Minoritarët e Derviçanit provokojnë shqiptarët duke nderuar figurën e Napoleon Zervës, përgjegjës për krimet dhe dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë në vitin 1944.
Rreth 3.500 gra, pleq e fëmijë u masakruan dhe rreth 30.000 shqiptarë u dëbuan me dhunë nga Çamëria.
TVSH ka transmetuar një emision ku Bashkia Dropull ekspozon me nderime imazhin e Napoleon Zervës.
Ne nuk do të heshtim. Këtë skandal po e denoncojmë publikisht.
Historia nuk mund të fshihet dhe viktimat nuk mund të harrohen. Ne kërkojmë transparencë dhe reagim institucional për këtë rastë të rëndë.
Kërkojmë që Qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme, institucionet e sigurisë dhe autoritetet vendore të sqarojnë publikisht çfarë ka ndodhur dhe nëse nderimi i Napoleon Zervës është bërë me mbështetjen ose dijeninë e ndonjë institucioni shtetëror.



