Strategjia afatgjate e Serbisë dhe miopsia e politikës së Kosovës
_____
Deputetet nuk e kanë vendin ne manifestimin “LIRIA KA EMËR “
Në çdo shtet të botës po ndjehet një atmosferë e luftës, që ka filluar më luftë hibride kibernetike, ku tre blloqët: SHBA & Kinë dhe Rusi po i tregojnë muskujt për të treguar forcën dhe për t’i bindur të vegjëlit e njërit apo tjetrit bllok.
Europa, me nismën e Francës, Gjermanisë, Anglisë dhe tri shtete tjera, është në hapat e parë të krijimit të një blloku të Ri për t’u përgatitur për një luftë frontale me Rusinë dhe një luftë ekonomike me SHBA.
Aleate e kujt është Serbia?
Aktualisht Serbia konsiderohet si aleate e Rusisë dhe e Kinës. Rusia ka investuar shumë në personalitetet politike europiane e veçmas tek liderët e partive ekstremiste, si dhe në gazetarë, analistë, por edhe në përgatitjen e terroristëve të moshave dhe profesioneve të ndryshme për destabilizimin e Europës. Ruisa e Putinit po kërkon pretekste për ndërhyrje gjoja në mbrojtje të popullsisë sllave që i dolën nga BRSSS.
Në këtë strategji putiniane ndodhet edhe Serbia, që kjo e fundit tani në OKB, ngriti zërin kundër Europës, se në bazë të Rezolutës 12/44, Kosova është pjesë e Serbisë dhe po përgatitet për ripushtimin e saj, së pari në bazë ligjore, por pas këtij diskurisi ne OKB na la të kuptojmë se ekziston mundësia të ndërhyn edhe ushtarakaisht.
Diplomacia europiane, është duke luajtur lojë të dyfishtë: tërheqjen e Serbisë në kampin e Bashkimit Europian dhe ruajtjen e Pavarësisë së Kosovës. Për Europën, Kosova ka rëndësi për pozitën gjeografike të saj, kurse Serbia ka resurse minerale nëntokësore, që janë të nevojshme për Francën dhe Gjermaninë. Europa ende nuk e ka kuptuar që Serbia kurrë nuk do ia kthen shpinën Rusisë edhe pas miliardave eurove që i marrin nga BE. Liderët europianë, po bazohen në rezistencën e Ukrainës të cilët perveç afërisë territoriale, e flasin edhe gjuhën rusishte.
Mirëpo Serbia edhepse territorialisht është larg Rusisë, nuk e harron kurrë se Ruisa ishte ajo që e krijoi Serbinë e Malin e Zi, e për ketë u janë mirënjohëse dhe besnike e përjetshme.
Kosova, aleate e kujt është ?
Kosovën e liroi NATO (SHBA & BE). Që nga viti 2000-2026, kurrë nuk bëri asgjë për forcimin e relacioneve më SHBA dhe Bashkimin Eurpian, përkundrazi veproi e tregoj njëfarë megalomanie, se “ne u çliruam me forcat tona”, siç vazhdojmë ta glorifikojmë vetëveten edhe sot. Në emër të këtij glorifikimi ne e burgosëm dhe e pushtuam VETËVETËN. Si e pushtuam vetëveten, e po ia hapim rrugën Serbisë?
Ne, vet e krijuam “Zajednicën”, ne, vet e aprovuam Pakon e Ahtisarit; ne kurrë nuk e kërkuam shfuqizimin e Rezolutës 12/44, arrestimin e tre gjermanëve në Prishtinë, dërgimin e Gulenistëve në Turqi, përkundër rekomandimeve të SHBA që mos t’ia dërgojmë Erdoganit! Ne ndërtuam xhami më shumë se sa në Turqi, kryetaret tanë dhe personalitete të UÇK-së
shkojnë në Qabe, ne vet “luajmë koqe” në Dragodan me Amerikën, ne vet i gjuajmë me vezë ambasadën amerikane, ne vet e votuam Gjykaten Speciale, gjithnjë duke u arsyetuar se kështu po kërkojnë SHBA dhe BE.
shkojnë në Qabe, ne vet “luajmë koqe” në Dragodan me Amerikën, ne vet i gjuajmë me vezë ambasadën amerikane, ne vet e votuam Gjykaten Speciale, gjithnjë duke u arsyetuar se kështu po kërkojnë SHBA dhe BE.
Arsyetimet e personaliteteve poltike tona se “SHBA & BE po kërkojnë kështu”, burimin e kanë: disa ishin naivë e disa të shitur të Serbia…!
Të gjithë ata që zhvilluan negociata dhe që ishin në qeveri, janë milionerë. Si është e mundur që me një rrogë 2000 apo 5000 euro të shndërrohesh në multimilionerë? Pas 90% e milionerave që janë marrë me politikë, qëndron dikush tjetër…!

Krahas Vuçiqit në OKB , foli edhe Erdogani, i cili me ton kërcënues tha se ka ndikim në disa shtete Ballkanike. Nënteksti i fjalimit të Erdoganit duhet nënkuptuar se foli për Kosovën, që e quajti territor ekonomik të vetin, megjithëse në hapësirat e Gadishullit Ilirik ku jetojnë shqiptarët, pra edhe në Dardani, investon vetëm në ndërtimin e meremetimin e xhamive, hamameve dhe qendrave islamike.
Përfundim: Deputetët tanë e kalojnë kohën në manifestimet “Liria ka emër” dhe kënaqën duke u fotografuar më qytetarët tanë. Personalitetet politke kënaqën duke mbajtur mbledhje partiake, ku e shpallin Gjykatën Spaciale në Hagë fajtore, duke menduar se po e kryejnë një mision kombëtar, e në fakt asgjë pozitive nuk bëhet.
Sot, është koha që deputetet tanë të zhvillojnë takime me deputetet e shteteve te huaja, e jo të dalin ne foto në manifestimet e natës. Politikanët tanë sot, duhet të ftojnë personalitete poltike të rëndësishme amerikane e europiane që të vijnë në Kosovë dhe t’i shohin këto manifestime. Dhe të ftojnë mediat botërore në Kosovë. Duhet t’i përkrahin materialisht gazetarët tanë, si Ekrem Krasniqin, Xheraqina Tuhina-n, Augustin Palokaj-n e shumë të tjerë të veprojnë edhe më fuqishëm në Bruksel, siç kanë vepruar para dhe gjatë luftës, ku ju nuk e keni ditur as çka është UÇK – ëja. Duhet te perkrahen të gjithë intelektualet shqiptarê dhe te huaj që flasin ne favorin tonë.
LERINI KOTËSIRAT DHE TAKIMET FOLKLORIKE SE E MORËT NE QAFË ARDHMERINË E KOSOVËS!
Bazuar në veprimet e deritanishme të qeverisë sonë nga 2000-2026, Kosova konsiderohet shtet ISLAMIK, që është një kancer i bardhë në qendër të Europës, e që nuk e ka asnjë aleatë në botë.



