton gjithnjë karakterin njerëzor dhe kombëtar sepse ato mund të mirren në mënyra të ndryshme: Me punë e përkushtim e marrin ata që kanë elemente njerëzore, edukatë familjare dhe punën e bëjnë me përkushtim e përgjegjësi njerëzore dhe profesionale,* e në Kosovë ka shumë pak të tillë dhe ata nëpërkëmben e si llogarit kush për pesë para siç thouhet në popull shpeshë herë. Në Kosovë pas vitit 2000, e në veçanti pas vitit 2008 Universitete private kanë qenë fabrika për diploma Profesorësh, Magjistra, Dr edhe ate pa e krye shkollën e mesme ndonjëri po edhe për veteran e grada gjeneralësh nga dy e tre prej një familje sa që edhe Kinam me ba me ndi ka me gjelozue dhe ka me na e pas lakmi… E.tani kanë filluar me dal në sipërfae e me u zbulu edhe shumë hafi me profesione të ndryshme, me tituj e pa tituj, me grada e nishana, me profesione të ndryshme, kokë cullak me mjekrra e pa mjekrra me profesione e besime të ndryshme.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu