___
A mos po na dalin edhe ndonjë “alamet” akademik e doktor shkencash?
Nëse hetimet e organeve të drejtësisë vazhdojnë dhe faktet dalin në dritë, atëherë le të mos habitemi nëse përballë nesh shfaqen edhe njerëz me tituj të lartë akademikë. Tagjia e madhe nga fondet e armiqve tanë, siç duket, kanë ditur t’i joshin edhe njerëz që mbajnë tituj të lartë shkencorë, por që mund të kenë pasur karakter të ulët njerëzor e kombëtar.
Këto raste, nëse vërtetohen, do të dëshmonin edhe një herë se diploma, sado i lartë të jetë niveli i saj, nuk është përcaktuese e karakterit njerëzor dhe kombëtar. Dituria mund të fitohet në auditorë e universitete, por karakteri, ndërgjegjja dhe përgjegjësia ndaj kombit trashegohen, formohen gjatë gjithë jetës, veçanërisht në familje dhe në edukimin që merr njeriu.
Prandaj, institucionet tona të sigurisë dhe drejtësisë duhet ta vazhdojnë punën pa kompromis. Le të ndahet shapi prej sheqerit, të zbardhen faktet dhe të bëhet e ditur kush ka bashkëpunuar me shërbimet e huaja dhe kush është i pafajshëm.
Nëse ka spiunë dhe bashkëpunëtorë të Serbisë, cilido qofshin ata dhe çfarëdo titulli që mbajnë, ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. E vërteta duhet të dalë në shesh një herë e përgjithmonë



