Kosovë, të paska hije – poezi nga Maki Maqedonci Canolli

Shkrime relevante

Unifikimi i kombit shqiptar në Gadishullin Ilirik

Safet Sadiku, Zvicër Nëse kërkesa e unifikimit të kombit shqiptar në Gadishullin...

Pse e shkova librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”?

Gjergj - Bajram Kabashi ___ Librin "Shqiptarët në luftë me Islamin Global" e...

Zgjedhja e Presidentes, goditje për LDK-në? Analistët zbërthejnë çfarë fitoi dhe çfarë humbi partia

Naile Ejupi, Bota Sot Justina Shiroka Pula Maraj: Zgjedhja e Presidentes i dha...

Ku gjendet Vatikani im, pyet Lirim Gashi

Lirim Gashi, Prishtinë ____ VATIKANI IM GJENDET NË REPUBLIKËN E TREKËNDËSHIT TË BERMUDËS...

Shpërndaj

KOSOVË TË PASKA HIJE
_
Poezi
_
Kosova ime e dashur
të vështrojë nga largë,
dhe e hedhë shikimin
shekujve më pas.
_
Shumë shekuj më herët,
ti e pate Justinianin e parë
dhe tani si Kosovë që je
përsëri një Justin e ke.
_
Me shekuj e kemi pritë
të vije kjo ditë,
në ballë të Kosovës
të prinë një Justin.
_
Sa herë emri i saj
kudo që t’përmendet
do t’ju shkojë mendja
te Dardania e vjetër.
_
I tregove botës mbarë
që katolik e myslimanë
të gjithë bijat e bijtë tu janë
sebashku njësoj te kemi Nanë.
_
Lutem për Ty Kosovë
lutem te Përëndia
kurrë toka jote t’mos mbetet
pa Justiniana e Justina.
_
Se rrënjët e tua janë
si rrënjët e lisit
atje te Justiniani i lindur
në qytetin e Nishit.
_
Kur e bën emër
dhe e cakton Përëndia,
ndryshe s’mund të lindë
as vetë historia.
_
Si tokë dardane
prej perandorie,
një Justinë në ballë
ty të paska hije.
_
@Maki M Canolli
Tetor 2026
New York

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu