Shkruen e knon: Lirim Patrioti
(Lirim Gashi, Prishtinë)
____
ZYRA E HATIXHE QIKARIT, QENDRA E SHENJTË KUNDËR KURVËRISË
____
Hatixhe Qikari, motra myslimane, me shami dhe xharrë të zezë, kishte shkruar dhe folur aq shumë kundër kurvërisë së burrave dhe grave, sa më në fund vendosi ta hapte edhe një qendër praktike për luftimin e saj.
E vendosi qendrën pikërisht në trekëndëshin e saj magjik, midis kofshëve.
Aty filluan të vinin burra mëkatarë nga të gjitha anët. Hynin me mëkate dhe dilnin me pendesë. Rrëfeheshin për mëkatet e tyre, ndërsa motra ua falte një nga një, me një seriozitet aq fetar, sa edhe engjëjt filluan të mbanin shënime.
Pastaj vinte ceremonia e ujit të shenjtë.
Ujëvara e saj magjike ishte bërë pjesë e pandashme e procesit të pastrimit shpirtëror.
Dhe kështu, me shumë lutje, pak pendesë dhe edhe më shumë ujë të shenjtë, lufta kundër kurvërisë vazhdonte me sukses.

Komisioni i Hoxhallarëve, pas një mbledhjeje shtatëorëshe, vendosi madje edhe standardet ekologjike të zonës përreth Trekëndëshit Magjik. U përcaktua se bimësia duhej të ishte modeste, pemët të mos ishin shumë të harlisura dhe asnjë zog të mos këndonte pa leje.
Por problemi më i madh ishte statistika.
Sa më shumë zgjerohej fushata kundër kurvërisë, aq më shumë shtohej numri i mëkatarëve.
Komisioni u mblodh përsëri.
— Duhet ta zgjerojmë qendrën! — tha kryetari.
— Ku? — pyeti sekretari.
Kryetari heshti.
Shikoi hartën.
Pastaj shikoi Trekëndëshin Magjik.
Dhe më në fund tha:
— Kjo është hera e parë në historinë e njerëzimit që një fushatë kundër kurvërisë ka rrezik të mbyllet për mungesë hapësire.
Në atë çast u dëgjua një zë nga fundi i sallës:
— Po pse nuk e hapim një degë në anën tjetër?
Kryetari u ngrit në këmbë.
— Jo! — bërtiti. — Mos e teproni me reformën fetare. Se pastaj do të na duhet të hapim edhe Ministrinë e Pendimit!
Dhe kështu, lufta kundër mëkatit vazhdoi.
Me aq sukses, sa në fund askush nuk e dinte më nëse qendra po e luftonte kurvërinë…
apo kurvëria po e financonte qendrën.


