
„Çka i bën njeriu vetes, s’ia bën askush.“
Vendi fenomenal në të cilin unë, së bashku me familjen time, jetoj dhe veproj që nga viti 1992, kur u përndoqëm politikisht nga regjimi fashist serbo-çetnik i Millosheviqit (e kam cekur disa herë!), është thellësisht i brengosur lidhur me ngjarjet e fundit politike në shtetin tonë, Kosovë-Dardani!
Pra, vendi i perëndimit tim, Gjermania, është thellësisht i shqetësuar për ndryshimet e fundit të ligjit që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë!
TË GJYKATËS SË KOSOVËS, GJEOGRAFIKISHT JASHTË KUFIJVE TË SAJ!
Institucion i formimit të „skeletit“ juridik të Republikës së Kosovës, i cili, me përforcimin e tij në një të ardhme jo shumë të largët, e për të cilën jam e zonja të besoj se do të na mundësojë, juridikisht, ndryshimin e emrit të Kosovës, njëherit shtetit tonë t’ia kthejmë identitetin e tij adekuat ilir, emrin DARDANI!
Një eliksir jetësor, ekzistencial dhe themelor sa u përket qëndrimeve dhe vendimeve të domosdoshme, një forcë bazë futuriste e sistemit juridiko-politik funksional!
Me këtë rast, është shumë e domosdoshme të theksohet se, përpos ndihmës së SHBA-së, që do të thotë ndihmës financiare prej vitit 1999 deri në këtë vit aktual, 2026, në vlerë prej afër 2 miliardë dollarësh, respektivisht 2 miliardë eurosh, ndihmat financiare gjermane, pra të Bundesrepublik Deutschland ose RFGJ-së, kapin vlerën prej 660 deri në 730 milionë eurosh.
Kjo do të thotë se Gjermania është donatori dhe investitori më i madh bilateral në kuadër të BE-së, ndërsa Vendlindjen tonë e ka ndihmuar Bashkimi Evropian me gati 4 miliardë euro, duke përfshirë këtu pothuajse të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Vetëm për „hatër“ të Rezolutës 1244, e cila tani, pas 27 vjetësh e më shumë, sikurse themi ne Gjakovarët, veçse:
„ËSHTË BËRË BOZË!“
Megjithatë, përpilimi i ndryshimeve të tilla, më 06.10.2026, në lidhje me DHSGJK-në në Hagë, në Parlamentin e Kosovës sonë, në çastet e fundit, si të thuash „alla minutë“, dhe me protesta, përbën një veprim që duhet të shqyrtohet me kujdes.
„Man soll nicht die Hand beißen, die einen füttert!“
Që do të thotë:
„Njeriu nuk duhet ta kafshojë dorën që e ushqen!“
Përkundrazi, duhet që, shpirtërisht, me mirënjohje dhe me respekt të plotë, pa anashkalime injoruese, pavarësisht gjithçkaje, t’i nderojmë të gjithë mirëbërësit dhe ndihmësit, të cilët na kanë ndihmuar politikisht, ekonomikisht dhe financiarisht për kaq shumë kohë, që të mbijetojmë. T’I NDEROJMË! 💐
Prandaj, shqetësimi i thellë i shtetit ku jetoj, Gjermanisë, edhe sipas mendimit dhe qëndrimit tim, është tërësisht i drejtë në lidhje me deklaratën për ndryshimet e ligjit për DHSGJK-në në Hagë.
Kjo deklaratë lë të kuptohet se ndryshimet në fjalë shkelin detyrimet ndërkombëtare të Kosovës, po ashtu rrezikojnë pavarësinë gjyqësore të Gjykatës dhe kufizojnë rëndë ndjekjen ligjore të krimeve!
Megjithatë, ndonëse Kosova nuk është shtet anëtar i BE-së, rrjedhimisht nuk është as pjesë e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, të ashtuquajturit EEAS, ajo i mban lidhjet përmes përfaqësisë së BE-së dhe misionit të saj diplomatik në terren, përmes Zyrës së BE-së në Kosovë, të drejtuar nga përfaqësuesi special.
Kosova është kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Me paraqitjen e kërkesës së saj zyrtare për anëtarësim në BE, më 15.12.2022, kjo iniciativë fitimprurëse nuk bën assesi të „shkelet me këmbë“!
POSHTË HAJNAT, TRADHTARËT DHE ZULLUMQARËT! 👎
RRNOFTË VENDLINDJA IME, SHTETI YNË, KOSOVA-DARDANIA!


