Dom Niksoni me një kundërpërgjigje z. Olsi Jazexhiut

Shkrime relevante

“Kush e dërgoi presidenten Justina Shiroka Pula te familja Sheholli?”, pyet bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Hasan Zeneli

"Kush e dërgoi presidenten Justina Shiroka Pula te familja Sheholli?", bashkëluftëtari...

Sot në Zogaj të Vushtrrisë, tek vendi ku do të ndërtohet Kisha Shën Flori e Shën Lauri, pati pagëzime

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë SOT NË ZOGAJ TË SHALËS SË...

Shqiptaria mbi dallimet fetare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Toleranca ndërfetare – një vlerë e çmuar...

Gjeografia e tokave tona dhe synimet artistike…, rreth veprës “Eshtrat pezull” të poetit Mustafë Krasniqi

Brahim (Ibish) Avdyli (Recension i riredaktuar dhe i zgjeruar) (Lidhur me përmbledhjen "Eshtrat...

“Tarzani i xhunglës” së gazetarisë dhe diplomat që e vulosin budallallëkun

Lirim Gashi, Prishtinë  ____ Fidan Jupolli mburret me veturën e tij luksoze aq...

Shpërndaj

Olsi Jazexhiut nuk ka nevojë t’i përgjigjet askush, mjafton që t’i përkujtohet kjo foto për urrejtjen e tij ndaj kombit shqiptar. Olsin e bënë “faktor” studiot tona televizive, përkundër faktit se vazhdimisht është propagandues i antishqiptarizmit të hapur, krejt legal. Ai është krijesë e shtetit pa koncept të identitetit kombëtar shqiptar, asgjë tjetër…!
____
Një kundërpërgjigje z. Olsi Jazexhi,
“Profesor”, para se të më quash “laraman katoliko-islamik”, ndoshta do të ishte mirë të lexosh pak më me kujdes atë që po diskuton. Titujt akademikë nuk e bëjnë nji argument automatikisht të saktë.
Ti, si gjithmonë në gjithçka e në të gjitha shkrimet e debatet, përzien, e këtu përzien tri gjana krejt të ndryshme, fenë, demokracinë dhe mnyrën kushtetuese të zgjedhjes së presidentit.
Në Kosovë presidenti nuk zgjidhet me referendum popullor. Presidenti zgjidhet nga Kuvendi sipas procedurës kushtetuese. Prandaj të thuash se “po të votohej nga populli do të fitonte filani” është thjesht një hipotezë. Nuk mund të shpallësh nji rezultat zgjedhor që nuk ka ndodhur. Populli i Kosovës kurrën e kurrës, edhe referendum popullor, nuk do të kishte zgjedhur z. Krasniqi e të tjerë si ai. Nuk ka ra populli ende aq poshtë.
Edhe më problematik ashtë argumenti yt se, meqë katolikët janë pakicë, një katolik nuk duhet të jetë president. Kjo nuk ashtë demokraci përfaqsuese. Kjo ashtë pikrisht logjika e diskriminimit fetar: “je pakicë fetare, prandaj disa poste nuk janë për ty”. Sipas kësaj logjike, nji mysliman në një shtet me shumicë katolike nuk do të duhej të bëhej president, sepse ashtë pakicë. Por nëse këtë parim e quajmë të drejtë kur bahet fjalë për katolikët në Kosovë, atëherë duhet ta pranojmë edhe kur zbatohet ndaj myslimanëve në Austri. Dhe ktu argumenti yt fillon të shembet.
Madje krahasimi me Austrinë ashtë edhe ma i dobët. Kushtetuta austriake thotë shprehimisht se gëzimi i të drejtave civile dhe politike ashtë i pavarur nga përkatsia fetare. Pra nuk ekziston rregulli: “myslimanët janë 8.5%, prandaj nuk mund të kenë president mysliman”.
Po, Austria ka aktualisht një ndalim ligjor të hixhabit në shkollë për vajzat deri në moshën 14 vjeç, i cili ka hyrë në fuqi më 1 shtator 2026. Kjo mund të kritikohet politikisht dhe juridikisht. Por ta barazosh këtë me nji sistem ku myslimanëve u ndalohet të bëhen presidentë, deputetë apo mbajnë poste publike ashtë shtrembërim i çashtjes.
Dhe ka edhe një ironi të madhe në argumentin tënd, ti po kërkon që në Kosovë përkatsia fetare të përcaktojë se çfarë posti mund të mbajë nji qytetar. Pikrisht këtë parim duhet ta kundërshtojë nji njeri që pretendon se po mbron demokracinë.
Unë nuk kam problem nëse ti e kritikon presidenten. Kritikoje për veprimet e saj, për politikat, për qëndrimet, për mnyrën e zgjedhjes ose për çdo çashtje tjetër konkrete. Kjo ashtë demokraci.
Por kur argumenti bëhet “ajo është katolike dhe katolikët janë vetëm 1.7%, prandaj nuk duhet të jetë aty”, atëherë nuk po kritikon nji politikane për atë që bën. Po gjykon një qytetar për fenë që ka.
Sa për mue, nuk kam nevojë të jem “katoliko-islamik”, “laraman” apo çfarëdo etikete tjetër që shpik ti. Jam prift katolik dhe e di shumë mirë çfarë besoj. Por po aq mirë e di edhe këtë, në nji shtet qytetar, nji katolik nuk ashtë qytetar i klasit të dytë vetëm sepse ashtë katolik.
Nëse kërkon barazi për myslimanët, kërkoje edhe për katolikët. Nëse kërkon demokraci, zbatoje parimin e demokracisë edhe kur rezultati nuk të pëlqen.Nëse kërkon të drejta për shumicën, mos ua moho ato pakicës. Përndryshe nuk po mbron demokracinë. Po kërkon privilegj të shumicës mbi pakicën dhe po e quan atë “demokraci”. Kjo është çashtja që duhet ta sqarosh, “profesor”.
_____
Ja shkrimi i neosmanliut të madh, Olsi Jazexhi:

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu