Në foto asht Xhemajl Abrija, pleqnari i dikurshëm në Kosovë, jo “Baca Binak”, protagonisti i këtij shkrimi…!

____
Publikimi i videove erotike të disa artisteve shqiptare krijoi nji zallamahi sociale në krejt vendin…tanë gjindja harruen hallet e përditshme dhe u turrën në festën lokale të thashethemeve duke u zhgërrye në llucën e krijueme…natyrisht kësaj zallamahie nuk i shpëtoi as katundi i Bacit Binak…qilloi me u mbledhë dikund edhe po e dvesin Bacin:
– Çka mendon ti Baci Binak për këto mesele?”
– Çka mendoj a? Marifet i Edi Ramës asht ky…i plasën skandalet prej Ballukes e te shefja e sherbimit informativ…dhe qysh me ia ba me u harrue tana këto? Jepi miletit film pa lekë me u hutue…Rama bani si ata hajdutat e shpiave që kur i hetonte qeni këta ia gjuenin nji shkop në tjetrin krah me e hutue…qeni mësynte ka shkopi e hajnat iknin të patrazuem prej tij…bash kështu janë tue shkue mbas shkopi edhe mileti sot.
– Bac po ato video janë reale…a s’kie kurrgja me thanë për to a?
– ShaZoten more Bac ato punë janë ba e kanë me u ba sa ti bien dielli tokës, po këta trullanat kësaj here i kanë filmue e ua shkepën sheshit…për filmimet e këtyne artistave shkon ajo fjala – “Marrja rri e i zoti se len!”…marrja aty ish e grimë ngusht s’kenë me e filmue.
– Po vakt i keq asht ardhë bre Bac! Në kohë të Enverit s’kish këso gjanash…as guxonte kush me ba kështu.
Baci prajshem ua ktheu:
– Po kush u tha se s’janë ba këto gjana atëherë? Po pse për çka kujtuet ju se e ndërtuen Bllokun e Udhëheqjes ata? Po ato “vilat e udhëheqjes” nëpër tana rrethet…ase “vilat e udhëheqjes” në bregdeti e tjerakund…tana të ruejtuna me ushtarë me automatikë e gishtin në kambëz…Pse çka kujtuet ju se ruenin aq rreptësisht? Për me ba këso horlleqesh të patrazuem more, po për çka tjetër?


