Katedrala ”Shën Nëna Tereze” – Prishtinë
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
A është Islami vërtetë religjion agresiv dhe i rrezikshëm (pjesa 6)
P ë r k u j t e s ë!
Kah doli nga shtëpia Gonxhja 18 vjeçare, baba i saj Nikollë – Kolë Bojaxhiu i tha: ”Bija ime, bani bamirëse! Bamirësia asht si nji guralec të cilin ti e hedh në lum’ të thellë, e kurrë ma nuk e sheh, por ai aty qëndron dhe kurrë nuk humbë!”
Dhe, përnjëmend, Gonxhja u bë bëmirsja më e madhe dhe humanstja e njohur në tërë botën e njohur si Nëna Tereze.
Prishtina e mbarë Kosova dhe mbarë shqiptaria, janë krenar, që në Prishtinë u ngrit Katedrala me emrin ”Shën Nëna Tereze”

Sipas Kur’anit te gjithe njerezit ne rruzullin tokesor kane nje gjenealogji te perbashket, sepse te gjithe kane nje zanafille, ata rrjedhin nga nje nene dhe nje baba (Ademi a.s. dhe Hava). Kur’ani pohon se ekzistimi i orientimeve, bindjeve dhe i perkatesive te ndryshme ne pikepamje fisnore, kombetare, ekonomike, fetare dhe politike etj. jane vetem pasurim i realitetit dhe i afirmimit, afrimit dhe ndihmes ndemjerezore, duke mos bere dallime ne aspektin e perkatesise se tyre ideologjike, nacionale apo konfesionale te popujve te ndryshem te botes. Kur’ani synon progres te vazhdueshem. Ai udhezon drejt nje zhvillimi dheperparimi te perhershem te njerezimit. Kerkesa e Tij paresore gjithnje eshte predikimi dhe porosia duke ikur nga veprat e keqija, te bejme vepra te mira. Keto jane parimet e pergjithshme te Kur’anit, kuptimit dhe mesimit te Tij.
Rendesia dhe roll i madh i Kur’anit shihet edhe nga fakti se shume ajete te Tij, flasin per njeriun, jo nga aspekti i orientimit apo perkatesise se besimit te tij, por Ai flet per njeriun ne teresi si per te gjitha krijesat njerezore te rruzullit tone pa theksuar kurrnjehere dallimet e perkatesive tjera. Kur’ani, duke folur per njeriun, ne shume ajete perdore fjalet nefs – njeri, shpirt, person , beni Adem – pasardhes te Ademit, Nas – njerez. Ne te gjitha keto nuanca kuptimore nuk verehet kurrefare dallimi ne mes njerezve. Te gjithe njerezit, te drejtat e tyre themelore i kane te barabarta, te cilat ata i realizojne sipas nevojes edhe me ane te instrumenteve dhe institucioneve shoqerore, duke gezuar perkrahjen dhe mirekuptimin dhe institucioneve shoqerore, duke gezur perkrahjen dhe mirekuptimin e ndersjelle njerezor ne nje mjedis te caktuar shoqeror. Prandaj te gjithe njerezit sipas Kur’anit kane te drejta te pacenueshme perjete, per liri, per pune, te drejtat per te gezuar te mirat materiale e shpirterore, te arsimimit te tyre dhe te femijevet te tyre etj. Mohimi i ketyre te drejtave te zena ngoje ndaj cilitdo njeri si krijese e Zotit sipas mesimeve te Islamit konsiderohet sulm kunder integritetit te njeriut si individ ne vecanti dhe te bashkesise njerezore ne pergjithesi. Per te zoteruar natyren (kjo mundesi i eshte dhene vetem njeriut), domosdo nevojitet dituri, urtesi dhe arsimim, sepse sipas Kur’anit mosdija, injoranca dhe analfabetizmi jane plage e rende e individit dhe e shoqerise, pikerisht per kete arsye ajeti i pare i Kur’anit qe te sherohet kjo plage e rende per te dy gjinite njerezore urdheron: IKRE – lexo, meso!
Sado qe te flitet e te shkruhet mbi Kur’anin, mbi ate thesar qe permban Ai, njeriu nuk arrin ta thote fjalen e fundit. Ai sikurse edhe gjithesia eshte i pafund. Pasuria nga thesari i permbajtjes se Tij te thelle mendore nuk ka as shembull as model, prandaj si i ketille, Kur’ani – Fjala e Zotit eshte i pakrahasueshem me cfaredo vepre sado te persosur te shkruar nga dora e njeriut Te gjitha perkthimet dhe komentimet, qejane bere ne gjuhe te ndryshme te popujve te botes, nuk jane gje tjeter pos perpjekjeve dhe deshires se madhe per ta shkoqite dhe per te marre dije se paku sa nje pike uji nga oqeani. Edhe perkthimi i Kur’anit me komentim ne gjuhen shqipe, qe po ua ofrojme lexuesve e besimtareve ne duar, shpreh kete deshire qe se paku t’u mundesoje ne kete menyre te gjithe atyre, te diet deshirojne tejetojne me Kur’anin dhe qe te jene me afer Tij.
Me rastin e botimit te Kur’anit me 1985, teperkthyer nga Feti Mehdiu, n’emer te Kryesise se Bashkesise Islame ne Kosove neparathenien e atij botimi, nder te tjera, patem theksuar se “Kur’ani i perkthyer nuk mund te kuptohet ne menyre integrate duke lexuar ate te perkthyer fjale per fjale pa koment e pa studim te hollesishem analitik, sepse cdo ajet i tij paraqet kaptine te vecante”. Prandaj, qysh atehere patem premtuar se do te vazhdojne perpjekjet tona qe lexuesve t’ua prezentojmeperkthimin e ri me koment me qellim qe t’i pergjigjemi deshirave te lexuesve, duke qene te bindur se me kete do te behet i mundshem te shoqeruarit
me Kur’anin dhe njohja e Fjales se Shpallur te Zotit, si edhe do te behet e mundeshme njohja me kushtet dhe mundesite e zhvillimit te islamistikes nen kete nenqiell te kombeve dhe te kombesive tona te vellazeruara dhe te barabarta, respektivisht pjestareve te Kur’anit dhe te SunnetiL
Tani ndiejme kenaqesi te vecante qe kete premtim po e bejme realitet, duke plotesuar nje synim te kahershem.
Kete pune sa te veshtire e te nderlikuar, por aq te ndershme dhe krenare te Sherif ef. Ahmetit, Kryesia e Bashkesise Islame e cmoi larte sepse e kreu me pergjegjesi te madhe dhe me perkushtim te vecante. Me deshiren dhe angazhimin e madh dhe me ndihmen e Zotit, kete pune fisnike Sherif ef. Ahmeti e kreu me sukses. Botimi i Kur’anit me perkthim dhe komentim per lexuesit do te jete me i afert, me i dashur dhe me i kuptueshem. S’ka dyshim kjo pune e madhe do t’u ndihmoje lexuesve ne begatimin e raporteve te marredhenieve te tyre ndernjerezore. Prandaj, mund te thuhet se nje veper me vlere te larte humane krijon kushte te volitshme per fisnikerimin e marredhenieve ndernjerezore dhe ndervellazerore ndermjet njerezve, kombeve dhe kombesive te mjedisit te caktuar gjeografik.
Me rastin e botimit te Kur’anit te perkthyer dhe te komentuar e shohim jo vetem te udhes, te arsyeshme dhe te nevojshme, por edhe ndjejme si obligim qe me respekt te vecante ne radhe te pare ta falenderojme dhe ta pergezojme Sherif ef. Ahmetin dhe te gjithe ata qe me perkushtim te madh e perpjekje te wecanta pa kursyer kohen, mundin dhe punen e tyre ndihmuan rreth pergatitjes se daljes ne drite te kesaj vepre madhore – Kur’ani – perkthim me komentim.
( v a z h d o n )


