JETËSHKRIMI I SHKURTËR I OFICERIT MADHOR AGIM MEHMETI
Ish-Zëvendës Ministër i parë i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës gjatë luftës dhe zëvendës komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut
Agim Mehmeti u lind më 10.03.1955 në fshatin Botushë, bashkia e Gjakovës. I ati, Rrustemi, veteran i arsimit dhe nëna Razë, shtëpiake. Agimi në familje la bashkëshorten e jetës me dy djem dhe një vajzë, nip e mbesë dhe pesë vëllezër e dy motra.!.
Si familje arsimdashëse ka qenë e përcjellur në vazhdimsi, prej pushtetit serbosllave. Sa ishte në klasën e shtatë fillore, në moshën 13 vjeçare i vdes nëna.
Shkollimin fillor e ka kreu në fshatin Molliq. Vitin e parë të shko- llës së mesme e ka kryer në shkollën Normale të Gjakovës, pastaj ka bërë ndryshimin e lëndëve, Gjuhë Frenge dhe Latine dhe vitin e dytë është regjistruar në gjimnazin „Vllezërit Frashëri“ në Deçan. Qysh në vitin e tretë gjimnaz ka bërë kërkesën për Akademinë Ushtarake Tokë- sore në Beograd, pas pranimit, për një vitë bëhet bursist i kësaj akademie.
Studimet
Që nga viti 1973 deri në vitin 1977 vijoj tri vite studimet, në Akademinë Tokësore në Banjicë të Beogradit, kurse vitin e katërtë e përmbylli në Sarajevë dhe mori gradën e nëntogerit.
Pas mbarimit të Akademisë u caktua të punoj, në Qendrën Shkollore Ushtarake në Sarajevë. Në vitin 1978 përparohet në gradën e togerit. Në vitin 1981 u përparua në gradën e kapitenit, ndërsa në vitin 1985 në graden e kapitenit të Klasit të Parë.
Përvoja
Që nga viti 1983 u përparua në thirrjen, ligjërues i Shkollave të (mesme dhe të) Larta Ushtarake, ku ligjëroj lendën e taktikës. Që nga viti 1980-1986 merr pjesë!!! (jo vetem që merr pjesë por planifikon, organizon dhe stervit lloj lloj struktura ushtarake nivelit të lartë dhe të mesem),… në shumë ushtrime ushtarake të kadetëve dhe struk- turave të ndryshme të kazermës në cilësin e vëzhguesit, bashkë- renditësit (koordinuesit) dhe të mbikqyrësit( inspektimit).
Si mësimdhënës (dhe pedagog)i kadetëve në Qendrën Shkollore ushtarake në Sarajevë, (pastaj) shtriu veprimtarinë e bashkëpunimin profesional edhe me studentët e (Fakultetit të Shkencave Politike)!!!Fakultetin e Mbrojtjes Teritoriale (në Drejtimin e Mbrojtjes) në Sarajevë, (Beograd, Zagreb, Lubjanë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Mbrojtjesë në Shkup,) si (ushtarak), (epror emësimdhënes ishte) (mësimdhenes) dhe njohës i ushtrive të huaja; Sfapos, Namibisë, Zimbabvesë etj.)
Pjesëmarrja në stërvitjet e ndryshme teorike dhe taktike pasu- rojnë përvojen e tij me artin ushtarak, që i shërbeu për organizimet ushtarake në Kosovë…
Data dhe ngjarje…
Më 1983-03-23 ia burgosin vllaun Bajram Mehmetin, si kundër- revolucionar, i cili aso kohe, kishte mbaruar Gjimnazin Ushtarak në Beograd dhe ishte student i vitit të dytë të Akademisë Ushtarake Tokë- sore. Bajrami, u dënua nga Gjykata Ushtarake e Beogradit me dy vite e gjysmë burg të rëndë.
Organet e Sigurimit Shtetëror Ushtarak dhe KOS-it (Shërbimi Kundër Informativ) dhe atij Shtetëror i njohur si UDB –SPB-Sigurimi i Punëve të Brendëshme, qëllimisht i krijuan kushtet, që gjatë 24 orëve, Agimi përcjellje dhe siç e kishin planifikuar e përgatitur planin, si çdo herë kundër shqiptarëve, Agim Mehmetin e burgosin më 2 qershor 1986 ndërsa më 19 frytor (shtator) 1986 sipas procesit gjyqësor tërsisht të kurdisur nga UDB-ja, në bazë edhe të dëshmive të rrejshme u dënua më 3 vjetë e 9 muaj burg. Nga grupi i të dënuarve prej 10 vetash Agimi ishte i pari në aktakuzë.
Më 03-02-1989 lirohet nga burgu me kusht dhe kthehet në kazer- men „Marshali Tito“ në Sarajevë, në ditën e dytë të punës më 07-02-1989 në mengjes gjatë revistës ushtarake që u bëhej kadetëve, vëren ish kadetin e tij Bislim Zyrapin, i cili në cilësin e dëshmitarit kishte dëshmuar rrejshëm…
Arratisja-dezertimi
Në korrik të vitit 1991 planifikon dhe realizon braktisjen-dezertimin nga APJ. Shkon në Kosovë me qëllim për ta kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar për të kaluar në Shqipëri, por rrethanat dhe kushtet ishin shumë të rënda dhe pas këshillimeve të bëra me dashamirët e tij, ndërron mendimin dhe drejtimin dhe kalon në Kroaci. Pas disa penge- save me policin kroate, arrin pas një kohe të kaloj në Slloveni për strehim dhe pas një kohe të shkurtër kalon në Zvicër, ku jetoi me familje dhe veproi deri më datën 3 të muajt veror (gusht) të vitit 2015, ku ndërroj jetë, në Zürich të Zvicrës. I ballafaquar vite me rradhë me shëndetin e rënduar nga sëmurjet, pa dyshim edhe si pasojë e të gjitha rrjedhave dhe ngjarjeve që u ballafaquar në jetën e përditëshme, lidhur me gjendjen e Kosovës hallemadhe të pushtuar nga Serbia.
Situata e rënduar në të gjitha drejtimet, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, në vazhdimsi e brenin përbrenda shëndetin e tij, sepse s`arrijti ta shof Kosovën e lirë ashtu si e donte dhe dëshironte ai dhe shumë bashkëpunëtor e bashkëveprimtar, të tij, që bënë të gjitha për- pjekjet e mundshme për një organizim profesonal të Forcave të Arma- tosura të Republikës së Kosovës – FARK.
Veprimtaria e tij (në rolin e Udheheqësit të Këshillit koordinues të ushtarakëve) në Zvicër ka qenë në vazhdimsi bashkëpunimi me (oficerët)(ushtaraket) shqiptarë që kishin braktisur APJ, për t`u organizuar sa më mirë, për themelimin e FARK për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës të pushtuar nga Serbia.
AGIMI, me qetësin e tij, përvojën si (ushtarak),(epror dhe oficer) madhor, ishte dhe do të mbetet në kujtesën e të gjithë atyre që paten fatin ta njohin, të bashkëpunjojnë e veprojnë me te, si mësimdhënës, këshillues, qetësues e bashkues (në rrethana dhe situata të rënda e të pa dëshiruara…), i të gjitha forcave ushtarake kudo në Kosovë në mënyrë institucionale me rregulla e komandë ushtarake, bazuar edhe në Kushtetutën e Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.
Dëshmi:
Agimi, la gjurmë edhe me shkrim, që dëshmohen më së miri, përpjekjet e tij për bashkimin e të gjitha forcave, kundër pushtuesit serb, gjithnjë dhe kahdo që veproi për këtë qëllim të shenjtë, hasi në pengesa, kurthe e ndërskamca nga më të ndryshmet dhe nga të gjitha anët, që i përballoj me urtësi e gjakëftohtësi, por që lanë pasoja afat- gjate në shendetin e tij, ku si dëshmi në vijim, janë vetem disa nga shumë përjetime të tij, nxjerrur nga libri i tij me titull:
“ E VËRTETA PËR FARK-un“, vet titulli i librit: „ka zgjuar dhe zgjon interesim të veçantë tek lexuesit e interesuar, sepse në ditët e sotme, njerëzit kanë aq shumë nevoj për të vërteten e cila u është vjedhur… nga stërvjedhësit, në jetën e përditshme, por edhe nga mjetet e ndryshme në hapësirat shqiptare, si RTV, mjetet elektronike (interneti e faqe të ndryshme pamore, gazeta e revista të shumta, po edhe nga fjalime e premtime të politikajve e qeveritarëve në pozita të ndryshme institucionale dhe nga foltorja e Parlamenti), ku flitet e shkruhet edhe për të vërtetën dhe të pavërtetën, për ç`do ditë, sa tek lexuesit kanë krijuar huti dhe mjegulli me thash e theme nga më të ndryshmet, ku shpeshëherë ndodh që luhet dhe keqpërdoret e vërteta e cila paraqitet si e pavërtetë, pa dhënë dëshmi e fakte, nga folës e shkrues të ndryshëm, pa kurrëfarë përgjegjësie..!
Kështu, rrena qitet në treg si mall për shitje, për interesa dhe qëllime të caktuara, të njerëzëve të caktuar, ku jo rall krijohen kushte dhe rre- thana për thashetheme dhe mal me shpifje, tue krijue mjegullë dhe errësirë rreth të vërtetës, siç thot fjala e urtë popullore: „Ujku don mjegullë…“ me të vetmin qëllim për ta penguar të vërtetën për të mos dalur si dëshmi në sipërfaqe kundër rrenës, e çfarë është edhe më e shëmtuar, rrenën e zbukurojn për ta shitur si të vërtetë, që për fatin e keq edhe pranohet shumë ma shumë se e vërteta, sepse krijuesit e rrenave marrin me kohe masa për fshehjen apo mundësisht edhe vrasjen e zhdukjen e dëshmive që dëshmojnë të vërtetën..!
Rilindasi i madh, Sami Frashëri në vepren e tij mes tjerash shkruan: “…Vjedhja më e poshtër dhe më e dëmshme është vjedhja e famës dhe veprave. Ata që përpiqen të bëhen të famshëm duke përvetësuar veprat e të tjerëve, një ditë e humbasin famën e fituar në këtë mënyrë dhe fitojnë emrin e gënjeshtarit dhe të mashtruesit „fq.26 /866
Autori i veprës „E VËRETA PËR FARK-un“ Agim Mehmeti e kishte të vetmin qëllim, paraqitjen e të vërtetës, gjithnjë tue u shërbye me të dhëna e dëshmi, për rrjedhën e atyre ngjarjeve që i ka përcjellur dhe ka qenë pjesëmarrës dhe organizator, si (ushtarak)(oficer) madhor i FARK-ut, Zëvendës Ministër i Mbrojtjes dhe zëvendës komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut, që në libër paraqet të vërtetën, si është e hidhur e dhimbshëme dhe aq shumë e kushtueshme për çështjen e Kosovës në veçanti dhe të çështjes kombëtare në përgjithësi.
Në vijim dëshmia që Agimi paraqet në librin e tij„E VËRETA PËR FARK-un“ në faqe 156-157, me rastin e vrasjes së Kolonel Ahmet Krasniqit, ministër i Mbrojtjes dhe komandant i Shtabit të Përgji- thshëm të FARK-ut, ku mes tjerash shkruan për tre vrasësit:
„ …Pasi që u bashkuan që të tre, humbën diku në errësirë, duke mos ditur se çfarë errësire dhe çfarë dëmi i shkakatuan ata Kosovës dhe Shqipërisë.
Po ç`faj bëri ministri i ndjerë, pse atij i`u mohua e drejta të jetoj?
A thua jemi popull kaq i mallkuar që nuk dimë tjetër veç të luftojmë në mes veti, duke dëshiruar që secili prej nesh të ket pushtetin dhe fatin e të tjerëve në dorë.
Si të tillë që jemi a e meritojmë lirinë ?!
Edhe nëse një ditë do të lirohemi nga shkau, (a nukë jemi liruar akoma, po themi se kemi shtet),…!!!është pyetje e madhe se a do të mund të lirohemi nga mendja jonë e ligë dhe nga të këqijat që i kemi.
Hordhit kriminale pasi nuk u ngopen me vrasjen e parë të Ahmet Krasniqit, e bënë vrasjen e dytë duke ia futur një tullë betoni ndër kokë në morgun e Tiranës, e fotografuan dhe atë fotografi e paraqiten në të gjitha mediat e botës si lajm.
Vrasja e Ahmet Krasniqit më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë, shtyu hyrjen e brigadës së Sylejman Kollçakut dhe të brigadave tjera në Kosovë. Në vend të Ahmet Krasniqit, nga Qeveria e Republikës së Kosovës, nga kryeministri Bujar Bukoshi, caktohet Halil Bicaj.
*** Kështu nga pjesa e sipër shënuar e librit në fjalë, të rikujtohen dhimbjet që i kemi shkaktuar vetes, (tue)(duke) i vrarë atdhetarët e devotshëm, dhe vetevetiu dalin pyetjet :
Po kush e vrau Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, e shumë të tjerë… ?!
Dhe për fatin e keq këto po na përsëriten vazhdimisht dhe pasojat po i vuajn gjeneratat e ardhshme tue paguar shumë shtrenjtë mos- bashkimin e faktorit të brenshëm kombëtar.
Aftësit profesionale të oficerëve shqiptar u çmuan dhe u vlersuan shumë në Kroaci nga kroatët, në Slloveni nga sllovenët dhe në Bosnje nga boshnjakët.
Po si u priten në Shqipëri dhe në Kosovë ?
Bazuar në librin në fjalë, ata jo vetem që s`u mirëpriten por disa prej tyre edhe u përbuzën, u ngacmuan, u nëpërkëmbën, kërcënuan dhe u vranë … !
E ku ?
Në Shqipëri dhe në Kosovë… !
A s`është kjo e trishtueshme dhe tragjike..!!??
Qoft i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Agim Mehmetit që ka lënë gjurmë të pa shlyera për brezin e tashëm e të ardhshem për familjarët, ushtarakët, shokët, bashkëpunëtorët e veprimtarët të çësh- tjesë kombëtare, që e nderuan dhe i nderoi, me veprimin e tij si oficer madhor i FARK, që me përkushtim veproi pa ndërpre tërë jetën, për bashkimin e të gjitha forcave ushtarake për liri e pavarësi të Kosovës…

I qoft i lehetë dheu i Kosovës hallemadhe, që me aq shumë përkushtim veproi si oficer madhor, për krijimin e FARK, për liri e pavarsi të plotë të Kosovës dhe për bashkimin kombëtar.
Përgatitiur nga
Abas Fejzullahi