Pirro Prifti, Tiranë
Kjo Fjalë e urtë kinezë e vënë si titull ka në original: `Kush bën keq në heshtje- paguan me zhurmë`, por unë e zëvëndësova me fjalën `skandal` sepse skandali bën një zhurmë shurdhonjëse që shqetëpson shumë njerëz, qofshin ata që e shkaktuan qoftë edhe vetë shoqërinë në të cilën ata jaetojnë duke ngritur shumë pyetje shqetësuese që nuk mund tu jepet përgjigje nëse ky skandal është I rastësishëm apo është bërë si `modë` në shoqërinë e sotme shqiptare.
Videot e dala në portale nga internet dhe në tv-ra, tronditën shoqërinë shqiptare jo p[ër arësyen se të tilla ngjarje nuk ka në shoqërinë tonë, dhe jo se në shoqërinë tonë janë të shpeshta por zhurma dhe skandali u bë sepse personazhet që dolën nga kjo ngjarje janë njerëz që si ne, si bota I quan celebritete, sado që shkallët e cellebritetit mund të jenë më të pakta se sa në vëndet e tjera.
Pra, ky skandal tregon se në shoqërinë shqiptare që pretendohet se jetojmë në një demokraci liberale perëndimore pas viteve `90, elementët e degradimit moral janë më të kapshmë dhe më të perceptueshme se sa në diktaturë ku presioni I shtetit autocrat të dënonte ashpër pvarësisht se edhe në atë kohë kishte të tilla raste, gjithsesi të rralla.
Debatet në shumicën e rastevepo dënojnë dhe me të drejtë autorin Hila që paska marrë në shtëpi ndoshta herë pas here celebritete të artit, muzikës, kulturës, për të bërë sipas videove degjenerime morale të tipit seksual.
Është e vërtetë se liria për të bërë dashuri nuk dënohet por liria për të abuzuar duke shkelur ligjet morale dhe ligjore është e dënueshme, pra liria e njërit përfundon kur preket liria e tjetrit. Më saktë mund të thuhet së të dy palët kanë bërë shkelje morale (dhe ligjore në rast se do të ketë denoncime).
I pari që ka shkelur normat morale është banori që ka pranuar `celebritetet` në shtëpinë e tij, I ka filmuar apo janë filmuar nga dikush tjetër gjatë intimiteve të tyre. Më e rënda është se me këtë ngjarje ka dëmtuar rëndë familjen e tij duke e rrezikuar të shpërbëhet, ka ofenduar gruan e tij e cila mund të kërkojë divorc, ka dëmtuar vetë artin sepse në sytë e shqiërisë shqiptare ngjarja duke sikur e tërë arti, muzika kultura gjënden në këtë terren shkeljesh morale, etike dhe familjaretë cilat rrezikojnë prishjene familjes.
Nga ana tjetër edhe `celebritetet` femra kanëpo aq faj të madh sa dhe ai që i ftoi sepse ato shkuan me dëshirën e tyre, duke e ditur që banori ishte familjar.
Edhe Beniamin Franklin ka shkruar: `Kush dëshëron të ketojë në paqeduhet të mos flaës për gjithçka që di dhe gjithçka që sheh` , por e vërteta kur del gjithmonë është e rëndë dhe e tmerrshe kur del sidomos papritur dhe pa u parapërgtitur shoqëria apo familja.
Sigurisht shkaqet e kësaj ngjarjeje janë ose thjesht: ose për kënaqësi , ose për të fituar ndonjë favor, ose për të xhvatur lekë. Videot mund të kenë qënë ose për të bërë presion njërit apo tjetrit, ose kanë dalë për të treguar se përsoni që paska bërë këto `ynere`, ose qënka `një kazanova` dhe shoqëria shqiptare paska nevojë për të patur `Kazanoven` e tij, ose personi qënka një Pigmalion` apo një nimfoman dhe paska nevojë ta paraqesë vehten në shoqërinë shqiptare nëpërmjet videove, ose paska qënë një person tip `vendetta` që do të hakmerret ndaj `celebriteteve` duke treguar se nëse ai nuk është aq i zoti sa ato në profesion – është i zoti për tu hakmarrë…..
Në përfundim, dikush tjetër për të justifikuar imoralitetin e këtyre `celebriteteve` u mundua që ti quajë viktima dhe që duhej fshehur kjo ngjarje në mënyrë që të mos dëmtohej fama dhe jeta e tyre….. Madje përmëndi dhe frazën e Jezu Krishtit i cili tha për të përdalën që deshin ta mbytnin me gurë banorët: `Kush është pa mëkat le të hedhë gurin i pari`… dhe asnjëri nuk e hodhi sepse të gjitha ishin mëkatarë….
Gjithashtu të tjerë kerkojne te mbrojne ‘celebritetet’ shqiptare qe te benin seks me nje bashkeshort tradhtar te gruas se tij.
Shumë peronave mund tu vijë keq dhe i quajnë lëneshat- ‘gjynah’ dhe të ruhet privacia e tyre dhe liria e tyre e zgjedhjes…… ???!!!!
Po mire mo… Liria e kujt? A quhet liri kur shkel lirinë e një familjeje? Si quhen ata apo ato që kërkojne seks apo dashuri duke prishur familjen ?
E vërteta del gjithmone qoftë edhe në formë skandali, dhe le të skandalizohen ato dhe ai që me dashje prish familjen. E meritojnë.


