Justina Shiroka – Pula, zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës

Shkrime relevante

Justina Shiroka-Pula: Do të jem presidente e gjithë qytetarëve

Presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula Presidentja e re...

Urtësia e Tribunit

Sak Muji, Zvicër URTESIA E MENQURIA E TRIBUNIT Sonte, në një çast vendimtar...

Justina Shiroka – Pula, zgjidhet Presidente e Republikës së Kosovës

Sak Muji, Zvicër Një natë që përfundoi me betimin para Republikës Në...

Kur rivaliteti politik i lë vend interesit të përgjithshëm

Arif Ejupi, Gjenevë Historia politike dhe shoqërore e shqiptarëve dëshmon se përçarja...

Për librin e Jusuf Buxhovit, “Pasluftat e mia”

Gjergj - Bajram Kabashi ___ "Pasluftat e mia" (1946 - 1999 dhe 2000...

Shpërndaj

Sak Muji, Zvicër

Një natë që përfundoi me betimin para Republikës Në minutat e fundit të një nate të gjatë për institucionet e Kosovës, Kuvendi dha vendimin e tij.

Sipas rezultatit të shpallur në sallë, me 81 vota, Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës. Dhe pastaj erdhi çasti më solemn: betimi para Kuvendit. Me dorën dhe fjalën e dhënë para përfaqësuesve të popullit, Presidentja mori mbi vete përgjegjësinë kushtetuese për ta ruajtur pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës, për t’i mbrojtur të drejtat e qytetarëve, Kushtetutën, ligjet, paqen dhe mirëqenien e tyre. Ky është edhe thelbi i betimit të përcaktuar me Ligjin për Presidentin.

Fjalët e para të betimit janë të rënda sa vetë përgjegjësia e shtetit: “Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtoj ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës…”

Sonte nuk u zgjodh vetëm një emër. U ruajt vazhdimësia kushtetuese e Republikës në ditën e fundit të afatit të përcaktuar për zgjedhjen e Presidentit.

Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar 6 tetorin si afatin për përfundimin e kësaj procedure. Urime, znj. Justina Shiroka-Pula, për detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës!

Uroj që mandati juaj të jetë në shërbim të unitetit të qytetarëve, Kushtetutës, lirisë dhe interesit të Republikës së Kosovës; me respekt për sakrificën e brezave që e sollën vendin deri te liria dhe me përgjegjësi për brezat që do ta trashëgojnë atë. Kosova sonte vazhdoi rrugën e saj institucionale. Republika vazhdon. Flamuri vazhdon të valojë. 🇽🇰🇦🇱

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu