Deklaratë e Shoqatës Patriotike “Çamëria”: Napoleon Zerva nuk mund të nderohet në tokën shqiptare

Shkrime relevante

Unifikimi i kombit shqiptar në Gadishullin Ilirik

Safet Sadiku, Zvicër Nëse kërkesa e unifikimit të kombit shqiptar në Gadishullin...

Pse e shkova librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”?

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Librin "Shqiptarët në luftë me Islamin Global" e...

Zgjedhja e Presidentes, goditje për LDK-në? Analistët zbërthejnë çfarë fitoi dhe çfarë humbi partia

Naile Ejupi, Bota Sot Justina Shiroka Pula Maraj: Zgjedhja e Presidentes i dha...

Ku gjendet Vatikani im, pyet Lirim Gashi

Lirim Gashi, Prishtinë ____ VATIKANI IM GJENDET NË REPUBLIKËN E TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS...

Shpërndaj

Deklaratë e Shoqatës Patriotike “Çamëria”
____
AKT I RËNDË FYERJE NDAJ SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË DHE KUJTESËS SË VIKTIMAVE TË GJENOCIDIT ÇAM!
____
Në Derviçian të Dropullit, në territorin e Republikës së Shqipërisë, ekspozimi për nderim i portretit të Napoleon Zervës është akt I rëndë që Shoqata Patriotike “Çamëria” e dënon me forcën më të madhe.
Napoleon Zerva nuk është një figurë e zakonshme historike për shqiptarët. Emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me masakrat, spastrimin etnik dhe dëbimin me dhunë të popullsisë shqiptare të Çamërisë nga trojet e saj stërgjyshore.
Çfarë po nderohet sot në Derviçian? Masakrat mbi gra, fëmijë e pleq? Shtëpitë e djegura? Familjet e shfarosura? Mijëra shqiptarët e dëbuar nga vendlindja e tyre?
Apo kërkohet që, përmes artit dhe kulturës, të rehabilitohet publikisht figura e krimineli Zerva, që për shqiptarët e Çamërisë simbolizon një nga tragjeditë më të rënda të historisë sonë kombëtare?
Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr. 7839, datë 30.6.1994, ka shpallur 27 Qershorin “Ditën e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”.
Familje e dëbuar nga Çamëria
Si është e mundur që Republika e Shqipërisë, e cila përkujton me ligj viktimat e gjenocidit çam, të lejojë në territorin e saj nderimin publik të figurës së këtij krimineli lidhur me këtë tragjedi?
Kjo nuk është thjesht çështje e një portreti të vendosur në një galeri arti. Është çështje e dinjitetit kombëtar, e kujtesës historike dhe e përgjegjësisë së institucioneve të shtetit shqiptar.
Liria e artit nuk mund të përdoret si mburojë për glorifikimin e autorëve të masakrave. Bashkëjetesa nuk mund të ndërtohet mbi fyerjen e kujtesës së viktimave. Dhe respekti për minoritetet nuk mund të ngatërrohet me tolerimin e provokimeve ndaj historisë së shqiptarëve.
Shoqata Patriotike “Çamëria” kërkon publikisht:
1. Heqjen e menjëhershme të portretit të kriminelit Napoleon Zerva nga çdo ekspozim që synon nderimin ose glorifikimin e tij në Derviçian.
2. Një shpjegim zyrtar nga kryetari i Bashkisë Dropull, për rrethanat në të cilat është organizuar dhe lejuar ky ekspozim.
3. Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe Pushtetit Vendor të ushtrojë detyrimet ligjore për të vënë para përgjegjisë ligjore, frymëzuesit dhe zbatuesit e kësaj fyerje për kujtimin e mijëra viktimave të Çamërisë, duke provokuar rëndë pasardhësit e tyre.
4. Prokuroria të nisë hetimet dhe veprimet ligjore në mbrojtje të ligjit dhe memories historike te gjenocidit mbi shqiptarët e Çamërisë.
5. Ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse të shtetit shqiptar, për verifikimin e plotë të organizimit, financimit, miratimit dhe përgjegjësive konkrete institucionale, si dhe të çdo shkeljeje të mundshme ligjore.
6. Një qëndrim publik nga qeveria shqiptare, për të garantuar respektimin e kujtesës historike dhe të dinjitetit të viktimave të masakrave çame.
Askush nuk duhet të përdorë identitetin etnik, kulturën apo artin për të justifikuar nderimin e figurave që simbolizojnë dhunën dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.
Përgjegjësia është individuale dhe institucionale. Ajo duhet të kërkohet tek ata që e kanë ideuar, miratuar dhe realizuar këtë veprim, si edhe tek transmetimi i pafiltruar i televizionit të vetëm publik shqiptar RTSH.
Shteti shqiptar nuk mund të jetë indiferent kur në territorin e tij nderohet një figurë e lidhur me masakrat ndaj shqiptarëve.
Çamëria nuk është një kujtim që mund të fshihet. Gjenocidi çam nuk është një tragjedi që mund të relativizohet. Dhe gjaku i shqiptarëve të pafajshëm nuk mund të fyhet në emër të artit!
Shoqata Patriotike “Çamëria” kërkon reagim, transparencë dhe përgjegjësi.
Pamje e Paramithisë
Sepse një komb që nderon viktimat e tij nuk mund të heshtë përballë glorifikimit të atyre që lidhen me tragjedinë e tyre.
Napoleon Zervas / Napoleon Zerva/
Napoleon Zervas (1891–1957) ishte një gjeneral i ushtrisë greke dhe udhëheqës i rezistencës gjatë Luftës së Dytë Botërore, i njohur kryesisht për rolin e tij në krye të organizatës EDES dhe spastrimin e shqiptarëve çamë.
Jeta dhe Veprimtaria

  • Udhëheqës i EDES-it: Ai bashkëthemeloi dhe drejtoi Lidhjen Kombëtare Republikane Greke (EDES) në rajonin e Epirit, e cila ishte organizata e dytë më e madhe e rezistencës kundër Boshtit në Greqi. [1]

  • Sabotimi i Gorgopotamos: Mori pjesë në sabotimin e famshëm të urës së Gorgopotamos në vitin 1942 së bashku me grupet e tjera të rezistencës dhe sabotatorët britanikë. [1]

  • Çështja e Çamërisë: Forcat e tij nën udhëheqjen e Zervas luajtën rol kryesor në operacionet ushtarake që çuan në dëbimin dhe spastrimin etnik të popullsisë shqiptare çame nga Epiri (Çamëria) në vitet 1944–1945. [1]
WikipediaA
ANDAJ, KRIMINELI NAPOLEON ZERVA NUK MUND TË KETË VEND NDERI NË TOKËN SHQIPTARE!
SHOQATA PATRIOTIKE “ÇAMËRIA”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu