
Sak Muji, Zvicër
URTESIA E MENQURIA E TRIBUNIT
Sonte, në një çast vendimtar për Republikën e Kosovës, unë e pashë edhe një herë urtësinë politike, maturinë dhe përgjegjësinë shtetërore të Albin Kurtit. Kur interesi i shtetit, mbrojtja e vlerave të Luftës Çlirimtare dhe funksionimi i institucioneve kërkojnë përgjegjësi, duhet ditur të gjendet rruga e marrëveshjes pa e humbur qëllimin madhor. Për mua, ky ishte një mesazh i qartë para popullit: Kosova dhe institucionet e saj duhet të jenë mbi interesat e çastit.
Në momente të tilla provohet urtësia e udhëheqësit — jo vetëm me fjalë, por me vendime, durim dhe gatishmëri për të ruajtur interesin shtetëror dhe dinjitetin e vendit.
Në mbrojtje të vlerave të luftës, të shtetit dhe të Republikës së Kosovës! ![]()


