Poezi elegjiake
_
MI HIQNI PRANGAT
_
Mos më quani Vajzë
Mos më quani as Motër
As emrin Nanë
Askushë mos ta zen në gojë
Grua?
Hiq e hiq!
Sepse, të gjitha këto emërime
I krijoi vet shoqëria
E ajo të vretë!
_
Po, po të vretë me paragjykimet e veta.
Të vretë me mijëra shprehje të shkreta.
Të vretë sepse heshtë!
E pastaj të vretë kur të përqeshë
E thotë ndoshta e lypi vet
Që ta vretë!!!
Sot, femrën po e vretë
baba, vëllau, djali, burri!
Dhe kjo quhet burrëri???
Kjo quhet vajzë, motër, nanë e grua?
Prandaj,këta emra më nuk i dua!
E kam vetëm një emër
FEMËR!
_
Dhe Përëndia ma dha këtë emër!
As ti me emrin babë
As ti pasardhësi tij,
As ti burri i botës.
Pushka top ju bëftë të gjithëve
Ju burrave që këtë emër
E trashëguat prej të ligjëve.
_
Burrëri thua ti!
Që ke mendjemadhësi,
ligësi e poshtërsi.
E burrëria e tillë
humbtë me gjithë kotillë.
_
Mos më quani vajzë e motër
as grua e as nanë,
se këto pranga po më vrasin
e frymën po ma zën
e nuk i durojë dotë!
_
Jam femër!
Më leni të jetoj e lirë
Veq me Zotin!
Nuk më duhen
ata që të vrasin!
Prandaj, mi hiqni prangat.
_
@Maki M Canolli
Tetor i zi 2026
New York
Pas vrasjes së një tjetër Femre në Kosovë
Kushë e di e sata ..? 


