Vigan Berisha, Konsull i përgjithshëm i Kosovës në Zvicër, ia ndanë poetit dhe njërit prej udhëheqësve të demonstratave të marsit 1981, Sak Mujit, Dekoratën e Pavarësisë së Kosovës

Shkrime relevante

Clinton e shpëtoi, Bush e pavarësoi, Obama e kushtëzoi

Agim Vuniqi, Vashington ____ Gjykata Speciale dhe çasti kur Kosova zbuloi kufijtë e...

Kur Hanifja u kthye nga Siria me çertifikatë ndërkombëtare të shtatzënësisë

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) _____ KUR HANIFJA SHKOI NË SIRI...

Marrëzia që nga moçali ngjitet në karrigë dhe merr nënshtetësinë

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Miq e mikesha, sasia e vullnetit dhe guximit që po...

Kosova nuk do të gjunjëzohet para islamizmit

Sak Muji, Zvicër ____ KOSOVA EVROPIANE NUK DO TË GJUNJËZOHET PARA ISLAMIZMIT RADIKAL! ____ Kosova...

Shpërndaj

Sak Muji, Zvicër

(Sylë Mujaj)
_____
ÇAST QË MA MBUSHI ZEMRËN: U NDEROVA ME DEKORATËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
____
Sot përjetova një nga ato çaste që nuk harrohen sa të jetë jeta.
Në një takim të ngrohtë e solemn, konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës, z. Vigan Berisha, ma ndau Dekoratën e Pavarësisë së Kosovës, një nderim që ma mbushi zemrën me krenari, mall e emocione të papërshkrueshme.
Në këtë çast të veçantë ishin të pranishëm edhe Fatmir Veseli, biri i Reçakut krenar dhe dëshmitar i dhimbjes e i qëndresës sonë kombëtare, si dhe Avni Zejnullahu, përfaqësues i Konsullatës së Republikës së Kosovës.
Teksa e mbaja dekoratën në duar, para syve m’u kthye i gjithë rrugëtimi im: vitet e rinisë, përndjekjet, sakrificat, shokët e idealit dhe të gjithë ata që vepruan pa kursyer asgjë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Këtë dekoratë nuk e përjetova vetëm si nderim për emrin tim. E pranova si mirënjohje për një brez të tërë që e deshi Kosovën me zemër, që vuajti për të dhe që nuk u përkul as në ditët më të rënda.
E pranova edhe në emër të Klinës sime, të familjes, të miqve e bashkëveprimtarëve dhe të gjithë atyre që besuan se një ditë Kosova do të bëhej e lirë dhe shtet i pavarur.

Kjo dekoratë m’i solli në kujtesë dëshmorët e kombit, familjet e tyre dhe të gjithë ata që dhanë jetën që ne sot ta ngrisim flamurin tonë të lirë. Pa gjakun dhe sakrificën e tyre, as liria dhe as pavarësia nuk do të ishin të mundura.
Mirënjohje të thellë konsullit Vigan Berisha për këtë vlerësim, si dhe Fatmir Veselit e Avni Zejnullahut, të cilët e bënë edhe më të paharrueshëm këtë çast.
Dekorata do të ruhet me krenari, por mbi të gjitha si amanet që të vazhdojmë ta duam, ta mbrojmë dhe ta forcojmë Republikën e Kosovës.
Kosovë, të deshëm edhe kur na kushtove vuajtje e burgje; të duam sot të lirë dhe do të të duam deri në frymën e fundit!
Me mirënjohje dhe krenari,

TRI NGJARJE TË VEÇANTA NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË ZYRIH

Nga takimet institucionale në Bellinzona, deri te nderimi i veçantë për veprimtarin Sak Muji
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih, e drejtuar nga Konsulli i Përgjithshëm, z. Vigan Berisha, zhvilloi dy takime të rëndësishme në Zvicër, duke dëshmuar përkushtimin e saj për forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe lidhjeve me mërgatën shqiptare.
Në Palazzo Civico, Konsulli Vigan Berisha u prit nga Kryetari i Qytetit të Bellinzonës, z. Mario Branda. Bellinzona është kryeqyteti i Kantonit Ticino dhe një qytet ku jeton e vepron një komunitet i rëndësishëm shqiptar.
Gjatë takimit u diskutua për lidhjet e qytetit me mërgatën kosovare, për rolin dhe kontributin e saj, si dhe për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të dialogut ndërkulturor dhe bashkëpunimit institucional. Konsulli Berisha e falënderoi Kryetarin Branda për mikpritjen dhe bashkëbisedimin miqësor.

Në vazhdën e kësaj vizite u zhvillua edhe një takim me z. Ettore Vismara, ku u shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit, afrimit ndërmjet njerëzve dhe vlerave që mërgata shqiptare ka krijuar ndër vite në Zvicër.
Kurora emocionale e këtyre ngjarjeve ishte nderimi që m’u bë mua, Sak Mujit, me Dekoratën e Pavarësisë së Kosovës.
Në prani të z. Fatmir Veseli, birit krenar të Reçakut, dhe z. Avni Zejnullahu nga Konsullata jonë, Konsulli Vigan Berisha ma dorëzoi këtë dekoratë të çmuar. Ishte një çast që më preku thellë dhe që do ta ruaj përherë në zemër.
Kjo dekoratë nuk është vetëm një nderim personal. Për mua, ajo mban brenda sakrificën e brezave, vuajtjet e të burgosurve politikë, gjakun e dëshmorëve, luftën e lavdishme të UÇK-së dhe përpjekjet e pandalshme të mërgatës shqiptare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në atë çast, para syve m’u kthyen vitet e qëndresës, burgjet, dhimbjet, shokët e idealit dhe të gjithë ata që nuk u përkulën kurrë. E përjetova këtë nderim si mirënjohje edhe për bashkëveprimtarët e mi dhe për secilin shqiptar që dha një pjesë të jetës për Kosovën.
Falënderoj nga zemra Konsullin e Përgjithshëm Vigan Berisha, Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, Avni Zejnullahun dhe Fatmir Veselin për këtë nderim të paharrueshëm.
Dekorata e Pavarësisë do të mbetet për mua një amanet: ta dua, ta mbroj dhe ta nderoj Kosovën deri në frymën e fundit!

Rroftë Republika e Kosovës!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Nderim i përjetshëm të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë!

TRE EVENTI SPECIALI DEL CONSOLATO DEL KOSOVO A ZURIGO
Dagli incontri istituzionali a Bellinzona fino allo speciale riconoscimento conferito all’attivista Sak Muji
Il Consolato Generale della Repubblica del Kosovo a Zurigo, guidato dal Console Generale, Signor Vigan Berisha, ha svolto due importanti incontri in Svizzera, testimoniando il proprio impegno nel rafforzamento delle relazioni istituzionali e dei legami con la diaspora albanese.
A Palazzo Civico, il Console Vigan Berisha è stato ricevuto dal Sindaco della Città di Bellinzona, Signor Mario Branda. Bellinzona è la capitale del Canton Ticino e una città nella quale vive e opera un’importante comunità albanese.
Durante l’incontro si è discusso dei legami della città con la diaspora kosovara, del suo ruolo e del suo contributo, nonché delle possibilità di rafforzare ulteriormente il dialogo interculturale e la collaborazione istituzionale. Il Console Berisha ha ringraziato il Sindaco Branda per la calorosa accoglienza e per il cordiale colloquio.
Nel corso della stessa visita si è svolto anche un incontro con il Signor Ettore Vismara, durante il quale sono state condivise riflessioni sulla collaborazione, sull’avvicinamento tra le persone e sui valori che la diaspora albanese ha costruito nel corso degli anni in Svizzera.
Il momento più emozionante di questi eventi è stato il riconoscimento conferito a me, Sak Muji, con l’Onorificenza dell’Indipendenza del Kosovo.
Alla presenza del Signor Fatmir Veseli, orgoglioso figlio di Reçak, e del Signor Avni Zejnullahu del nostro Consolato, il Console Vigan Berisha mi ha consegnato questa preziosa onorificenza. È stato un momento che mi ha profondamente commosso e che conserverò per sempre nel cuore.
Questa onorificenza non rappresenta soltanto un riconoscimento personale. Per me racchiude il sacrificio di intere generazioni, le sofferenze dei prigionieri politici, il sangue dei martiri, la gloriosa lotta dell’UÇK e l’instancabile impegno della diaspora albanese per la libertà e l’indipendenza del Kosovo.
In quel momento sono riapparsi davanti ai miei occhi gli anni della resistenza, le prigioni, le sofferenze, i compagni dell’ideale e tutti coloro che non si sono mai piegati. Ho vissuto questo riconoscimento anche come un segno di gratitudine verso i miei compagni di attività patriottica e verso ogni albanese che ha donato una parte della propria vita al Kosovo.
Ringrazio di cuore il Console Generale Vigan Berisha, il Consolato della Repubblica del Kosovo a Zurigo, Avni Zejnullahu e Fatmir Veseli per questo indimenticabile riconoscimento.
L’Onorificenza dell’Indipendenza resterà per me un sacro impegno: amare, difendere e onorare il Kosovo fino al mio ultimo respiro!
Viva la Repubblica del Kosovo!
Gloria ai martiri della nazione!
Onore eterno a tutti coloro che si sono sacrificati per la libertà!
Sak Muji

Shih videon e nderimit të Sak Mujit (Sylë Mujajt), njërit ndër udhëheqësit e demonstrateve të vitit 1981;

(1) Facebook

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu