MË NË FUND, EVROPA PO ZGJOHET PËRBALLË ISLAMIZMIT POLITIK !
FINLANDA: BESIMI DHE IDEOLOGJIA.
Debati në Finlandë për mbulesën, i pasqyruar edhe në Helsingin Sanomat (HS), si dhe diskutimet në institucionet evropiane, dëshmojnë se islamizmi politik nuk mund të mbetet më çështje tabu.
Islami si besim fetar nuk është islamizëm politik. Liria e besimit duhet respektuar, por ajo nuk mund të shërbejë si mburojë për imponimin e normave fetare mbi shoqërinë dhe shtetin laik.

KOSOVA: MBULESA DHE NËNSHTRIMI
Në Kosovë, gratë dhe vajzat me mbulesë janë bërë aq të dukshme, sa nganjëherë duken më të shumta se në disa vende të Lindjes. Atje mbulesa mund të jetë traditë; ndër ne, sipas bindjes sime, ajo shpreh kryesisht nënshtrim ndaj normave fetare e shoqërore, ndërsa në jo pak raste mund të lidhet edhe me përfitime materiale. Përjashtimet nuk e ndryshojnë qëndrimin tim kritik.

Ironia është se disa synojnë ta bartin në Evropë kulturën dhe normat e vendeve të Lindjes, ndërsa evropianët nuk shkojnë atje për t’ua imponuar kulturën e tyre. Evropa nuk duhet të bëhet terren i imponimit ideologjik në emër të lirisë!

STOP! INSTITUCIONEVE U TAKON TË VEPROJNË
Vëllazëria Myslimane dhe organizatat e tjera duhen vlerësuar sipas veprimtarisë dhe fakteve konkrete, pa i barazuar me të gjithë myslimanët. Besimi meriton respekt; islamizmi politik kërkon shqyrtim kritik.

Institucionet e Kosovës duhet të mbrojnë karakterin laik të shtetit, barazinë para ligjit dhe lirinë e ndërgjegjes. Të mos heshtin përballë imponimit ideologjik, por as të lejojnë diskriminimin e besimtarëve.
Liri për besimin! STOP imponimit ideologjik!




