Tifozët e NKP-së po vazhdojnë me komprometimin e UÇK-së dhe shtetit tonë ligjor

Shkrime relevante

Unifikimi i kombit shqiptar në Gadishullin Ilirik

Safet Sadiku, Zvicër Nëse kërkesa e unifikimit të kombit shqiptar në Gadishullin...

Pse e shkova librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”?

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Librin "Shqiptarët në luftë me Islamin Global" e...

Zgjedhja e Presidentes, goditje për LDK-në? Analistët zbërthejnë çfarë fitoi dhe çfarë humbi partia

Naile Ejupi, Bota Sot Justina Shiroka Pula Maraj: Zgjedhja e Presidentes i dha...

Ku gjendet Vatikani im, pyet Lirim Gashi

Lirim Gashi, Prishtinë ____ VATIKANI IM GJENDET NË REPUBLIKËN E TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS...

Shpërndaj

Nga minuta 20 e debatit të sotëm televiziv fillon broçkullisjet ish-diplomati Sylë Ukshini, i cili tash po rezulton se hapur ka eskaluar në tifoz të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale (NKP). Ai shpif: “Reagimi i BE-së ka shumë gjëra të gabuara, të pasinqerta me elemente të albanofobisë.” Këtë frymë devijante e përshkon diskutimi i tij arrogant në vazhdim.
Meqë po krekoset si studiues, atëherë më mbetet të dyshoj se ky farë Sylë thaçisti është i traumatizuar që Dh.S. e ka dënuar ish-punëdhënësi i tij, Hashim Thaçi, sepse ai ia ka mundësuar Sylës karrierën diplomatike dhe intelektuale. Përndryshe, Syla e di mirë se Dhomat e Specializuara nuk na i ka imponuar BE-ja ngaqë ishte albanofobe, por sepse e ka tumirur idenë e SHBA-ve që hetimi dhe gjykimi i akuzave që i përmbante Raporti i Dick Martit (RDM) të ndodhnin në kuadër të juridiksionit të Kosovës, ngaqë SHBA donte ta demantonte e ta diskreditonte RDM-në.
Se akuzat që i përmbante RDM duhej të hetoheshin e të gjykoheshin, ka vendosur Asambleja Parlamentare e Këshillit Evropian (APKE) në janar të vitit 2011, e jo BE-ja dhe SHBA-ja.
Më habit marrëzia kaq e përhapur, se aktgjykimi i 16 shtatorit na qenkësh më komprometues për UÇK-së dhe shtetin tonë ligjor sesa RDM-ja e vitit 2011. Ky dezinformim, që po imponohet si e vërtetë, vjen nga profiterët e luftës dhe tifozët e NKP-së, meqë dënimin individual dhe si NKP të katër të dënuarve po e përjetojnë më rëndë se damkosjen që na e kishte shkaktuar RDM-ja. Më duket se këtë dezinformim devijant po e përforcon edhe lufta speciale e BIA-s. Këtë hamendësim e mbështet në dyshime të bazuara në indicie, qysh nga viti 1996, se NKP-në e ka kompiluar RDB-ja e Serbisë (pasardhësja e UDB-së dhe SDB-së, dhe pararardhësja e BIA-s). RDB-ja na e ka penetruar NKP-në në radhët e LPK-së dhe UÇK-së për të na sabotuar e komplotuar nga brenda – siç kemi vuajtur nga viti 1993 deri sa realizuam çlirimin e Kosovës.
Fatmirësisht, Dh.S., përmes aktgjykimit të 16 shtatorit, e fisnikëroi UÇK-në dhe luftën tonë çlirimtare, meqë i demantoi e i diskreditoi akuzat famoze kundër UÇK-së të cilat i përmbante RDM-ja, duke i dënuar katër të akuzuarit – Jakupin, Kadriun, Rexhepin e Hashimin – vetëm për krime individuale dhe si NKP, por duke e legjitimuar Luftën çlirimtare të UÇK-së si të drejtë.
____

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu