Edhe Vlora Hyseni, drejtoreshë e SHISH të Tiranës, është pezulluar nga puna me urdhër të SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”

Shkrime relevante

Politika e llojit: “Ose ma jep votën, ose ta …mamin!”

Lirim Gashi, Prishtinë ____ POLITIKA SHPELLARE E LLOJIT: „MË DUAJ DHE MA JEP...

Kosova po gjakoset përsëri, mendon Elizabeta Mrijaj

Elizabeta Mrijaj _____ KOSOVA PO GJAKOSET PËRSËRI _____ Armiqët tanë shekullor për breza me radhë...

Një reflektim dhe analizë në mbështetje të shkrimit të Xhemil Zeqirit: “Historia, politika dhe interesat kombëtare shqiptare”

Në foto janë Kolë Marku me Xhemil Zeqirin ____ Kol Marku, Tiranë ____ Ka shkrime...

Mirushe Musa reagon ndaj portalit “Zëri i Vushtrrisë” për Gjergj Musë Musën

Mirushe H. Musa, Gjermani ____ KUR NJË PORTAL E ZËVENDËSON TË VËRTETËN ME...

Shpërndaj

Shqiptarja.com

Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni rezulton jashtë shtetit! SPAK kontrolle te Proda, merret edhe në pyetje (AKUZAT)

– Për herë të parë lëshohet masë sigurie ndaj kreut të SHISH. Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni, në detyrë prej vitit 2023, është pezulluar me urdhër të SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Bëhet fjalë për një operacion që është ende në zhvillim dhe po ushtrohen kontrolle edhe te ish-kryepolici Ilir Proda. Janë pamjet dhe materialet që SPAK ka sekuestruar në zyrën e Ergys Agasit, i arrestuar për dosjen e AKSHI-t, që kanë çuar Prokurorinë e Posaçme deri te drejtuesja e inteligjencës shqiptare, ku tashmë dosja është ndarë në një fraksion të ri.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masa e sigurisë për Hysenin deri më tani nuk është ekzekutuar, pasi sipas burime, drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.

Mësohet se janë lëshuar masa sigurie edhe për dy ekspertë kriminalistë të policisë, njëri në detyrë në Tiranë dhe tjetri në qytetin bregdetar të Durrësit, aty ku u arrestua edhe Ergys Agasi. Për të dy ekspertët e kriminalistikës mësohet se është ekzekutuar masa e sigurisë.

Përveç Ilir Prodës, po kontrollohen edhe persona të tjerë, përfshirë zyrtarë të Policisë dhe SHISH-it. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura.

Agasi u arrestua disa javë më parë për dosjen lidhur me abuzimet e tenderave, pas 8 muajve në arrati. Sipas burimeve, SHISH nuk kishte asnjë informacion për arrestimin e biznesmenit. Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.

——
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Ora 09:43

Pas kontrolleve në shtëpi, Ilir Proda shkon në SPAK (VIDEO)

Pas kontrolleve në banesën e tij dhe atij personal me urdhër nga GJKKO, ish-kryepolici Ilir Proda është paraqitur në SPAK.

GJKKO caktoi ‘arrest shtëpie’, Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë

1790062656_vlorahyseni.jpg

Masa e sigurisë së arrestit në shtëpi për Vlora Hysenin, e caktuar nga GJKKO, nuk është ekzekutuar ende. Mësohet se drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.

Operacioni i SPAK për hetimet ndaj Ergys Agasit, masë sigurie për dy ekspertë të kriminalistikës në polici

1790062589_1781272392spak.jpg

Përveç arrestit në shtëpi dhe pezullimit nga detyra të vendosur ndaj Vlora Hysenit nga GJKKO, janë ekzekutuar 2 masa të tjera për dy ekspertë kriminalistë të policisë, njëri në Tiranë e tjetri në Durrës.

Ora 09:27

Si shkoi SPAK deri te Vlora Hyseni? Pamjet e sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, prova që çuan në hetime të reja

Hetimet ndaj biznesmenit Ergys Agasi kanë çuar SPAK-un deri te drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra. Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Siç mëson Report Tv, pamjet filmike të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, së bashku me prova të tjera të administruara nga SPAK, i kanë shërbyer Prokurorisë së Posaçme për të zgjeruar hetimet dhe për të hapur një fraksion të ri të dosjes AKSHI.

Pamjet e sekuestruara, siç thotë gazetarja Keti Banushi dokumentojnë takime të biznesmenit me ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Vetë Agasi, gjatë seancës së një dite më parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ka pranuar se i ka zhvilluar këto takime, por ka mohuar që ato të përbëjnë vepër penale.

Ora 09:20

Përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, ja dy akuzat për të cilat dyshohet Vlora Hyseni

1790061712_vlorahyseni.jpg

Vlora Hyseni dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Ora 09:18

Dosja AKSHI, Agasi dje në gjykatë: Kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion

1789578719_ergysagasi.JPG

‘Minierë ari’ kanë qenë për Prokurorinë e Posaçme filmimet në zyrën e Ergys Agasit, të cilat bashkë me prova të tjera, kanë shërbyer për hetimet në fraksionin e veçantë të dosjes ‘AKSHI’.

Një ditë më parë, biznesmeni është shprehur para gjykatës se “kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion.”

Ora 09:15

Sot u pezullua nga detyra, si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin! Nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama njoftoi më 17 mars 2023 se i kishte propozuar Presidentit Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit, ish-zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, për postin e drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Në një postim në Facebook, Rama shprehu besimin se përgatitja, përvoja dhe respekti që Hyseni gëzonte në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës përbënin garanci për reformimin e mëtejshëm të SHISH-it.

Në atë kohë, Shërbimi Informativ i Shtetit kishte mbetur pa drejtues për afro një vit, pasi Helidon Bendo ishte larguar për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në dhjetor 2022 kishte dhënë dorëheqjen.

Vlora Hyseni kishte punuar për disa vite në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku fillimisht kishte mbajtur postin e drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe më pas, nga viti 2019, atë të zëvendësdrejtoreshës. Në mesin e vitit 2021, ajo u shkarkua nga detyra nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Propozimi i Ramës u shoqërua me debate. Opozita i kërkoi Presidentit Begaj që, përpara dekretimit të Hysenit, të merrte informacione mbi arsyet e shkarkimit të saj nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Pavarësisht kundërshtimeve, Begaj e dekretoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it më 3 prill 2023, rreth dy javë pas propozimit të kryeministrit.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu