“Ndërmarrja kriminale e përbashkët” (?), apo si devijantët nuk po kanë keqardhje për vrasjen e Heroit Behajdin Allaqi, por po revoltohen për dënimin e vrasësit Hashim Thaçi!

Shkrime relevante

Marrëzia që nga moçali ngjitet në karrigë dhe merr nënshtetësinë

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Miq e mikesha, sasia e vullnetit dhe guximit që po...

Kosova nuk do të gjunjëzohet para islamizmit

Sak Muji, Zvicër ____ KOSOVA EVROPIANE NUK DO TË GJUNJËZOHET PARA ISLAMIZMIT RADIKAL! ____ Kosova...

“Ndërmarrja kriminale e përbashkët” (?), apo si devijantët nuk po kanë keqardhje për vrasjen e Heroit Behajdin Allaqi, por po revoltohen për dënimin e...

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ____ "Ndërmarrja kriminale e përbashkët" (?)____Plaku shkodran, i pyetur në...

Lirim Patrioti për “fjalorin diplomatik të partive tona…!”

Shkruen e knon: Lirim Patrioti ____ Lirim Gashi, Prishtinë ____ Kur i dëgjoja krerët e...

Sot njëzet e tetë vite nga vrasja e Ahmet Krasniqit dhe për “tokat e Rankoviqit”

Msc Belisar Jezerci ____ Sot, mbushen 28 vite nga vrasja e kolonel Ahmet...

Shpërndaj

“Ndërmarrja kriminale e përbashkët” (?)
____
Plaku shkodran, i pyetur në vitin 1990 se çfarë do të bënte nëse do të hapej kufiri, është përgjigjur: “Do hipja në lis, për të zbritur pasi kalon turma, që t’i shkoja mbrapa.” Unë nuk e posedoj urtinë e plakut shkodran, prandaj po guxoj ta shfaq opinionin tim për akuzimin që ka bërë Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), se Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli & Co ishin pjesëtarë të “ndërmarrjes kriminale të përbashkët” (NKP), sepse ky akuzim është shpërdoruar më shumë se mjaft, sikur qenkësh akuzuar UÇK-ja si NKP. Këtë akuzë e ka konstatuar edhe trupi gjykues në aktgjykimin e 16 shtatorit 2026. Por, para ZPS-së, unë kam bërë akuzën se ka ekzistuar dhe e kemi vuajtur NKP-në, por ajo ishte komplotiste, anti-UÇK, meqë ishte kompiluar e penetruar në UÇK për të na sabotuar e komplotuar nga brenda; qysh në fillim të kryengritjes, në mars 1998, atë e quaja: “Banda komplotiste e Rognerit” (BKR).

Bërthamën e “Bandës komplotiste të Rognerit” e përbënin Xhavit Haliti, Azem Syla, Nait Hasani dhe Rexhep Selimi. Në mars të vitit 1998 asaj iu bashkua edhe Hashim Thaçi. Qëllimi kryesor i saj ishte: sabotimi e komplotimi i UÇK-së dhe pengimi i krijimit të kushteve për një kryengritje të gjerë çlirimtare.

Një nga mjetet kryesore për realizimin e këtij qëllimi ishte kapja e Këshillit të Fondit “Vendlindja Thërret”. Ky Fond ishte krijuar më 4 dhjetor 1993 nga Këshilli i Përgjithshëm (KP) i LPK-së për ta financuar veprimtarinë e UÇK-së, por vetëm një pjesë shumë e vogël e mjeteve përfundonte aty ku ishte e domosdoshme. Nga viti 1993 deri në mars 1998, pjesa dërrmuese e mjeteve financiare nuk shkonte te njësitet guerile të UÇK-së. Ato centralizoheshin dhe administroheshin nga një rreth i ngushtë njerëzish, ndërsa më pas zhdukeshin në “vrima të zeza”. Ky komplot u bë i mundur sepse në kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, Dega jashtë vendit, vepronte një celulë e organizuar e MLK-së (Marksistë-Leninistëve të Kosovës), organizatë e formuar nga Xhabir Morina në janar të vitit 1985. Në këtë celulë bënin pjesë Xhavit Haliti, Azem Syla, Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli dhe Gafurr Elshani. Ndërsa, Fazli Veliu, kryetar i kryesisë, dhe Muhamet Kelmendi, nënkryetar, ishin më tepër një dekor formal demokratik, sepse vendimet reale merreshin nga ajo celulë.

Për ta siguruar kontrollin edhe mbi UÇK-në, më 17 nëntor 1994 celula e MLK-së, “në emër” të kryesisë së KP të LPK-së, pos që emërtoi UÇK-së, formoi edhe Shtabin Qendror (Sh.Q.) të UÇK-së. Sipas investigimeve të mia, ky shtab u krijua përmes kooptimeve nga Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Në krye të tij u vendos Nait Hasani si koordinator, ndërsa si anëtarë ishin kooptuar Xheladin Gashi, Rexhep Selimi dhe Sokol Bashota.

Një pjesë simbolike e mjeteve financiare u jepej pjesëtarëve të atij shtabi, por njësitet e tjera guerile të UÇK-së mbeteshin pothuajse krejtësisht pa mbështetje. Kjo prekte veçanërisht grupet e angazhuara rreth Adem Jasharit në Drenicë, Zahir Pajazitit në Llap e Gollak, Adrian Krasniqit e Luan Haradinajt në Dukagjin, etj. Shpesh, luftëtarët e këtyre grupeve, të cilët jetonin në ilegalitet, detyroheshin të mbijetonin falë ndihmës së familjarëve dhe shokëve të tyre.

Përmasat e këtij problemi u bënë të qarta gjatë verës së vitit 1996. Në atë kohë, Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe Adrian Krasniqi iu ankuan kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së në Gjermani se nga Fondi “Vendlindja Thërret” nuk po merrnin pothuajse asnjë ndihmë financiare, qoftë edhe për nevojat më elementare, si blerja e armëve dhe municionit për aksionet guerile kundër policisë serbe, por edhe për ushqim e veshmbathje.

Pas këtyre ankesave, çështja e menaxhimit dhe shpërdorimit të mjeteve financiare të Fondit u bë temë e debatit të brendshëm. Sipas vlerësimit tim, parimi i centralizmit demokratik po shpërdorej si mbulesë për centralizimin absolut të mjeteve financiare, të cilat përfundimisht “menaxhoheshin” nga Xhavit Haliti.

Kur filloi Kryengritja në mars 1998, UÇK-ja u përball me një problem të madh: mungesën e një komande të konsoliduar dhe funksionale, sepse edhe ai farë Shtabi Qendror ishte zhbërë me arrestime e vrasje të janarit 1997. Më vonë, gjatë muajve maj e qershor 1998, një strukturë komanduese u formua nga oficerët Bislim Zyrapi, Naim Maloku e të tjerë. Por, sipas bindjes sime, ra gradualisht nën kontrollin e NKP-së, kur më 10 qershor 1998, Jakup Krasniqi, i kooptuar nga Hashim Thaçi, mashtroi: “më 10 qershor 1998 u formua Shtabi i Përgjithshëm” (perifrazim).

Formimi i Shtabit të Përgjithshëm mund të improvizohej në fund të vitit 1998. As ai nuk arriti ta ndryshonte këtë gjendje. Përkundrazi, sipas vëzhgimit tim, grupi që unë e quaja BKR arriti ta konsolidonte kontrollin e vet edhe mbi Shtab të Përgjithëm. Në këtë proces, Azem Syla u (vetë)imponua si komandant i përgjithshëm, Jakup Krasniqi si zëdhënës dhe zëvendëskomandant, ndërsa Hashim Thaçi u “emërua” drejtor i Drejtorisë politike…

Për këtë arsye, shumë kohë para se të përdorej termi juridik ” Ndërmarrja kriminale e përbashkët”, unë kisha arritur në përfundimin se brenda lëvizjes sonë vepronte një strukturë e organizuar që kishte kapur financat, vendimmarrjen politike dhe komandën e Shtabit të Përgjithëm të UÇK-së, por fatmirësisht jo edhe shtabet e zonave operative. Siç shkrova, atëherë e quaja “Banda komplotiste e Rognerit”. Sot, kur e shikoj nga distanca historike, e kuptoj se thelbi i asaj që përpiqesha të përshkruaja ishte ekzistenca e një grupi të organizuar që kishte komplotuar nga brenda, në përmasa të mëdha, LPK-në e UÇK-së.

Fatkeqësisht, edhe pas zgjedhjes së kryesisë së re të Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së në maj 1998 – pjesëtar i së cilës isha edhe unë – nuk arritëm ta sfidonim me sukses këtë strukturë dhe ndikimin e saj mbi zhvillimet politike e ushtarake të kohës.

PS.:

Tani devijantët nuk po kanë keqardhje për vrasjen e Heroit Behajdin Allaqi, por po revoltohen për dënimin e vrasësit Hashim Thaçi!

Kryetari i trupit gjykues:

“(…) Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur. (…)”

[ Huazuar nga “Përmbledhje e aktgjykimit”, pika 5 (KSC-BC-2020-06) /

https://www.scp-ks.org/…/20260916-SummaryofJudgment… ]

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu