Mi hiqni prangat, poezi elegjiake nga Maki Maqedonci Canolli

Shkrime relevante

Mi hiqni prangat, poezi elegjiake nga Maki Maqedonci Canolli

Maki Maqedonci Canolli _ Poezi elegjiake _ MI HIQNI PRANGAT _ Mos më quani Vajzë Mos më quani...

Jetëshkrimi i oficerit Agim Mehmeti nga Abas Fejzullahi

Abas Fejzullahi, Zvicër JETËSHKRIMI I SHKURTËR I OFICERIT MADHOR  AGIM MEHMETI Përgatitiur  JETËSHKRIMI...

Kryeministër Kurti, e e respekton parimin kushtetues të laicitetit?

Basri Beka, Prishtinë ____ KRYEMINISTËR KURTI, A E RESPEKTONI PARIMIN KUSHTETUES TË LAICITETIT? Sipas...

Shqiptarët e rikthyer në krishterizëm e zgjuan Europën, përderisa “qeveritë shqiptare” vazhdojnë të flejnë

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ___ SHQIPTARËT E RIKTHYER E ZGJUANË EVROPËN,...

Shpërndaj

Poezi elegjiake
_
MI HIQNI PRANGAT
_
Mos më quani Vajzë
Mos më quani as Motër
As emrin Nanë
Askushë mos ta zen në gojë
Grua?
Hiq e hiq!
Sepse, të gjitha këto emërime
I krijoi vet shoqëria
E ajo të vretë!
_
Po, po të vretë me paragjykimet e veta.
Të vretë me mijëra shprehje të shkreta.
Të vretë sepse heshtë!
E pastaj të vretë kur të përqeshë
E thotë ndoshta e lypi vet
Që ta vretë!!!
Sot, femrën po e vretë
baba, vëllau, djali, burri!
Dhe kjo quhet burrëri???
Kjo quhet vajzë, motër, nanë e grua?
Prandaj,këta emra më nuk i dua!
E kam vetëm një emër
FEMËR!
_
Dhe Përëndia ma dha këtë emër!
As ti me emrin babë
As ti pasardhësi tij,
As ti burri i botës.
Pushka top ju bëftë të gjithëve
Ju burrave që këtë emër
E trashëguat prej të ligjëve.
_
Burrëri thua ti!
Që ke mendjemadhësi,
ligësi e poshtërsi.
E burrëria e tillë
humbtë me gjithë kotillë.
_
Mos më quani vajzë e motër
as grua e as nanë,
se këto pranga po më vrasin
e frymën po ma zën
e nuk i durojë dotë!
_
Jam femër!
Më leni të jetoj e lirë
Veq me Zotin!
Nuk më duhen
ata që të vrasin!
Prandaj, mi hiqni prangat.
_
@Maki M Canolli
Tetor i zi 2026
New York
Pas vrasjes së një tjetër Femre në Kosovë🥲
Kushë e di e sata ..? 🥲

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu